Author: Hamdi Kumanova

Reshje të borës këtë mëngjes ka në Strazhë, Mavrovë dhe Kodrën e Diellit, njofton ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”. Në rrugët e tjera në të gjithë vendin, komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa. Nga NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut” apelojunë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatshmëri të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

Lexo më Shumë

Deputetët  Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj janë duke qëndruar në Zvicër, ku në vazhdën e takimeve me bashkatdhetarët atje, sot u pritën në një takim nga strukturat e AAK-së në Zvicër. Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj u shpreh se ishte tepër i nderuar me angazhimin maksimal të të gjtha strukturave shqiptare të AAK-së në Zvicër. ”Në luftën për çlirim, pjesëmarrja e njerëzve nga këtu i dhanë frymë lirisë së Kosovës dhe pothuajse i madh e i vogël u angazhuan me të gjitha kapacitetet për të ardhur tek liria”.…

Lexo më Shumë

I dërguari Special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka treguar prioritetin kryesor të presidentit të Amerikës. I dërguari Special i presidentit amerikan, Donalld Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas vizitës që kishte në Prishtinë dhe Beograd, ka thënë se prioriteti kryesor i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është rikthimi i linjës hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, Grenell ka thënë se presidenti amerikan, Trump, është i përkushtuar që të rikthej linjën hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se sipas tij, rikthimi i kësaj linje…

Lexo më Shumë

Ramush Haradinaj edhe këtë vikend e ka kaluar në bjeshkët e Kosovës. Këtë javë Haradinaj është shoqëruar me deputetin Bekë Berisha dhe një numër tjerë miqsh ku kanë ecur nga Istogu deri në Mokna. “I shoqëruar nga miq të shumtë, këtë të diel, ecje 4-orëshe prej Istogut deri në Mokna, një ndër bjeshkët e bukura të Kosovës. Faleminderit për mikpritjen deputetit Bekë Berisha”., ka shkruar Haradinaj në Facebook. Pas kësaj ecje, Haradinaj me shokë i kanë rënë mishit e birrave.

Lexo më Shumë

Sot është bërë e ditur se pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë aktori dhe producenti i njohur kosovar. Selatin Ademi ishte i njohur për rolet e tij në filmat si ”Cheaters” dhe ”Dhurata e Zotit”. Lajmin për vdekjen e aktorit e ka bërë të ditur vëllai i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka informuar miqtë dhe familjarët e të ndjerit. ”Njoftoj shokët dhe dashamirët se pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë vëllau ynë”, thuhet ne statusin e vëllait të të ndjerit.

Lexo më Shumë

Kryeministri Oliver Spasovski sot i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së në opozitë të dëshmojë minimum korrektësi politike ndaj qytetarëve dhe të votojë për Ligjin për mbrojtje para shpërndarjes së Parlamentit më 12 shkurt. “Ligji për mbrojtjen i cili është në procedurë kuvendore, tregon se interesat e partiake janë në plan të parë para së gjithash nga VMRO-DPMNE. Deri më tani nuk e kam dëgjuar asnjë argument se pse ligji i Mbrojtjes nuk duhet të sillet. Nuk ka kurrfarë amendamentesh përveç emri i Armatës. Pres maturia të mbizotërojë. Interesimi i qytetarëve shihet pikërisht në momente të tilla kur realizohet ëndrra shekullore e këtij…

