Drejtoria e Doganave të Serbisë në bashkëpunim me përfaqësues të Drejtorisë për polici kriminalistike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi kanë konfiskuar 6.5 kilogram heroinë, të fshehur në një makinë “Ford Fiesta” e drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë A.Z (55).
Siç njofton agjencia shtetërore, AIM, droga në makinë është zbuluar pas kontrollit të kryer në veturë, sipas raportimeve, heroina ishte e ndarë në 12 paketime
Pasi zbuluan drogën, zyrtarët policorë e kanë arrestuar shtetasin, A.Z nën dyshimet për veprën penale “prodhim i paligjshëm dhe tregti me drogat dehëse” dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.



