Author: Hamdi Kumanova

Zhvillime të papritura kanë ndodhur brenda LDK-së. Është deputeti i këtij subjekti, Driton Selmanaj ai i cili ka kritikuar ashpër nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmanin, për qasjen e kësaj të fundit karshi koalicionit me VV-në, shkruan lajmi.net. Në intervistën “Saktë” e cila transmetohet nga ora 18:00, ai ka thënë se Vjosa Osmani është shembull i gabuar i politikbërjes. Sipas tij, duke parë veprimet e Osmanit kundër rrymës së partisë, është më e udhës që Osmani të largohet nga partia. Postimi i plotë i gazetarit Xhevdet Pozhari lidhur me intervistën e Driton Selmanajt: Sot intervista “Saktë” transmetohet në ora 18:00, në…

Lexo më Shumë

Mbrëmë u publikua një video në të cilën shihej momenti i vdekjes së funksionarit të lartë shqiptar gjatë kohës së Jugosllavisë, z.Rrahman Morina. Morina shihej derisa pësonte arrest kardiak gjatë një mbledhjeje të Partisë Komuniste në Kosovë. Profesori kosovar nga Prekazi, Blerim Latifi, ka rrëfyer se si ishte pritur në Prekaz vdekja e Rrahman Morinës – që për pjesën shqiptare në atë kohë nuk kishte gëzuar respekt të madh. “Ishte mbrëmje kur u mor vesh lajmi për vdekjen e tij [Rrahman Morinës].” – fillon të rrëfejë Latifi. “Një gëzim i paparë kishte shpërthyer ngado. Njeriu më i urryer i atyre…

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Hyseni, qëndrimet e “Vetëvendosjes” për bashkëqeverisje po i sheh si papjekuri politike që, siç thotë ai, nuk i kontribuojnë një zgjidhjeje të qëndrueshme e funksionale. Hyseni në një intervistë për “Front Online” i quan “fizkultura” politike sjelljet e Vetëvendosjes, derisa potencon qëndrimin e tij se kjo parti është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.Thotë se LDK-ja nuk është parti e betonuar dhe në rast se nuk arrin marrëveshje me “Vetëvendosjen” do të shikojë të gjitha opsionet në të mirë të vendit. Për pozitën e Kryeparlamentarit, Hyseni thotë se…

Lexo më Shumë

Është i padyshimtë roli kyç i parlamenteve dhe përforcimi i dimensionit parlamentar të procesit të zgjerimit dhe demokracisë parlamentare, të zhvillimit të kulturës parlamentare të bazuar mbi ndërtimin e konsensusit përmes dialogut të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës, për shkak se vetëm kështu munden parlamentet të jenë motorët e vërtetë dhe efikas të reformave, ka porositur kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në Samitin e kryetarëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Parlamenti Evropian. Kuvendi i RMV-së, tha Xhaferi është tërësisht i përkushtuar ndaj ndërtimit të dhomës ligjvënëse të fuqishme, funksionale dhe të pavarur, organ përfaqësues i…

Lexo më Shumë

Komuna e Kumanovës edhe këtë vit vazhdon të mbulojë harxhimet për shërbimet komunale përmes subvencionimit. Afati i fundit për aplikim për të ushtruar këtë të drejtë skadoi më 15 janar, me gjithsej 166 qytetarë të cilët ishin paraqitur nga kategoria e punëtorëve të falimentuar dhe prindërve të vetë ushqyer, informoi Coki Ristovski udhëheqës i Sektorit për kulturë, sport dhe mbrojtje sociale të fëmijëve dhe mbrojtje shëndetësore. Në kategorinë e punëtorëve të falimentuar ishte paraparë të subvencionohen 130 punëtorë të falimentuar si dhe në bashkëpunim me shoqatën UNIT të dorëzohet një listë e atyre punonjësve të falimentimit. Kjo shoqatë ka paraqitur…

