Kur tashmë dëshiron të bëjë ndarje, dhe krahason periudha, Çulev është dashur të dijë se këtë vit ishte zbatuar reforma e dytë kyçe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me ndarjen e DSK-së së deritanishme nga MPB-ja dhe formimin e Agjencisë së re për siguri nacionale, thotë në reagimin ndaj konferencës së sotme për shtyp të ministrit të Punëve të Brendshme, Naçe Çulev, zëvendësministrja plotësuese e Punëve të brendshme, Sllavjanka Petrovska.
Si rezultat i procesit të selektimit të kuadrove në ASN-në e re, sqaron ajo, rreth 270 të punësuar nuk ishin selektuar në Agjencinë e re, dhe në pajtim me ligjin ata mbeten si të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Procesi i sistemimit të tyre, potencoi Petrovska, kishte filluar dhe mbi 50 për qind ishin sistemuar në procedurë adekuate ligjore dhe ata të punësuar, thotë, nuk kanë parashtruar ankesa.
“Pas tre telegrameve skandaloze, prej të cilave pasojat ende nuk janë tejkaluar në tërësi,. Naqe Çulev doli në konferencë për shtyp ku në vend se të shquhet si profesionist, lexoi tekst partiak, të shkruar nga këshilltarët në hije. Identifikimi i kumtesave partiake dhe interpretimeve në ministri flet për pamundësinë që të dilni nga ndikimet partiake”, porositë Petrovska.
Ajo pohon se vendimet e tjera janë në pajtim me nevojat e shërbimit dhe rregullores së re për sistematizim të vendeve të punës dhe të njejtat janë lëshuar në procedurë ligjore. Sipas saj, ministri Çulev duhet të dijë se vendimet mund të përgatiten vazhdimisht, por nuk guxojnë të dorëzohen përderisa i punësuari mungon me arsye, që, siç thekson. edhe nuk ka ndodhur.
Petrovska lidhur me sistemimin në grada më të ulëta pa procedurë disiplinore, kërkon që Çulev të sqarojë se si e arsyeton nënshkrimin e tij në vendimin për sistemim të një të punësuari në Ministri i cili nga shef i Sektorit në DSK me stazh prej 44 viteve punë, thekson, e sistemon në vend pune inspektor për delikte pronësore.
Sa u përket padive për orë shtesë të papaguara, përkujton se në buxhet për këtë vit në MPB janë siguruar mjete financiare për pagesë të rrogës bonus, me qëllim që të mos ketë padi të tjera.
Mes tjerash kërkoi që Çulev të sqarojë për 12.000 euro të shpenzuara në Agjencinë për zbulim për fatura telefonike të ish-presidentit Gjorge Ivanov dhe bashkëshortes së tij Maja.



