Një përplasje verbale është shënuar gjatë mbledhjes së “Pranisë Besnike” të zhvilluar me banorët, ku ishte i pranishëm deputeti socialist Erion Braçe.
Aktivistja Arvina Lleshi ka ndërhyrë gjatë diskutimit, duke kritikuar qeverinë dhe deputetin. Ajo i kërkoi deputetit Braçe që të japin dorëheqjen, pasi qeveria e tyre është e korruptuar.
“Mos ua pafshim bojën kurrë në jetë”, iu drejtua aktivistja, deputetit Braçe.
Pjese nga debati:
Arvina Lleshi: Unë mendoj se qeverisë tuaj duhet ti vijë turp që merrni guximin dhe të dilni përballë qytetarëve.
Erion Braçe: Qeverisë tuaj dhe ty të vijë turp janë dy gjëra të ndryshme
Arvina Lleshi: Qeverisë tuaj pra se ti je pjesë e qeverisë
Ndërhyjnë qytetarët…
Arvina Lleshi: Është pjesë e PS deputeti, është deputeti i Edi Ramës, që bën opozitën e Edi Ramës. Edhe këtyre banorëve duhet tu vijë turp që vijnë dhe ju kërkojnë juve për tua zgjidhur hallet. Ju duhet të kishit krijuar politika dhe jo të vinin këta që nuk kanë ujë 24 orë.
Erion Braçe: Ti ta shprehësh mendimin tënd, por jo duke fyer njerëzit.
The post Aktivistja Arvina Lleshi “prish” mbledhjen e “Pranisë Besnike” me Erion Braçen: Qeveri e korruptuar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


