Author: Hamdi Kumanova

Në suaza të aktiviteteve Kabinet i Hapur sot Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vila Vodno e vizituan qytetarë të cilët patën mundësi të takohen, personalisht të bisedojnë me presidentin Stevo Pendarovski dhe drejtpërdrejt nga ai të informohen për kompetencat e tij, t’i vizitojnë ambientet në të cilat realizohen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe sallat për solemnitete, takime, ngjarje dhe konferenca për shtyp. Mysafirët, siç kumtuan nga Kabineti i presidentit, janë njoftuar edhe me një pjesë të të punësuarve dhe janë informuar për historinë e Vilës Vodno, për një pjesë të aktiviteteve që po zhvillohen,…

Lexo më Shumë

Çështja për koalicionim do të zgjidhet pas zgjedhjeve. parimi fituesi me fituesin është për ta mbrojtur përfaqësimin e shqiptarëve në Qeveri, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. “Ajo është çështje që duhet ta definojmë pas zgjedhjeve, kush me kë do të bëjë koalicion, sepse rezultatet zgjedhore do të përcaktojnë. Zakonisht rregullat për mekanizmat e këtillë për mbrojtje nga majorizimi nevojiten për bashkësitë dhe partitë më të vogla. Kjo nuk ka të bëjë me të mëdhenjtë, sepse Badenteri në Kuvend ekziston për bashkësinë etnike shqiptare, nuk ekziston për atë maqedonase. Parimi fituesi me fituesin është për të mbrojtur se…

Lexo më Shumë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili po qëndron në Tiranë, sot është takuar me kryetarin historik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Në këtë takim u bisedua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe rolin konstruktiv që luajnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në proceset euro-atlantike të saj. Kryetari historik i PD-së, Dr. Sali Berisha, e ka falënderuar kryetarin e AlternAtivA-s, Afrim Gashi, për rolin konstruktiv dhe angazhimin e AlternAtivA-s në mbrojtje të interesit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Të dyja palët, si parti të djathta, u dakorduan që takime të këtilla vëllazërore të vazhdohen…

Lexo më Shumë

“Djali i mirë i Çairit” pas 2 viteve u bë i gjallë. Tani po na jep edhe llogaridhënie. Visar, puna jote flet shumë. Nuk ka nevojë për llogaridhënie. Takimin me strukturat partiake më shumë e shohim si tubim partiak sesa si llogaridhënie. Do ta quaja llogaridhënie nëse tubimi do ishte i hapur në sheshin Skënderbeu, ku do të kishim mundësi të gjithë qytetaret të japim lëvdata dhe kritika. Gjithsesi, i nderuar: të faleminderit nga zemra: për renovimin e shkollave! për hapjen e çerdheve të reja! për gazifikimin! për rregullimin e rrugëve (trotuareve dhe kanalizimit! për ndërtimin e parkingjeve me kate!…

Lexo më Shumë

Në shtet nuk janë vërejtur raste të dyshimta të koronavirusit, e madje edhe në rekomandimet për udhëtim të dhëna nga shumë vende, Republika e Maqedonisë së Veriut është vendosur në kuadër të vendeve me dozë të zakonshme të kujdesit gjatë udhëtimit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se rregullisht ndiqet gjendja dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e mbrojtjes dhe parandalimit. Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore Shëndetësore nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë që qytetarët në tërësi t’i ndjekin dhe respektojnë masat e parandalimit edhe atë: të vendoset mbrojtje shtesë e ushqimit – të mos konsumohet ushqim i përgatitur…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Doganave të Serbisë në bashkëpunim me përfaqësues të Drejtorisë për polici kriminalistike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi kanë konfiskuar 6.5 kilogram heroinë, të fshehur në një makinë “Ford Fiesta” e drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë A.Z (55). Siç njofton agjencia shtetërore, AIM, droga në makinë është zbuluar pas kontrollit të kryer në veturë, sipas raportimeve, heroina ishte e ndarë në 12 paketime Pasi zbuluan drogën, zyrtarët policorë e kanë arrestuar shtetasin, A.Z nën dyshimet për veprën penale “prodhim i paligjshëm dhe tregti me drogat dehëse” dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

