Babai i policit të plagosur në detyrë mbrëmë në shtëpinë e Iran Badallit në Zhur të Prizrenit po shpreson që djali i tij të bëhet më mirë. Ganimet Mrasori, babai i Arturit, thotë se djali i tij ishte i përkushtuar në profesionin e policit dhe se nuk do ta ndërronte atë me asnjë tjetër. Megjithatë babai i tij tha se shteti nuk ka bërë sa duhet për policët edhe pse ky institucion është më i suksesshmi në rajon. Arturi mori plagë në sy, por mjekët po shpresojnë se do të shërohet, sipas babait. “Kam shpresa të mëdha se do të…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka “goditur” LDK-në, në një deklaratë të fundit. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka më shumë se tre muaj që nuk po mund të dakordohen për marrëveshjen për bashkëqeverisje. Është deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ai i cili përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka “goditur”, LDK-në, duke thënë se ku do të shkojë nëse ia mbyll derën LVV-së, shkruan lajmi.net. Theksojmë se këto dy parti nuk po mund të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje për shkak të apetiteve të tyre…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përshëndetur përpjekjet e SHBA-ve, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, të paraqitura në planin për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, transmeton Portalb.mk. “Status quo nuk është i qëndrueshëm, shpresojmë që përmes bisedimeve do të mund të arrihet deri të zgjidhja e shumëpritur për dy shtetet, bazuar në vizionin për paqe në Lindjen e Afërt”, deklaruan nga Qeveria. Ata i bëjnë thirrje liderëve të Izraelit dhe Palestinës që të shfrytëzojnë këtë moment për arritjen e zgjidhjes përmes bisedimeve. “RMV përkushtohet për arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Lindjen e Afërt, zgjidhje të qëndrueshme dhe fer,…
Një tridhjetë e pesë vjeçar nga Shkupit, i cili me gjasa ishte infektua nga malaria në një udhëtim pune në Ganë, ishte pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Universitar për Sëmundjet Infektive në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë. Nga Klinika e Sëmundjeve Infektive thonë se ai ishte shtruar në spital menjëherë pas mbërritjes në Klinikë dhe se ishin marrë të gjitha masat e duhura, por që për fat të keq gjendja e tij ishte ndërlikuar.
Informacioni për mbylljen e grupit në aplikacionin “Telegram”, në të cilën u shpërndanë materiale pornografike të vajzave të mitura nga Maqedonia, ngjalli shumë debate sidomos në rrjetet sociale. Në Twitter gjithashtu zhvillohet një debat i ashpër për atë se kush është fajtor për dërgimin e fotove dhe videove eksplicite. Prindërit të cilët nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh me fëmijët e tyre, ata që i keqpërdorin këto materiale, shoqëria. Hetime policore ende po vazhdojnë, ndërkaq është informuar edhe Zyra e Prokurorisë Publike. Sipas ekspertëve kjo është vetëm një nga dhjetë grupet e tilla të cilat qarkullojnë në internet.…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot realizoi takim me ambasadorin e Federatës ruse në Maqedoni, Sergej Bazdnikin. Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike në shtet, përcaktimet strategjike të Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi se përcaktimi kryesor strategjik i partisë dhe Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në BE. Ai shtoi se Qeveria e re e kryesuar nga VMRO-DPMNE ka plan se si përmes proceseve të përshpejtuara reformuese ta vendosë Maqedoninë në shiritin e shpejtë për anëtarësim në Union dhe ta afrojë shtetin drejt standardeve evropiane. krahas anëtarësimit në BE, një nga prioritetet…
