Zëvendësministrja teknike në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Nevenka Stamenkovska Stojkovski sot pas takimit me udhëheqësinë e Agjencisë së Administratës tha se janë konstatuar mangësi në procedurat e punësimit nga ana e institucioneve.
Në takimin me drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Administratës diskutuan për publikimin e shpalljeve për punësim të nëpunësve administrativ, organizatë e procedurave për përzgjedhjen e tyre, veprimin për ankesat dhe parashtresat e nëpunësve administrativ në shkallë të dytë, zbatimin e testimit të nëpunësve administrativ dhe testim për udhëheqje administrative, mbajtjen e evidencës të kandidatëve të cilët kanë dorëzuar dëshmi të rreme në fletëparaqitjet për punësim, kompetencat ligjore të formohet komision për revizion në procedurat e përzgjedhjes të nëpunësve administrativ dhe për procedurat për avancim.
“Për të gjitha temat që i kemi hapur së bashku me drejtorin dhe zëvendësdrejtorin, kemi arritur në përfundimin se ka një serë lëshimesh që janë bërë kryesisht nga institucionet që iniciuan këtë procedurë. Në të kaluarën, më kanë ardhur shumë ankesa pikërisht për këtë sjellje të kundërligjshme dhe joprofesionale për të gjitha bazat dhe këto baza që tashmë i përmenda, si dhe ka keqtrajtim të punëtorëve dhe sistemim më shumë se 150 kilometra nga vendet e punës që ata kishin më parë nga vendbanimi, edhe pse kjo nuk lejohet me Ligj. Konstatuam gjithashtu se së bashku me Agjencinë e Administratës do të iniciojmë shumë procedura në Inspektoratin shtetëror të administratës”, tha Stamenkovska Stojkovski.
Ajo paralajmëroi se në Inspektoratin shtetëror të administratës do të parashtrojë ankesa për rastin e punësimit të personave në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa siç thotë, kanë qenë të njohura para procedurës së punësimit, si dhe për emërimin e personave në qendrat rajonale për punë sociale dhe udhëheqësit në shërbimet rajonale të Agjencisë së punësimit.
Lidhur me punësimet në Komunën e Gjorçe Petrovit për të cilat informuan se para një muaji, siç tha, edhe pse LSDM-ja ka përgënjeshtruar, dje ka dalë vendimi për zgjedhjen e tyre dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për ato.
Siç potencoi Stamenkovska Stokjkovski Agjencia e Administratës ka rëndësi strategjike për reformimin e administratës dhe për rekrutimin e administratës profesionale dhe kompetente.