Lexo më Shumë

Nga 1 shkurti, Enti Shtetëror i Revizionit do të kontrollojë se si janë paguar kompensimet e larta në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) tashmë të shuar. Sipas informacioneve nga Enti, nuk do të kryhet kontroll i plotë financiar, por vetëm baza e vendimit që prokurorët dhe punonjësit e tjerë, përveç pagave, të marrin shtesa prej mijëra eurosh. Revizioni në PSP është planifikuar në planin zyrtar të revizorëve për këtë vit. Por, përveç revizorëve, procedurë parahetimore për parregullsitë e mundshme gjatë dhënies së shtesave ka ngritur edhe Prokuroria. Për shkak të fshehtësisë së procedurave, nuk u zbuluan detaje nëse ish shefja e…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini u bëri thirrje autoriteteve kompetente që të hetojnë nëse në vend janë importuar dhe janë djegur mbetje helmuese. Ai kujtoi se asnjë deponi në Maqedoni nuk e ka një licencë të tillë. Rasti u alarmua pasi në Bullgari u hap hetim për një kompani për menaxhim me mbeturinat për djegien e mbetjeve helmuese, bashkëpuntor i të cilës është edhe drejtori tashmë i shkarkuar i Drisllas, Goran Angellov. Asnjë deponi nuk ka një licencë që të importojë mbetje. Nuk është miratuar asnjë licencë nga Ministria e Mjedisit për të importuar mbetje. Nëse kjo ndodh si akt…

Lexo më Shumë

Kinematografët e “Tokës së mjaltit”, Samir Luma dhe Fejmi Daut, janë fitues të çmimit për kinematografi më të madhe për Film dokumentar të ndarjes së 34-të të çmimeve ASC (The Amerikan Society Cinematographers), njofton Portalb.mk. “ASC Awart” llogaritët si çmim më prestigjioz botëror në fushën e kinematografisë, pasi që e ndanë Asociacioni i kinematografëve të Amerikës (ASC). Çmimin për kinematografët ua ka dhënë regjisori Tod Filips, i cili në paralajmërimin e ti tha se kjo është “kohë e artë për filmin dokumentar”. “Toka e mjaltit” është në garë për “Oskar” në dy kategori – për film më të mirë dokumentar…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian do të monitorojë të paktën 50 procese gjyqësore për korrupsion ose krim të organizuar në mënyrë të drejtpërdrejt. Përgjegjës për monitorimin do të jenë përfaqësues të OSBE-së të cilët do t’ia paraqesin raportet Komisionit. Se cili gjykim do të jenë nën vëzhgim do të varet se kush akuzohet, nëse ai është person publik, nëse ka pushtet, peshën e krimit, dëmin ekonomik dhe ndikim në veprën penale tek qytetarët. Do të monitorohen edhe veprat penale për keqpërdorim të detyrës, ndërmjetësim gjatë prokurimeve, mashtrim dhe pastrim parash. Gjithashtu do të monitorohen edhe rastet e korrupsionit në shëndetësi dhe arsim, si…

Lexo më Shumë

Strugë, 26 “Faleminderime të veçanta organizatave amerikane  NDI dhe IRI që na kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës dhe janë piesë përbërëse e ndërtimit të strukturave tona partiake, programit tonë, qeverisjes së mirë dhe strategjisë zgjedhore. Vajzat dhe djemtë që janë rreshtuar pas vizionit tonë dhe kanë ndërtuar politikat tona të sukseshme dhe të përqafuara fuqishëm nga qytetarët, sollën fitoret e vazhdueshme që nga viti 2002 dhe do ta korrin edhe fitoren e rradhës me 12 prill. Ky është shtabi zgjedhor i degës tonë në Çair, më i fortë, i konsoliduar, inovativ, i përgaditur, me prurje të reja dhe fitimtar. Kështu…

Lexo më Shumë

Numri i lartë i konkurseve për punësim në muajt e fundit, për kryeministrin Oliver Spasovski, nuk ka të bëjë me zgjedhjet e 12 prillit. Kryeministri deklaroi se gjatë periudhës së fundit nuk është rritur numri i punësimeve por shpallen konkurse në bazë të nevojave të institucioneve. Ju e dini që deri në shpërndarjen e Kuvendit, deri në shpalljen e zgjedhjeve, punësime në institucione mund të bëhen dhe nuk ka asgjë kontestuese këtu. Nuk ka rritje të numrit të konkurseve dhe personave që punësohen në këtë moment. Nga momenti kur ligji nuk do të lejojë punësime të reja, sigurisht se çdo…

Lexo më Shumë