Alsat mëson se Gjykata e Apelit ka vendosur për përsëritjen e procedurës penale në rastin “Alfa” për vrasjen e policit në parkingun e Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup. Por palët thonë se akoma presin vendimin në formë të shkruar. Burime nga Gjykata e shkallës së dytë thonë se trupi gjykues ka vendosur për përsëritje të lëndës, pa lënë në liri të dënuarit, ashtu siç kërkon mbrojtja. Kjo e fundit në një shkresë të mëhershme kërkon që pas lirimit të Almir Derplaninit, i dënuar për këtë rast nga akuza dhe daljes së rrethanave dhe dëshmive të reja në opinion, Gjykata Penale ta…
Sot në Kuvend përfundon shqyrtimi publik i Ligjit të Prokurorisë Publike ku ekspertët kanë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për përmbajtjen e tekstit të propozuar nga ministria e drejtësisë. Përveç profesorëve universitar, deputetëve, OJQ-ve, të ftuar ishin edhe gjykatës, avokat dhe prokurorë aktiv. Në ditën e parë të shqyrtimit, prokurorja Fatime Fetai propozoi ndryshim të metodologjisë për zgjedhjen e prokurorëve dhe kryeprokurorit të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku mes tjerash tha se duhet të përfshihet edhe zyra e BE-së në Shkup. Fatime Fetai “Propozoj që në procedurën e përzgjedhjes për shef dhe prokurorë në…
Ku ta paraqes Villma Ruskovskën për korrupsion prej 4 milion eurove? Kështu ju drejtua i akuzuari i parë tek “Zhvatja” Boki 13 gjykatës, ku kjo e fundit e ndërpreu menjëherë duke i thënë se denoncimet duhet bërë në organin kompetent, që është Prokuroria Themelore Publike. Paraprakisht Boki 13 bëri të ditur se do të dorëzojë 19 padi penale për 19 persona dhe ndër to rendit edhe prokuroren e lëndës, Villma Ruskovskan. Boki 13 “A ta paraqes Villa Ruskovskën tek Villma Ruskovska?! Ku ta paraqes këtë person për korrupsion prej 4 milionë eurove për të cilat kam prova të pakundërshtueshme?” Gjatë…
Zëvendësministrja teknike në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Nevenka Stamenkovska Stojkovski sot pas takimit me udhëheqësinë e Agjencisë së Administratës tha se janë konstatuar mangësi në procedurat e punësimit nga ana e institucioneve. Në takimin me drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Administratës diskutuan për publikimin e shpalljeve për punësim të nëpunësve administrativ, organizatë e procedurave për përzgjedhjen e tyre, veprimin për ankesat dhe parashtresat e nëpunësve administrativ në shkallë të dytë, zbatimin e testimit të nëpunësve administrativ dhe testim për udhëheqje administrative, mbajtjen e evidencës të kandidatëve të cilët kanë dorëzuar dëshmi të rreme në fletëparaqitjet për punësim,…
Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të buxhetit vjetor, me çfarë në të u kyçën mjetet e transferuara nga Qeveria për subvencionet e planifikuara për kondicionerë inverterë. Në mënyrë shtesë në periudhën e ardhshme Këshilli i Qytetit të Shkupit, duhet të marrë vendim për shpalljen e thirrjes publike ku qytetarët e Shkupit, do të mund të aplikojnë për marrjen e vauçerëve prej 60 mijë denarë. “Në buxhetin bazë të Qytetit të Shkupit për vitin 2020 në anën e të ardhurave kryhet rritje e tepricës së planifikuar të të ardhurave në…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër kërcënimet ndaj gazetares së TV21, Almedina Ismajli të dërguara nga Neshat Ademi i cili ishte anëtar i Aleancës për Shqiptarët. Para dy ditësh gazetarja Ismajli ka përgatitur kronikë në të cilën ka përmendur Ademin pasi që ai në profilin e tij në Facebook shkroi se është duke braktisur AA-në. Pas publikimit të kronikës gazetarja Ismajli ka pranuar një thirrje telefonike gjatë të cilës Ademi i është kërcënuar. Rasti ishte i paraqitur në polici gjatë ditës së djeshme, ndërsa kërcënuesi sot ka qenë i thirrur në polici. Fatkeqësisht, sipas informatave tona, institucionet kanë vlerësuar…

