Ministria e Punëve të Jashtme informon se deri në këtë moment, deri te përfaqësitë diplomatike-konsullore në Republikën Popullore të Kinës, nuk është paraqitur asnjë rast i Maqedonisë së Veriut i prekur nga virusi Korona, njofton Portalb.mk. “Gjithashtu nuk ka të paraqitur shtetas tanë të cilët gjenden në zonën më të gjerë me masa restriktive për lëvizje, të cilëve u duhet ndihmë. Ministria e Punëve të Jashtme informon se në RP Kinës legalisht qëndrojnë rreth 100 shtetas të RMV-së. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta”, thonë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për detaje më…
Author: Hamdi Kumanova
Prej këtij viti, me platformën e re elektronike gjatë regjistrimit të ndërmarrjes në Regjistrin Qendror, do të mundet të kryhet edhe regjistrim vullnetar për obligues të TVSH-së. Këtë e paralajmëroi ministrja e Financave, Nina Angellovska në ngjarjen për shënimin e 18-vjetorit të Regjistrit Qendror dhe theksoi se do të jetë lehtësim i madh për ndërmarrjet, pasi që nëpërmjet e-platformës do të munden t’i mbarojnë të gjitha formalitetet për fillimin e biznesit, njofton Portalb.mk. “nëpërmjet platformës elektronike të Regjistrit Qendror do të mundet që të regjistrohet ndërmarrje, të regjistrohet punësimi i të punësuarve të parë në Agjencinë për Punësim dhe të…
Gjykatësja në rastin “Zhvatja” ka urdhëruar të largohet ish-shefja e PSP-së Katica Janeva, nga salla e gjyqit, për shkak të komenteve të bëra në drejtim të prokurores Lile Stefanova, e cila sot ka dëshmuar në gjykatë. Ish prokurorja speciale Katica Janeva i është drejtuar me fjalë të pahijshme prokurores Lile Stefanova, duke quajtur:“Lavire, e poshtër. Macen ia kam shëtitur, për atë nuk bëj”, i ka thënë Janeva, Stefanovës. Katica Janeva nën shoqërim të policisë është dërguar në hapësira tjera të gjykatës. Ndryshe, gjatë dëshmisë së saj, Stefanova tha se ka pasur presione nga Janeva për ta liruar nga akuzat Orce…
Çka duhet të ndodh më tepër që kjo prokurori të fillojë të shikojë dëshmi për krimin tek pushteti? Deklarata e para disa ditëve të prokurores Villma Ruskoska është shkak më tepër pse na duhet ligj për prokurori të pavarur dhe dëshmi plus politizimin e plotë të prokurorisë aktuale. Ajo sqaron edhe pse Zaevi lufton për ligjin, i cili do ta amnistojë krimin. Kështu tha kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim, i cili shtoi se Prokuroria edhe një herë e merr rolin e mbrojtësit të krimit në pushtet. “Ruskoska u shndërrua në mbrojtëse e skandaleve të Zaevit.…
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se do të detyrohet fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Samitin e Këshillit Evropian në mars. “Para se gjithash duam të arrijmë marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian në mars për fillim të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi Merkel në takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili sot qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani. “Dy palët kanë arritur shumë. Tani ne do të punojmë që t’i realizojmë rezultatet e dëshiruara në mars”, shtoi kancelarja. Samiti i KE do të mbahet…
Zëvendëskryeministri Osmani, sot kishte fjalën e tij para Komisionit për Çështje Evropiane me rastin e marrjes së Kryesimit me Këshillin e BE-së nga ana e Republikës së Kroacisë, njofton Gazeta Express. “Urime për Republikën e Kroacisë, gjithashtu edhe Ambasadores SH.S. Tiganj, për kryesimin e parë historik me Këshillin e Unionit Evropian, për fillimin e shkëlqyer tëkryesimit, për programin ambicioz, si dhe për prioritetet e caktuara precize dhe korrekte për këto gjashtë muaj”- theksoi Osmani duke potencuar se viti 2020 nuk është vetëm vit i Republikës së Kroacisë, po ashtu është edhe vit i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vit…
