Author: Hamdi Kumanova

Katër emigrantë nga Afganistani mbrëmë janë zbuluar në vendkalimin kufitar Tabanoc në vagonin e një treni transportues i cili ka qarkulluar drejt Hungarisë. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se mbrëmë rreth orës 00,05 në vendkalimin kufitar Tabanoc – të punësuarit në HM – Transport kanë denoncuar se në dalje prej R. Maqedonisë së Veriut në një tren transportues i cili ka qarkulluar në relacionin Republika e Greqisë – Republika e Hungarisë kanë vërejtur të trokitura në njërin prej kontejnerëve. Pasi janë hequr plombat në njërin prej vagonëve të ngarkuar me kontejnerë janë gjetur katër emigrantë nga Afganistani: A.B.K. (20),…

Lexo më Shumë

Po bëhen përpjekjet e fundit për të mbledhur të gjitha grupet parlamentare për të miratuar ligjin për prokurorinë publike, megjithëse pikëpamjet e qeverisë dhe opozitës janë diametralisht të kundërta dhe pothuajse të papajtueshme, njofton Portalb.mk. Përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare dje në Kuvend duhej të harmonizojnë pikëpamjet e tyre në përpjekjen e fundit për të siguruar shumicë prej dy të tretave për të miratuar ligjin për prokurori publike para shpërndarjes së ligjvënësve më 12 shkurt. Ish kryeministri Zoran Zaev dje bëri thirrje që “opozita të kapërcejë veten dhe duke pranuar ligjin të dëshmojë se është kundër krimit dhe për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, ka qëndruar për vizitë në Maqedoni të Veriut. Gjatë vizitës, Mishel është takuar me kreun shtetëror duke diskutuar për temat aktual dhe procesin e interegrimeve, shkruan GazetaExpress. Zëvendëskryeministri Osmani bashkë me Mishel-in kanë bërë mbikëqyrjen e projekteve te financuara nga BE. Bashkë me Osmanin dhe Mishelin ishte ministri Nuredini, Samuel Zhbogar dhe shumë figura tjera politike.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Ohrit ka filluar procedurat kundër shtatë personave për kryerjen e veprës penale falsifikimit dokumenteve. “Shtetasit e dyshuar turq, të cilët janë në lidhje familjare, dje në aeroportin e Ohrit gjatë paraqitjes dokumenteve për udhëtim për Ohër-Luton kanë përdorur pasaporta të falsifikuara izraelite. Të dyshuarit gjithashtu kishin edhe dy fëmijë të lindur më 2014 dhe 2006”, thonë nga Prokuroria. Gjashtë nga të dyshuarit hynë dje në Republikën e Maqedonisë me dy fëmijët nga Republika e Shqipërisë përmes vendkalimit kufitar Qafë Thanë. Njëri nga të dyshuarit hyri në vend më 19 janar përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë nga Republika…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllime për popullin turk pas tragjedisë së termetit që ndodhi sonte në qytetin e Elazig, transmeton gazeta KOHA. “Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjet dhe të afërmit e të vrarëve në tërmetin në Turqi. Solidariteti me Turqinë dhe popullin turk”, është shprehur mes tjerave Pendarovski.

Lexo më Shumë

Një djalë dhjetë vjeçar u plagos rëndë mbrëmë në një aksident trafiku që ndodhi në bulevardin “Mito Hadzi Vasilev-Jasmin” në Shkup. Ministria e Brendshme njoftoi se dje në orën 21:15 është raportuar se në bulevardin “Mito Hadzi Vasilev-Jasmin” një automjet me motor pasagjeri Mazda me targa të Shkupit, i drejtuar nga DD (32) nga Shkupi, ka goditur një këmbësor fëmijësh të moshës 10 vjeç. . Fëmija pësoi lëndime të rënda në aksident, pas së cilës ai u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Shën Naum Ohrit për kujdes mjekësor.

