Përmes një grupi në “Telegram” nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë shpërndajnë fotografi eksplicite të vajzave të mitura të shkollave të mesme, informon “Radio MOF”. Nga “A1 on” kanë kontaktuar një profesoreshë nga një shkollë e mesme e cila theksoi se bëhet fjalë për fotografi të vajzave të mitura prej 12 dhe 13 vjeç. Një pjesë e fotografive janë nga profilet e tyre, por disa janë marrë nga komunikimi privat me shokët ose partnerët e tyre. Profesoresha shton se një pjesë e profileve janë të rrejshme dhe nuk dihet mosha e anëtarëve të grupit. Ndërsa nga Byroja për Siguri…
Author: Hamdi Kumanova
Sot rreth orës 8 të mëngjesit në Kërçovë është gjendur i vdekur një person i moshës 49 vjeçe. Personi në fjalë siç mëson Alsat ishte nëpunës policorë në Stacionin Policorë Osllomej. Bëhet fjalë për S.A. i lindur në vitin 1970. Viktima është me plagë në gjoks që supozohet se është shkaktuar derisa ka pastruar pushkën e gjahut. Ekipet policore janë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.
Një adoleshent 15-vjeçar nga Tetova është therë me thikë nga një adoleshent tjetër 16-vjeçar nga Reçica e Vogël mbrëmë pas një zënke paraprake, e pastaj edhe fizike. Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se mbrëmë në orën 19:05 minuta ishte denoncuar se në Tetovë në rrugën “Ilindenska” në një klub një adoleshent 16-vjeçar nga lagjja Reçicë e Vogël, Tetovë pas një zënke parapake, e pastaj edhe fizike me thikë i ka shkaktuar plagë një adoleshenti 15-vjeçar nga Tetova. Adoleshenti i lënduar ishte dërguar në Qendrën Mjekësore në Tetovë për dhënien e ndihmës mjekësore. Adoleshenti i dyshuar ishte arrestuar…
“Made in Europe”- Sigla e veshjeve lë të kuptohet prodhimin në kushte korrekte pune. Por kjo shpesh është vetëm fasadë: Në Maqedoninë e Veriut rrobaqepëset punojnë për një pagë të mjerueshme. “Made in Europe” – kjo tingëllon për blerësit e veshjeve të tekstilit si një sigël për kushte korrekte pune në prodhimin e tyre. Por në të vërtetë rrobaqepëset rropaten për një pagë qesharake. Matur në raportin e kostove të jetesës, kjo pagë është nën nivelin e pagave në Azinë Juglindore, shkruan DW. Në Makedonka, ku dikur ka qenë qendra e industrisë jugosllave të tekstileve, punonin rreth 9000 vetë dikur…
Hamdi Nuhiju Para disa ditësh u promovua publikisht faza e parë e ndërtimit të autostradës të shumëfolur në Bllacë që lidh Republikën e Maqedonisë Veriore me Republikën e Kosovës. Kjo autostradë dhe autostrada Kërcovë-Ohër tregon fytyrën e vërtet të qeverive në Maqedoninë e Veriut në raport me shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Në mënyrë të shpejtë është ndërtuar autostrada që lidh Maqedoninë e Veriut me Serbinë, si dhe janë ndërtuar dhe modernizuar edhe rrugët që këtë shtet e lidhin me Bullgarinë dhe Greqinë fqinje. Por, kur jemi te Kosova dhe Shqipëria, qeveria e Maqedonisë gjithnjë ka qenë shurdhmemece dhe ka…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës. Si pasojë, lëndime nga ky aksident kanë pësuar pesë persona, shkruan lajmi.net. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes janë kërkuar dy autoambulanca. “Në ora 16:30, në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Njësia policiore ka shkuar në vend ngjarje dhe nga aty ka kërkuar dy autoambulanca. Të përfshira janë dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Krasniqi për…