Koalicioni trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës përfundimisht nuk do të bëhet realitet konfirmon për TV21 Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari. “Përfundimisht koalicioni trepalësh nuk mund të arrihet. Sot ose nesër do të takojmë të dyja palët, e më pas do të mblidhet Kryesia Qendrore e ASH-së për të vendosur se me cilën parti do të bëjë koalicion parazgjedhor” tha Taravari, përcjell KOHA. Taravari nuk pranoi të komentojë se cila nga dy partitë, Alternativa ose Besa, ka shanse më të mëdha për të koalicionuar me ASH-në. Arsyeja pse ky koalicion nuk po arrihet është se…
Ministria e Brendshme ka kërkuar nga shërbimet e aplikacionit mobil “Telegram” që ta fshij grupin “Dhoma Publike”, në të cilën janë shpërndarë fotografi eksplicite dhe video të vajzave nga vendi, mes të cilave gjenden edhe foto të vajzave të mitura. Policia ka vënë kontakt me shërbimet e aplikacionit dhe ka kërkuar mbylljen e grupit, e cila menjëherë pas hetimit policorë u riemërua në “Grup vetëm për të rritur”, ndërsa numri i anëtarëve u ulë në mënyrë drastike. Njëkohësisht MPB-ja ka kërkuar informata të cilat do të ishin në dobi të hetimit. Nga MPB-ja nuk shpalosin detaje të reja, por thonë…
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka alarmuar gjendjen e mjerueshme në arsim, me librat e nxnënësve. Ai ka nxjerrë një fotografi me librat e muzikës, që janë në gjendje të mjerueshme. Taravari ka nënvizuar se ku është ministria e Arsimit, çfarë bën. “Librat e muzikës për nxënësit e shkollës fillore. Mjerim nga ministria e Arsimit, vjen 12Prilli”, ka shkruar Taravari. Sipas tij, tani filloi gysmëvjetori i dytë dhe në shumë shkolla mungojnë librat.
Prokurorja Lile Stefanova si dëshmitare për rastin “Zhvatja” deklaroi se pas dorëheqjes së Katica Janeves, nuk është takuar më me të, por zbuloi se njëherë Janeva i ka telefonuar duke i thënë të mos flasë asgjë për gazetarët dhe të mos komentoj asgjë për publikimet e “La Veritas”. “Me të akuzuarën e parë, nuk jam e fjalosur, por nuk i kemi raportet e mira. Prej dorëheqjes së saj nga pozita e kryeprokurores speciale, fizikisht nuk jemi takuar më. Vetëm më ka telefonuar njëherë duke më thënë të mos flas për gazetarët, mos komentoni për publikimet e ‘La Verita-as’ dhe më…
“Medo” është emri i koduar i administratorit të grupit në aplikacionin telekomunikues Telegram, i cili, këtë fundjavë, e shokoi opinioni publik në RMV, pasi u zbulua se kishte video pornografike dhe foto të vajzave nga Maqedoniae Veriut, disa prej tyre edhe në moshë të mitur. Grupi “Dhoma Publike” (Javna soba), i cili numëronte më shumë se 7.400 anëtarë, filloi të tkurret këto ditë pasi MPB konfirmoi se do të hapte një hetim, i cili më pas u riemërua si grup “Vetëm për të rritur” dhe më pas pat tentativa për t’u fshirë. Ky grup edhe më tej vazhdon që të…
Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka dorëzuar akuzë për një person i cili akuzohet se ka kryer 6 vjedhje, njofton Portalb.mk. “I akuzuari në periudhën prej 1 dhjetor të vitit 2019-të deri më 6 janar të vitit 2020 me paramendim ka kryer 5 veprime të lidhura kohore që paraqesin realizim të një veprës penale disa herë, ndërkaq më pas duke i shfrytëzuar rastet dhe rrethanat e njëjtë. I akuzuari, 20-vjeçar, ka vjedhur në 4 shtëpi dhe një market në Shuto Orizare dhe ka marrë mjete të huaja, telefona celularë, televizorë, dy tepih persianë, kuti me cigare dhe pajisje të ndryshme. Vlera e…

