Author: Hamdi Kumanova

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti jane duke e zhvilluar një takim në Kuvendin e Kosovës. Para hyrjes në Kuvend, Mustafa ka thënë se është nisur në takim dhe shpreson që sot të arrihet marrëveshja për koalicion, raporton lajmi.net. “Jemi të vullnetshëm ta arrijmë marrëveshjen”, ka thënë shkurt Mustafa, i cili ishte në shoqërinë e nënkryetarit Lutfi Haziri. Ndërsa, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë deklaruar për media. /Lajmi.net/

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sybil Zuter Tehada, nesër do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për projektin Arsimi për punësim në Maqedoninë e Veriut së bashku me Kurt Vitrih, udhëheqës i projektit, njofton GazetaExpress. Projekti synon të përfshijë sa më shumë qytetarë, veçanërisht të rinjtë, në punësim adekuat falë përmirësimit të arsimit dhe aftësimit profesional. Projekti punon për krijimin e partneriteteve mes shkollave të mesme profesionale dhe kompanive, përmirësimin e trajnimit profesional dhe rritjen e interesit për arsimin dhe aftësimin profesional.

Lexo më Shumë

Ministria e Ekologjisë që në muajin tetor të vitit të kaluar për herë të parë promovoi projektin për subvencionimin e ndërrimit të pajisjeve për ngrohje, nga koftorët me dru në klimatizator inverter. Kësisoj, dhjetë mijë familje nga Shkupi, Kërçova, Manastiri dhe Tetova do të marrin nga 1mijë euro për klima inverter, ndërsa përparësi do të kenë familjet që kanë të ardhura mujore deri në 500 euro. Kështu thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke sqaruar se me këtë masë kundër ndotjes së ajrit do të përfshihen 5 mijë e 200 amvisëri nga Shkupi, 2 mijë e 500 nga Manastiri,…

Lexo më Shumë

Këshilli gjyqësor në seancë të mbyllur e ka shkarkuar gjykatësin suprem Risto Katavenovski, thonë për Alsat M burime nga gjykata. Katavenovski është shkarkuar dhe nuk guxon t’i afrohet godinës së Gjykatës Supreme pasi e kishte liruar nga paraburgimi biznesmenin Sead Koçan. Nga Këshilli gjyqësor konfirmojnë se kanë shkarkuar një gjykatës pa treguar se për cilin bëhet fjalë. Pas një kërkese është marrë vendim për shkarkimin e një gjykatësi për shkak të kryerjes së detyrës në mënyrë joprofesionale dhe përkohësisht është larguar nga kryerja e detyrës së gjykatësit”-thonë nga Këshilli Gjyqësor. Me shkarkimin e Katavenovskit pezull mbeten aktgjykimet për rastin “Tanku”…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme shkarkoi një gjykatës për shkak kryerjes joprofesionale dhe të pa ndërgjegjshme të funksionit gjyqësor, ndërkaq për tre gjykatës është ndërprerë procedura, kurse për një gjykatës vendimtare është të plotësohet raporti me të dhëna që janë të nevojshme që të mund Këshilli të vendos. Kryetari i Këshilli Gjyqësor, Kiro Zdravev deklaroi se nuk mund të thotë se cili gjykatës është shkarkuar, sepse opinioni është përjashtuar nga kjo pikë. Televizioni Telma publikoi se është shkarkuar gjykatësi i Gjykatës Supreme Risto Katavenovski për të cilin është zhvilluar procedurë për punë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme, si dhe për…

Lexo më Shumë

Gripi sezonal po përhapet me shpejtësi të madhe, duke rritur kështu nga java në javë numrin e të prekurve. Pos shërbimeve emergjente dhe ambulancave ku qytetarët kërkojnë ndihmën e parë, i lartë është edhe numri i pacientëve të hospitalizuar në Spitalin e Kozles, në Klinikën Infektive dhe në atë të Pulmologjisë ku komplikime pos gripit ka shkaktuar edhe ajri i ndotur. Qytetarët ankohen për pasoja të rënda në organet e frymëmarrjes. “Po ngulfatem, nuk kemi ajër të mirë, për ndryshe është shumë rëndë. Jam në hospitalizim në Pulmologji lartë, ka 8 ditë që po qëndroj në Spital e shtrirë”. “Kujt…

