Kthimi i lirisë dhe demokracisë në vend si një nga prioritetet kryesore të Lidhjes Socialdemokrate është i pranuar dhe i përkrahur nga tërë bota.
Raporti më i ri i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës konfirmon se nga viti 2018 Republika e Maqedonisë së Veriut veçohet nga vendet e tjera të ish-Jugosllavisë përmes presionit të zvogëluar dhe ndjekjes së gazetarëve.
Në raportin më të ri të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thuhet se nga viti 2018 Republika e Maqedonisë së Veriut veçohet nga vendet e tjera të ish Jugosllavisë përmes presionit të zvogëluar dhe ndjekjes së gazetarëve.
Në raportin e APKE-së theksohet situatata në Maqedoninë e Veriut në vitin 2017, kur gazetarë janë rrahur derisa kanë mbuluar demonstratat para parlamentit.
Gjithsej 21 gazetarëve u janë dërguar kërcënime ose janë penguar në raportimin në vendin e ngjarjes.
Në raporti ceket se ish lideri i partisë VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski i ka përshkruar kundërshtarët e tij si tradhtarë, edhe krahas serisë së sulmeve ndaj mediumeve në shkurt të vitit 2017.
LSDM-ja dhe qeveria të cilën e udhëheq, ka arritur t’i japë fund dhunës ndaj gazetarëve dhe të sigurojë liri të mediave.
Sot angazhimet e LSDM-së për mediume të lira po konfirmohen.
Derisa 11 vjet nuk guxohej të flitet,e kemi institucione të robëruara, mediume dhe të drejta të njeriut të rrezikuara, ndarje dhe tensione etnike, sot jetojmë në shtet të lirë.
Përparimin që e ka arritur shteti i ynë në pjesën e lirive të mediumeve, qartë e tregon angazhimin tonë për mediume të lira, profesionale dhe të pavarura.
Liria e mediumeve për ne është prioritet kulmor dhe do të vazhdojmë me përkushtim ta sigurojmë në të gjithë nivelet.
Reformat duhet të vazhdojnë në interes të shtetit, mediumeve dhe qytetarëve.
Pres konferencë e Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM



