Kohëve të fundit, shpeshherë, e dëgjojmë shprehjen “mos u djeg në politikë”. Është mbase e vërtetë që, në shumë raste, politika të djeg. Pak kapital dhe bagazh intelektual e kulturorë që ke bërë, politika ta djeg. Bazuar në logjikën e thjeshtë se, i gjithë ky bagazh, që është bërë me mund e me djersë, i jepet krejt falas një lideri ordiner dhe një partie çfarëdo. Në një kuptim tjetër “mos u djeg në politikë” ose “ e dogji kartën në politikë” thuhet individëve të cilët janë treguar naiv dhe janë rreshtuar në anën e gabuar, në anën e humbësve apo…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë për vepër penale neglizhim dhe abuzim të fëmijës kundër një dadoje, e cila ishte filmuar nga kamerat e sigurisë në sallën e pritjes në ambient të objektit hotelierik në Aerodrom, se si rrahë një fëmijë që i është besuar për kujdestari. Prokuroria gjithashtu kërkoi zgjatjen e paraburgimit, masë e cila ishte përcaktuar më parë. “Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Neglizhim dhe abuzim i fëmijës sipas nenit 201 paragrafi 1 i Kodit Penal. E pandehura më 21.11.2019, në këndin e lojërave në një…
Borë me intensitet të dobët bie në Kodrën e Diellit, por në këtë moment nuk paraqet pengesë për zhvillimin e komunikacionit. Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, kumtoi LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe gryka, ku ka paraqitje…
Grupi “por no grafik”, “Dhoma Publike”, që kishte mbi 7 mijë ndjekës e në të cilin publikoheshin fotografi dhe video komprometuese të vajzave të mitura, është fshirë nga rrjeti social “Telegram”. Të gjithë anëtarët janë larguar nga grupi në momentin kur administratori është vetë dorëzuar në polici, kurse dy vajza kanë paraqitur rastin. E para se të dorëzohet në polici, administratori i faqes ka folur me portalin “A1on”, dhe i ka thënë se grupin nuk ka mundur ta menaxhoj dhe i ka dalë nga kontrolli dhe pohoi se qëllimi fillestarë kur u hap grupi nuk ishte që në të njëjtin…
Mungesa e dëshmitares Resmije Azemi nga Gjermania përsëri e shtyu seancën gjyqësore për lëndën “Titanik 3” për më 19 shkurt. Dëshmitarja që nga 20 dhjetori i vitit të kaluar përmes postës elektronike e kishte njoftuar Gjykatën se për shkaqe shëndetësore nuk do të mund të udhëtojë në gjysmën e parë të këtij viti. Gjykatësja Maria Kletniçka në seancën e sotme gjyqësore informoi se dëshmitarja Resmije Azemi është e njoftuar me letrat dhe thirrjet e dërguara nga Gjykata. “Njëherit edhe nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut deri te Gjykata nuk është dhënë përgjigje që të…
Ambasadori i BE-s; Samuel Zhbogar, gjatë debatit publik mbi ligjin për prokurori publike, i cili sot hyri në procedurë parlamentare, në Twitter-in e tij ka shkruar se pret mbështetje edhe nga opozita. Sipas tij, drafti i versionit që është në tryezë para deputetëve është bazë e mirë për vendim konsensual, njofton Portalb.mk. “Ne e njohim rolin e domosdoshëm që e ka opozita në miratimin e disa ligjeve reformues në dy vitet e fundit. Presim të shohim të njëjtin demonstrim të përkushtimit ndaj së ardhmes evropiane sa i përket Ligjit për Prokurori publike”, ka shkruar Zhbogar në Twitter. Thirrje për tejkalimin…
Lënda “Reket” kundër të pandehurve Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva do të vazhdojë sot me prezantimin e katër dëshmitarëve të rinj në Prokurorinë publike për krim të organizuar. Sipas njoftimit, për sot janë parashikuar të dëshmojnë Sanja Dimovska, Agapi Dika, Lila Stefanovska dhe Vesna Kostovska. Deri më tani kanë dëshmuar ish-prokurorët e PSP-së, Elizabeta Josifovska, Lile Stefanova dhe Burim Rrustemi, gjegjësisht biznesmeni Jordan Kamçev, bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, kontabilistja në firmat private të Kamçevit, gazetari Hristijan Banevski nga 1TV dhe dëshmitarë të tjerë. Gjykimin për “Reket” para Gjykatës Penale e drejton Vaska Nikollovska-Masevska ndërsa padinë e përfaqëson prokurorja Vilma…
Prej orës 12:00 shfuqizohen masat e jashtëzakonshme, mes tyre edhe transporti publik falas dhe parkingu i shtrenjtuar, kumtoi Qyteti i Shkupit. Për më tepër, shfuqizohen edhe rekomandimet e ndërhyrjes për të zvogëluar ndotjen e ajrit që u prezantuan të hënën. “Në stacionet matëse në kryeqytet përqendrimet ditore të grimcave PM10 në ajër janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 175 µg/m3”, njoftoi Qyteti i Shkupit. Masat dhe rekomandimet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit do të rivendosen nëse sërish vije deri tek ndotja enorme e ajrit.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në një intervistë për Agjencinë Evropa, mendon se është me rëndësi vendimi i fillimin e negociatave me BE-në të sillet në mars, si mirënjohje për përpjekjet e Qeverisë. “Tani është momenti i vetëm logjik, sepse, nëse ndodh në mars, ajo do të jetë gjatë mandatit kur janë bërë kompromiset më të rënda”, ka thënë Osmani duke u përqendruar në marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë si dhe Ligjin për gjuhët. Zëvendëskryeministri vlerëson se vendimi duhet të sillet në samitin e marsit të BE-së, gjegjësisht para zgjedhjeve në prill. “Të mos sillet vendim do të jetë përzierja më e…
Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut shpresojnë që votat e diasporës të kenë ndikim të fuqishëm në zgjedhjet parlamentare të 12 Prillit, njofton agjencia e lajmeve INA. Madje këto parti kanë mobilizuar strukturat e tyre në vendet e BE-së për të organizuar udhëtime për ditën e votimeve. Sekretari general i ASH-së, Arben Taravari sqaron se që tani strukurtat e ASH-së në diasporë, konkretisht në dy shtete Evropiane, kanë arritur rreth 10.000 mërgimtarë t’i regjistrojnë dhe të marrin premtim se me 12 Prill do të vijnë në vendlindje për të votuar për këtë subjekt politik. “Kemi listë nga mërgata me rreth…
Ministrja e Mbrojtjes sot duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të votohet Ligji për mbrojtje bashkërisht me Ligjin me Prokurorinë Publike nëse sigurohet 80 deputetë, ajo tha se “çdonjëri prej deputetëve ka hyrë në Kuvend me betimin dhe me obligim që ta përafrojë shtetin tonë në NATO dhe BE”. “Ligji për Prokurori Publike, dje dëgjon edhe nga përfaqësues zyrtar të BE-së, është kyç në anëtarësimin tonë më të shpejtë, për nisje më të shpejtë të bisedimeve. Megjithatë, te Ligji për mbrojtje punët janë më të dukshme. Është hapi i fundit që de fakto na bën vend anëtar të NATO-s”,…
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin. Dimitrov do të marrë pjesë në takimin e dytë të rangut të lartë me iniciativë gjermano-franceze për kontroll gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta në vendet e Ballkanit Perëndimor me të cilën do të kryesojnë ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Mas dhe ministri francez i Punëve të Jashtme Zhan -Iv Le Drian. Siç kumtoi MPJ, në suaza të vizitës së punës janë planifikuar edhe takime të Dimitrovit me kolegët e tij dhe pjesëmarrës tjerë të lartë të ngjarjes,…