Lexo më Shumë

Përqindja më e lartë e prodhimit të brendshëm bruto vjen nga sektori i informatikës dhe pikërisht ky burim është fakt që na jep arsye të forta të investojmë në dixhitalizim”, theksoi Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në një panel diskutimi mbi dixhitalizimin. Mançevski, siç thuhet në deklaratën e LSDM-së, theksoi përfitimet e dixhitalizimit dhe tha se përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët, sjell institucione dhe shërbime për qytetarët dhe kontribuon në luftën kundër korrupsionit. Ai vlerësoi se dixhitalizimi do t’u mundësonte qytetarëve që të kishin të gjithë dokumentet e tyre personale në telefonat e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Oliver Spasovski shprehu ngushëllime për të pësuarit në tërmetin katastrofik, i cili mbrëmë e goditi Turqinë Lindore. “Shprehim mbështetje të fuqishme dhe solidaritet me Turqinë dhe popullin turk. Ngushëllime për familjet të cilët i humbën të afërmit në tërmetin e tmerrshëm. Mendimet tona sonte janë me qytetarët turq. Jemi të gatshëm të ndihmojmë”, shkroi në Fejsbuk, kryeministri Spasovski. Ngushëllime shprehu edhe kryeministri i deritanishëm dhe lider aktual i LSDM-së, Zoran Zaev. “Erdhën lajme shqetësuese nga Turqia Lindore si pasojë e tërmetit të fuqishëm i cili ndodhi sonte. U shprehim ngushëllim familjeve të viktimave dhe dëshirojmë që të ketë dëm…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së njoftoi sot se përfaqësuesit e partisë së tij do ta vazhdojnë të marrin pjesë në grupet e punës për ligjin e Prokurorisë publike, edhe pse e lëshuan takimin një ditë më parë. Ai tha se partia e tij është e interesuar për të gjetur nje zgjidhje dhe nëse ka vullnet edhe nga LSDM-ja kjo mund të arrihet. Mickoski shtoi se do të marrin pjesë në diskutimin publik për ligjin që pritet të mbahet javën e ardhshme dhe do t’i parashtrojnë vërejtjet e tyre rreth propozim ligjit. Ai duke komentuar deklaratën e Joveskit që ligji është i mirë,…

Lexo më Shumë

“Nga 22 Janari, ordinanca gjinekologjike në Shutkë ka mbyllur dyert e saj, duke pushuar kështu së dhëni shërbime gjinekologjike grave të kësaj Komune”. Të paktën 22 Janari, është data e shkruar në njoftimin zyrtar, i cili është i ngjitur në hyrjen e ordinancës, megjithëse banorët e Shutkës thonë se ordinanca është e mbyllur më shumë se një jave. “Nuk punojnë që moti. Ka një javë – dy që nuk punojnë. Nuk punon as shërbimi kujdestar, e transferuan në “8 shtatori”. A ju informoi dikush se do tërhiqet ordinanca? Jo, jo askush, kur shkuam atje, ishte mbyllur. Ku të shkojmë ne?…

Lexo më Shumë

Për pagën e dhjetorit kemi rritje tek më shumë se 106 mijë punonjës në shtetin tonë, me çka është realizuar targeti mes 20 dhe 25 për qind nga të punësuarit në sektorin real të marrin rritje të pagave nga 600 deri në 6.000 denarë në bazë të masës për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska, e cila së bashku me drejtoreshën e DAP-it Sanja Lukarevska sot i vizitoi hapësirat e kompanisë “Dauti komerc” në Saraj, e cila është shfrytëzuese e masës për subvencionimin e rritjes së pagave. “E realizuam targetin…

Lexo më Shumë

Ulet numri i shtetasve të RMV-së të cilët janë kthyer nga vendet e Bashkimit Evropian sipas marrëveshjes për riatdhesim. Sipas të dhënave të MPB-së në vitin 2019 në vend ishin kthyer 1.300 persona, përderisa në vitin 2016 – 3.500, ndërsa në vitin 2015 – 9.000. Shumica e këtyre personave janë romë. Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtje të Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit sot mbajti debat publik për problemet e të kthyerve nga vendet e BE-së sipas marrëveshjeve për riatdhesim. “Sollëm përfundime konkrete për përforcimin e politikave të shtetit të cilat kanë të bëjnë me qytetarët të cilët dhunshëm…

Lexo më Shumë