Lexo më Shumë

Dy mjeshtrit ndërkombëtarë maqedonas të shahut po zhvillojnë një lojë-bliz me qëllime humanitare në qendër të Shkupit, shkruan gazeta LAJM. Dejan Stojanovski dhe seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut në shah, Rolando Kutirov, janë angazhuar për mbledhjen e fondeve, me qëllim shërimin e motrës së mikut dhe kolegut të tyre kosovar, Nderim Saraci, kampion i shumëfishtë të Kosovës. Motra e Nderimit, Nora Saraci nga Mitrovica vuan nga sëmundja e leukemisë akute dhe gjendet për shërim në Turqi. Stojanovski në shqip i uron shërim të shpejtë Norës. Iniciator për organizimin e këtij aksioni humanitar në Shkup, është referi europian në shah nga…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili gjendet për vizitë njëditore në Bruksel ku prezantoi raportin e përgatitur me Kombet e Bashkuara, për MEDIAL-n thotë se ka sinjale pozitive për fillimin e negociatave me BE-në para majit, por mbetet me rëndësi që Ligji për Prokurorinë Publike të miratohet me koncensus në Kuvend që t’iu hiqen argumentet  atyre vendeve të cilat janë kundër zgjerimit të BE-së. Edhe krahas asaj që Ligji për PP-në nuk është shënuar si kusht formal nga ana e Bashkimit Evropian, si dhe ajo që çështja de fakto është zgjidhur, zëvendëskryeministri insiston për rëndësinë e marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Problemi i mos pagesës të kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor, por edhe shëndetësor në Dibër dhe Qendër Zhupë shkakton shqetësime tek shumë punëtorë. Është një problem i cili lë pasoja të mëdha tek punëtorët, sidomos ata të cilët janë para pensionit. Mbi dhjetë subjekte juridike në Komunën e Dibrës ballafaqohen me problemin e mos pagesave të kontributeve meqë kanë probleme të shumta financiare. Por, më të goditur janë ndërmarrjet komunale. Në Njësinë e Fondit për sigurim shëndetësor në Dibër na informuan se problemi kryesor në këtë sferë është mos pagesa e kontributeve në ndërmarrjen komunale “Standardi”. Drejtori i këtij…

Lexo më Shumë

Kur tashmë dëshiron të bëjë ndarje, dhe krahason periudha, Çulev është dashur të dijë se këtë vit ishte zbatuar reforma e dytë kyçe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me ndarjen e DSK-së së deritanishme nga MPB-ja dhe formimin e Agjencisë së re për siguri nacionale, thotë në reagimin ndaj konferencës së sotme për shtyp të ministrit të Punëve të Brendshme, Naçe Çulev, zëvendësministrja plotësuese e Punëve të brendshme, Sllavjanka Petrovska. Si rezultat i procesit të selektimit të kuadrove në ASN-në e re, sqaron ajo, rreth 270 të punësuar nuk ishin selektuar në Agjencinë e re, dhe në pajtim me…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga aktorët politik në Maqedoninë e Veriut t’i tejkalojnë interesat partiake dhe të miratojnë ligjin për Prokurorinë Publike. Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Marie Bërns tha se ky ligj do të jetë kyç që Maqedonia e Veriut të dëshmojë angazhim derisa pret fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Bërns porosit Shkupin të vazhdojë me reformat për t’i bërë institucionet më të pavarura, të fokusohet që zgjedhjet e prillit të jenë të rregullta dhe të vazhdojë të ruajë marrëdhëniet e mira fqinjësore. Në mënyrë më specifike, kur flasim për demonstrimin e gatishmërisë së Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Biletat sezonale për skijim të blera për këtë sezon do të vlejnë edhe për sezonin e ardhshëm. Kështu njoftojnë nga Qendra për Skijim në Kodrën e Diellit, kjo për shkak të vonimit të fillimit të sezonit të sivjetmë. “Ju informojmë që për shkak sasisë së pamjaftueshme të dëborës, sezoni i skijimit këtë vit në qendrën e skijimit “Kodra e Diellit” po vonon”. Për shkak të sezonit të shkurtuar të skijimit, biletat sezonale për skijim, në qoftë se këtë vit do të kemi sezon skijimi, do të vlejë edhe sezonin e ardhshëm të skijimit. Për këtë arsye, i njoftojmë të gjithë…

Lexo më Shumë

Sot në hapësirat e komunës së Kumanovës është mbajtur takim i punës në mes të delegacioneve nga komuna e Kumanoës dhe e Gjilanit, delegacione këto të drejtuara nga kryetarët Maksim Dimitrievski dhe Lutfi Haziri. Qëllimi i këtij takimi ka qenë nënshkrimi i marrëveshjeve në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitarë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kështu, janë nënshkruar marrëveshje për dy projekte dhe atë – Përforcimi i vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore që do të implementohet në bashkëpunim mes komunës së Gjilanit dhe Kumanovës si dhe Përfitimet ekologjike dhe shëndetësore në sferën ndërkufitare përmes…

Lexo më Shumë