Lexo më Shumë

Hapja solemne e Teatrit Shqiptar në Shkup që nga nëntori i vitit 2019, ende është në procedurën e pranimit teknik, që nënkupton dhënie të lejes për lëshim në përdorim të objektit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes. Vërejtjet e Komisionit të Ministrisë, Teatri është duke i adresuar në bashkëpunim me kompaninë ndërtuese, njofton Portalb.mk. Edhe janari kaloi ndërkaq artdashësit nuk patën mundësinë të shijojnë shfaqet e Teatrit Shqiptar në Shkup. Sipas zëdhënëses, Anita Latifi kjo procedurë duhet të mbarojë brenda disa ditëve, por nuk ka specifikuar datë konkrete. “Komisioni nga Ministria e transportit dhe lidhjeve në janar kreu kontrollin teknik…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nga ekipi qe merret me monitorimin e City Mall ka denoncuar në MPB, se kanë marre thirrje para një ore për bombë të vendosur në Qendën Tregtare City Mall dhe menjëherë janë dërguar ekipe policore dhe njësi speciale të cilat po ndërmarrin hapat e nevojshëm. Në momentin kur është dhënë alarmi, menjëherë është evakuuar e gjithë ndërtesa. Ende nuk dihet saktësisht nëse bëhet fjalë për alarm të rreme apo jo. Tash sapo informuan nga City Mall se të punësuarit mund të futen në ndërtesë, por jo dhe mediet që janë në vendngjarje…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të marra nga Ekocentar 97 SHPKNJ Shkup, më 14.01.2020 është bërë Eksporti i parë i Kimikateve të Mbeturinave në përputhje me projektin “Largimi, Zhvendosja, Shkatërrimi ose Neutralizimi i materieve të Kimikateve” nga SHA OHIS Shkup në falimentim, me gjithsej 88 fuçi të eksportuara 84 fuçi ishin mbushur me hekurishte, ndërsa 4 fuçi ishin mbushur me аkrilonitrile. Sasia totale neto e kimikateve në fuçi ishte 15.800 kg nga të cilat 15.120 kg ishte skrap metali dhe 680 kg ishte akrilonitril, njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH). Notifikimi i këtij eksporti është i certifikuar në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Oliver Spasovski ka pasur takim me ambasadoren kroate, Nives Tiganj ku siç njofton pres shërbimi qeveritar është shprehur mbështetje e fortë nga Kroacia për realizimin e anëtarësimit të plotë të vendit në NATO dhe për hapin e merituar në integrimet evropiane. “Është thënë qartë qëndrimi i kryeministrit Plenkoviq dhe i Republikës së Kroacisë e cila nga ky muaj e ka marrë kryesimin me BE-në se Kroacia do të përpiqet edhe për sukses të shtetit tonë në integrimet evropiane, pas mbylljes së gjitha çështjeve thelbësore në pjesën e reformave dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe suksesit në integrimet në…

Lexo më Shumë

Nënshkrim i Deklaratës së përbashkët në Samitin e kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në Bruksel merr pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Parlamentit Evropian, që organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Parlamentit Evropian David Sasoli. Samiti, i ndarë në tre pjesë, në pjesën e parë përfshiu diskutim për përforcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ardhmërinë e Evropës, në pjesën e dytë këmbim të opinioneve me koordinatorët e partive politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian dhe në fund, këmbim të…

Lexo më Shumë

Kthimi i lirisë dhe demokracisë në vend si një nga prioritetet kryesore të Lidhjes Socialdemokrate është i pranuar dhe i përkrahur nga tërë bota. Raporti më i ri i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës konfirmon se nga viti 2018 Republika e Maqedonisë së Veriut veçohet nga vendet e tjera të ish-Jugosllavisë përmes presionit të zvogëluar dhe ndjekjes së gazetarëve. Në raportin më të ri të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thuhet se nga viti 2018 Republika e Maqedonisë së Veriut veçohet nga vendet e tjera të ish Jugosllavisë përmes presionit të zvogëluar dhe ndjekjes së gazetarëve. Në raportin…

Lexo më Shumë