Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga aktorët politik në Maqedoninë e Veriut t’i tejkalojnë interesat partiake dhe të miratojnë ligjin për Prokurorinë Publike. Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Marie Bërns tha se ky ligj do të jetë kyç që Maqedonia e Veriut të dëshmojë angazhim derisa pret fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Bërns porosit Shkupin të vazhdojë me reformat për t’i bërë institucionet më të pavarura, të fokusohet që zgjedhjet e prillit të jenë të rregullta dhe të vazhdojë të ruajë marrëdhëniet e mira fqinjësore. Në mënyrë më specifike, kur flasim për demonstrimin e gatishmërisë së Maqedonisë së Veriut për integrim në BE, mendojmë se miratimi i propozim ligjit për Prokurorinë Publike do të dëshmonte në këtë kohë kritike angazhimin e Maqedonisë së Veriut për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Kjo duhet të jetë mbi politikat partiake. Çështja e Prokurorisë Speciale Publike duhet të vazhdojë. Qytetarët presin dhe meritojnë të shohin se ato që kanë keqpërdorur besimin publik do të japin llogari dhe se drejtësia është e njëjtë për të gjithë – tha Kate Marie Byrnes, Ambasadore e SHBA-së.
Data 26.09.2026
Aktuale
- Revolucioni i Karikimit: Geely prezanton sistemin që ngarkon baterinë e makinës elektrike në vetëm 4 minuta e 30 sekonda
- Shfaqja e rrallë e Hënës së Korrjes dhe Saturnit në qiellin e fundjavës
- BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar të rrisë tarifat ndaj makinave kineze
- Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, përplasen 3 makina/ Një i ri humb jetën, dy të tjerë në gjendje kritike
- Aktivistja Arvina Lleshi “prish” mbledhjen e “Pranisë Besnike” me Erion Braçen: Qeveri e korruptuar
- Von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, të premten viziton Shkupin
- AKI propozon subvencione për taksi elektrike në Shkup
- “Rama do ngelet vetëm e do përfundojë keq”/ Aktivisti Lika: SPAK do godasë Ballukun dhe Ballën, ky pushtet do shembet