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë deklaruar qëndrime të afruara sa i përket koalicionit qeverisës tash e disa kohë. Mbrëmë, Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takuar në rançin e këtij të fundit në fshatin Prapashticë për të diskutuar rreth koalicionit të mundshëm, shkruan lajmi.net. Mirëpo, të dy subjektet politike kanë heshtur përkrah raportimeve rreth takimit të tyre të mbrëmshëm. Sipas burimeve të lajmi.net takimi i dy liderëve ka zgjatur deri pas mesnatës por nuk është bërë e ditur nëse ky takim ka përafruar qëndrimet e subjekteve politike. Në anën tjetër, i mandatuari për formimin e qeverisë…
VMRO-DPMNE-ja ka qëllim serioz që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike nëse Qeveria, gjegjësisht propozuesi ka qëllim serioz që t’i pranojë vërejtjet e opozitës dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në grupet e punës dhe në debatin publik, porositi lideri i partisë Hristian Mickoski në përgjigjen e pyetjes pas takimit të sotëm me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell në Shkup. “Ne në të kaluarën shpesh herë kishim vërejtje për propozimet e Qeverisë, ato në fillim refuzoheshin dhe ishin vijë e kuqe për negociatat, por pastaj ishin pranuar si fakt se kishim të drejtë. Ky ishte edhe rasti i…
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka lënë të kuptohet se koalicioni me VV-në është afër të ndodhë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në momentin kur zyrtarë të partive të ish PAN-it bëjnë deklarata me nevozëë, atëherë sipas tij është puna mirë, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se ndryshimi sipas tij po iu dhemb këtyre partive, mirëpo nuk e ka folur asnjë fjalë për takimin e fshehtë mbrëmë në rançin e Isa Mustafës në Prapashticë. “Si të shihni që politikanët e PAN-it e PSD-së , dhe të ” pavarurit ” e varur nga ata, të shkruajnë zi…
Njohësi i çështjeve juridike dhe një prej hartueseve të Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka thotë se vetëm Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën për formimin e qeverisë së re. Smaka thekson se ajo i ka në dispozicion dy afate, 15 dhe 10 ditë, dhe nëse dështon në këto dy afate, atëherë duhet të shpallen zgjedhjet e reja ose të formohet një qeveri të teknike. Sipas Smakës, kjo e fundit do të ishte më e dobishme për Kosovën në këto rrethana në të cilat ndodhet vendi. Afati kushtetues për formimin e Qeverisë së Kosovës po rrjedh, ndërkohë që kanë mbetur edhe…
Të martën, Kreyprokurori Ljubomir Jovevski do të jetë pjesë e debatit publik, për propozim ligjin për Prokurorinë. Qeveria pranoi propozimin e VMRO – DPMNE-së, që të dëgjojnë personalisht nga Joveski mendim për zgjidhjen ligjore. Në debat do të prezantohen pikëpamjet e ekspertëve për ligjin, për të cilin qeveria dhe opozita nuk mund të pajtohen assesi. Dje takimi i partive parlamentare dështoi. VMRO – DPMNE u largua nga mbledhja, sepse Joveski nuk ishte në mbledhje. Sot, lideri i opozitës Hristian Mickoski pretendon se partia e tij do të jetë pjesë e takimeve. Sidoqoftë, si problem kryesor ai përmendi mënyrën e transferimit…
Komisioni shtetëror për ndalim të Korrupsionit, sa i përket shkeljeve të parashtruara, më shumë vendime ka sjellur për procedurat për punësim dhe kontroll të interesit. Sipas raportit të realizuar nga “Societas Civilis” kushtuar punës 6 mujore të Komisionit për Antikorrupsion, vendimet e ndërlidhura me punësimin më së shumti janë në fushën e gjyqësisë, gjegjësisht 56%. “Societas Civilis” “Për periudhën e analizuar, Komisoni shtetëror për Ndalim të Korrupsionit më shumë vendime pra 42%, që i ka sjelllur kanë të bëjnë me procedura të ndërlidhura me punësimin ose marrëdhënie të punës. Ndërsa 27 % e vendimeve të sjellura kanë të bëjnë me…

