Author: Hamdi Kumanova

Në debatin publik në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për gjendjen e sistemit gjyqësor, e cila është në drejtim të miratimit të Ligjit për Prokurori Publike, në radhët e parë u ulën deputetët e akuzuar, Ilija Dimovski, Trajko Veljanovski, Ejup Alimi, Frosina Remenski, i dyshuari Antonio Milloshoski dhe të tjerë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk. Për atë se si duhet të funksionojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të japin kontribut edhe deputetët e amnistuar për rastin e 27 prillit, Kërsto Mukoski dhe Zhaklina Peshevska. VMRO-DPMNE, e cila nuk dëshiron që të miratohet ligji pa u mbyllur hetimet nga PSP kundër…

Lexo më Shumë

Mitko Çavkov ka filluar grevë urie në burgun e Shtipit për shkak se atij nuk iu ka lejuar të shkojë për të bërë operacion këmbën. Çavkov është i dënuar me 18 vjet burg për rrezik terroristë dhe sigurinë në Kuvend më 27 prill 2017. Ai tha se ka dokumentacione të kompletuara medecinale për nevojë e operimit, e cila mund të realizohet për një ose dy ditë. Ai thotë se për këtë është njoftuar edhe udhëheqësia dhe drejtori i burgut të Shtipit.

Lexo më Shumë

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë ndërhyrë në debatin e sotëm për Ligjin për Prokurorinë Publike, derisa në foltore ishte Prokurori Publik, Lubomir Joveski, dhe përmes një pankarte ata kërkuan përgjigje rreth letrës që Janeva i ka dërguar Joveskit. “Zoti Joveski deri kur do ta fshihni letrën e dërguar nga Janeva?”. Pas kësaj kreu i Komisionit, Kiracovski, kërkoi pauzë prej 5 minutave, megjithatë deputetët e VMRO-së larguan transparentin dhe debati vazhdoi me fjalimin e Joveskit.

Lexo më Shumë

Vetëm 12 nga 100 studentë do të gjejnë punë në bazë të shkathtësive dhe njohurive të tyre,tregojnë analizat e organizatës “Maqedonia 2025”. Gjithashtu, në nivel vjetor, ekziston nevoja për 18 mijë punësime të reja, ndërsa 7000-8000 vende të punës nuk po plotësohen. Edhe analizat e ndryshme tregojnë se punëdhënësit ballafaqohen me mungesën e fuqisë së nevojshme punëtore. “Situata aktuale në tregun e punës nuk ofron garanci se fuqia punëtore në një periudhë afatgjate do të mund ti përgjigjet kërkesave të bizneseve vendore. Njëherazi ekziston edhe mosharmonizimi I shkathtësive dhe kompetencave të ofertës së fuqisë punëtore, arsimimit jo fleksibil në raport…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se do të zgjidhet problemi dhe se së shpejti gratë në Komunën e Shuto Orizarës do të kenë gjinekolog amë. Në pyetjen e gazetarëve për largimin e gjinekologut nga Komuna e Shuto Orizares, Filipçe deklaroi se supozon se ai është vendim i gjinekologut. “Supozoj se ky është vendim i gjinekologut. Paralajmëroi para një jave se dëshiron të hapë ordinancë në një vend tjetër. Bisedojmë intensivisht me disa institucione se a mund të sigurojmë gjinekolog sipas sistemit të rrotacionit. Nëse nuk mundet do të sigurojmë mjete për stimulim plotësues përmes programit në Ministrinë e…

Lexo më Shumë

Shpresojmë se edhe Franca është në disponim të bëjë hapa të cilat do të na çojnë deri në një rezultat më të mirë në Këshillin Evropian të ardhshëm në mars, tha zëvendësministri nën kryeministrin dhe zëdhënës i Qeverisë greke Stelios Pecas, lidhur me perspektivën në BE të Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh atë se zgjerimi do të jetë njëra ndër temat e takimit të sotëm të kryeministrit grek Kirjakos Micotakis me presidentin francez Emanule Makron në Paris. Në brifingun e sotëm të ardhshëm me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MEDIAL-s nga Athina, nëse Micotakisi do të përpiqet…