Lexo më Shumë

Shkupi, sërish është kryeqyteti i parë në Botë. Gjejeni për çfarë? Sigurisht, për ndotje të ajrit. Situatë e ngjashme edhe në shumë qytete të tjera të vendit. Qeveria sot aktivizoi rekomandimet për mbrojtje, meqë prania e grimcave PM 10 tejkaluan vlerat maksimale për dy ditë rresht. Ambientalistët ndotjen e ajrit kanë filluar ta shohin si kërcënim i vrasjes masive. Nga “Shoqata për ajër të pastër” thonë se Prokuroria Publike qoftë prej denoncimeve apo me vetë iniciativë duhet të ngrit çështjen për hetimin, siç thonë, të këtij krimi. Sipas Marjan Nenovit, i gjithë pellgu i Shkupit është shndërruar në një “Dhomë…

Lexo më Shumë

Duke u nisur nga parimi se bashkimi bën fuqi, Aleanca për Shqiptarët (ASH) deri në moment të fundit po bën përpjekje që të jetësojë koalicionin premtues për fitore. Padyshim se do të ketë koalicion i cili do të sjellë ndryshimin e dëshiruar. Për këtë arsye, Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive takimet me të vetmin qëllim, fuqizimin e votës shqiptare. Ne besojmë shumë se qëllimi kryesor i opozitës shqiptare është ky, prandaj edhe besojmë se kur qëllimet janë të njëjta problemet tejkalohen më lehtë. Si subjekt politik edhe njëherë theksojmë se prioritet janë qytetarët dhe…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar bën thirrje që Kuvendi të miratojë ligjin e prokurorisë publike, para shpërbërjes së Kuvendit. Ai numëroi këtë ligj, kodin zgjedhorë dhe sjelljen e rregullores së re të Kuvend si tre gjërat e rëndësishme që siç theksoi ai, duhet të lëvizin, gjegjësisht të përfundojnë gjatë kësaj përbërjeje parlamentare. Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së në Shkup “Shpresojmë se Kuvendi do të mund t’i miratojë ligjet në javët vijuese, para se të shpërbëhet Kuvendi, në fillim të muajit shkurt. Do të përmend 3 nga ato çështje të cilat do të jenë mirë të lëvizin, njëri është…

Lexo më Shumë

Katica Janeva asnjëherë nuk është përzier në punën time, deri në dhjetor të vitit 2018 kur kërkoi të jepet mendim pozitiv për përcaktimin e masave më të buta për të dyshuarit në lëndën “Perandoria”, theksoi prokurorja Lile Stefanova në rolin e dëshmitarit në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Zhvatja”. Në pyetjen e mbrojtjes së të akuzuarës Katica Janeva, prokurorja Stefanova tha Janeva, shumë pak ka ditur për lëndën “Perandoria”. Ajo iu përgjigj pyetjeve lidhur me atë se kush e ka ditur se dp të bëhet bastisje tek Jordan Kamçev. “Informacioni se do të bëhet bastisje tek Jordan Kamçev, nuk…

Lexo më Shumë

Në dy stacione matëse në Shkup, Karposh dhe Lisiçe dhe në Tetovë në dy ditët e fundit koncentrimet mesatare ditore të grimcave PM 10 ka paraqitje të tejkalimit të pragut të alarmimit për koncentrimet, gjegjësisht janë përmbushur kushtet për aktivizimin e masave për mbrojtje nga ndotja e ajrit. Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon Qeverinë sipas rregullit për ndryshime dhe plotësime të Rregullit për vlera kufizuese për nivele dhe lloje të substancave ndotëse në ajrin ambientues dhe pragje të alarmimit, afate për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerë kufitare, caqe të vlerave dhe caqe…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizhrahi sot mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit 27 Janar, me mesazhin: Të mos përsëritet!. “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit 27 Janar, ditë të cilën Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005 vendosi t’u përkushtohet viktimave, gjegjësisht t’u bëhet homazh viktimave të holokaustit, ditë kur kampi i përqendrimit Aushvic përfundimisht ndalo së funksionuari. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale  mori pjesë në shënimin e kësaj dite me mesazhin. Mos mos përsëritet!”, thonë në deklaratën me shkrim Mizrahi. “Si njeri dhe si përfaqësues të…

Lexo më Shumë