Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë-Krujë–Krujë, në afërsi të Kamberas, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një prej të rinjve, i identifikuar me inicialet L.Z., ka ndërruar jetë, ndërsa dy personat e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit edhe me automjete të Policisë, për shkak të gjendjes së tyre të rënduar.
Ndërkohë, njëri prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të ketë ardhur si pasojë e lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë së lartë.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz me targë AC 034 AU, një Audi me targë AB 861 EY dhe një Volksëagen Passat me targë AB 786 ZC.
The post Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, përplasen 3 makina/ Një i ri humb jetën, dy të tjerë në gjendje kritike appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