Lexo më Shumë

Transport publik falas, ndalim të punëve ndërtimore dhe parking më të shtrenjtë janë ndër masat urgjente në kompetencë të Qytetit të Shkupit të cilat kanë hyrë në fuqi prej sonte nga ora 18. Siç informuan nga Qyteti i Shkupit, masat dhe rekomandimet e publikuara urgjente për uljen e ndotjes së ajrit, të cilat kanë hyrë në fuqi sot nga ora 18, janë në pajtim me Ligjin për cilësi të ajrit, dhe me kërkesë së Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Po ndërmerren pas marrjes së njoftimit nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor se cilësia e ajrit dy ditë me…

Lexo më Shumë

Shkëmbimi i përvojave të ndryshme mes Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Mbretërisë së Holandës vazhdon edhe për dy vitet e ardhshme, me qëllim të krijimit të një sistemi më të mirë të financave publike në vend. Këtë e ka theksuar edhe ministri holandez i financave Wopke Hoekstra, mesazh të cilin e ka paraqitur përmes ambasadorit holandez në vend Dirk Jan Kop i cili ka qëndruar për vizitë në ministrinë e financave. Sipas Memorandumit të nënshkruar, të dy ministritë do të bashkëpunojnë përmes shkëmbimit të njohurive, përvojës dhe informacionit mbi politikat që po zbatohen. Janë paraparë programe…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i dhjetorit deri më datën 25 të të njëjtit muaj në vitin 2019 janë sjell 1.050 vendime, ndërsa në javën e fundit janë sjell dhe janë përpunuar 1.198 vendime, disa për sistemimin e vendeve më të ulëta të punës, të tjera për avancim. E tërë kjo ka ndodhur para vetë largimit të ministrit paraprak të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pa me këtë rast të respektohet Ligji për punë të brendshme dhe sistemi i konfirmuar për karrierë. Për këtë gjendje në MPB sot në konferencë për shtyp informoi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili potencoi…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit për Sport i LSDM-së Naumçe Majsovski dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, mori pjesë në takimin me punonjësit e sportit nga Komuna e Gazi Babës. Zaev tha se “11 vjetëve injorim të sportistëve, punonjësit e sportit, LSDM-ja ndërmerr masa konkrete ta kthejnë dinjitetin e sportistëve dhe besimin në sport”. “Në vitin 2016 për sportin janë ndarë 60 milionë denarë, ndërsa në vitin 2019 janë investuar 244 milionë denarë. Kjo e tregon dallimin mes koncepteve të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së”, tha Zaev. Ai shtoi se në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë për një banor të fshatit Oreshan për veprën penale – Shantazh, e cila është vepër e dënueshme sipas Kodit Penal, neni 259, paragrafi 1, njofton Portalb.mk. “Për personin në moshë 22-vjeçare ekziston dyshim se me qëllim që të përfitojë pronë të paligjshme, e ka shantazhuar një 26-vjeçare që e ka njohur, se për të do të zbulojë, gjegjësisht do të publikojë material komprometues – fotografi të cilat do ta dëmtojnë nderin e saj. Në atë mënyrë, i dyshuari e ka detyruar që t’i japë 200 euro”, njofton Prokuroria. Prokurori publik deri te gjykatësi…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot deklaroi se në këtë moment nuk sheh asnjë arsye për ndonjë rrezik ose panikë nga koronavirusi në vendin tonë. Bind se puna tërësisht është nën kontroll. Deri tani nuk janë regjistruar raste të dyshuara por, siç tha, ka numër të zakonshëm të të sëmurëve nga gripi. “Kalojnë të gjithë pasagjerët të cilët vijnë  me fluturimet  të cilat kanë lidhje me rajonin më të gjërë në Vuhan, me shikim të asaj që tani ai është qytet tërësisht i mbyllur.  Te ne arrijnë aeroplanët nga Dubai dhe Stambolli. Informacioni im është se në mëngjes fluturimi nga…

Lexo më Shumë