Author: Hamdi Kumanova

Është e papranueshme në Evropën e sotme të të drejtave të njeriut, që dhjetëra gazetarë të sulmohen fizikisht, të mbyllen padrejtësisht, e madje edhe të vriten, ndërsa përgjegjësit për këto krime më së shpeshti të kalojnë pa dënime. Kërcënimet, shqetësimet, kufizimet ligjore dhe administrative dhe presionet e panevojshme politike dhe ekonomike ndaj gazetarëve janë të zakonshme, thuhet në raportin e APKE-së, kushtuar kërcënimeve për lirinë e mediumeve dhe sigurinë e gazetarëve në Evropë, njofton korrespodenti i MEDIAL-s nga Strasburgu. Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, britaniku Xhorxh Fuleks vlerëson se të gjitha vendet-anëtare të Këshillit të Evropës duhet…

Lexo më Shumë

Ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO me procedurë urgjente në Parlamentin spanjoll vështirë se mund të ndodh deri më 12 shkurt, por kjo nuk është e pamundur, deklaroi sot ambasadori i Spanjës në Shkup, Emilio Lorenco. “Qeveria e re spanjolle tani më e ka dërguar Protokollin deri tek Parlamenti me kërkesë që të ratifikohet me procedurë të shpejtë. Por. duke e pasur parasysh se ka dy dhoma në Parlament, ndërsa Protokolli duhet të kalojë edhe në Komisionin për punë të jashtme dhe më pas edhe në seancë plenare, vështirë është të pritet se do të…

Lexo më Shumë

Zaevi dhe LSDM-ja duan së shpejti të sjellin Ligj i cili do ta amnistojë krimin e tyre. Kjo vetëm e tregon frikën e LSDM-së dhe Zaevit nga qeverisja e të drejtës dhe shtetit të drejtë. Dëshmi e fundit për atë është skandali në të cilin shihet si prokuroria e Ruskovskës e ka amnistuar kush e di se për cilën herë krimin e Zaevit në rastin me ryshfetin e votuesve nga viti 2014. Ky rast u hap dhe u mbyll me procedurë të shpejtë, pa mësuar opinioni me rezultat përfundimtar, lirimin e Zaevit nga aktakuza. Zaev nuk është i amnistuar vetëm…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme diku rreth orës 9 të mëngjesit në rrugën Otokar Kershovani në afërsi të Rektoratit janë përfshirë nga zjarri tri makina. Fillimisht zjarri ka shpërthyer në makinën Opel Korsa, supozohet nga ndonjë defekt dhe më pas zjarri ka kapluar edhe dy makina të tjera të parkuara në afërsi të Opel Korsa. Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, por vetëm është shkaktuar dëm material tek makinat të cilat pjesërisht u përfshinë nga flakët.

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Brendshme Naqe Çulev, flet për parregullsitë me resurset njerëzorë në MPB. Ai njoftoi se ka formuar një Komision të posaçëm, ndërkohë që ka njoftuar edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Në komision sipas Çulev janë përfshirë edhe përfaqësuesit e sindikatës së policisë. Komisioni ka shqyrtuar mbi 1800 vendime me çrrastë ka konstatuar shumë shkelje, si marrëveshjen kolektive dhe Ligjin për Punë të Brendshme.

Lexo më Shumë

Prokurori Burim Rrustemi si dëshmitar tek “Zhvatja”, njoftoi se ish shefja e tij Katica Janeva i ka kërkuar që tek rasti që ai e udhëhiqte “Banka Postare” të përgatis një raport për dëmin që është bërë dhe rasti të mbyllet, të akuzuarit të mos marrin dënime, raporton SHENJA. “Në një mbledhje jozyrtare, shkova te Kayica Janeva. Në një moment ajo ndau një mendim, se është duke menduar që ta verifikoj dëmin te ‘Banka Postare’, të paguhet dëmi, rasti të mbyllet dhe të akuzuarit të mos denohen. Pastaj në kolegiumin që u mbajt me kolegët, ajo e përsëriti këtë mendim, në…

Lexo më Shumë

Udhëtarë dhe shoferë të një automobili dhe një autobusi janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Kumanovë – Tabanoc, informoi sot MPB-ja. Aksidenti ka ndodhur në orën 21.50 në autostradën Kumanovë – vendkalimi kufitar, Tabanoc, para unazës për në Kriva Pallankë mes autobusit “krafter”me targa të Kumanovës i drejtuar nga N.A. (39) nga Kumanova dhe një automjeti motorik “BMW” me targa nacionale bullgare, i drejtuar nga N.M. (28) nga Kumanova. Në aksident dy shoferët dhe 19 udhëtarë të autobusit kanë marrë lëndime të lehta, pas së cilës janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm për ndihmë mjekësore.…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët e Maqedonisë së Veriut zhvillohet pa ndalesa. Mjegull ka në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Shtip, Demir Kapi dhe në Strumicë. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore. Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, nëpër fushëgropa të caktuara me mjegull në mëngjes. Do të fryej erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë kohëpaskohshme e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut, nëpër male borë.

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se vendimi i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MShIA) për financimin e RTVM me të cilin është zvogëluar buxheti i servisit publik për këtë vit, është një precedent i rrezikshëm. Siç qëndron në komunikatën e SHGM-së, me buxhetin e parashikuar për vitin 2020, RTVM në vend që të ketë 0.9% nga buxheti shtetëror, sipas llogaritjeve, përsëri do t’i transferohen 0.8% ose rreth 14.5 milion euro. Sipas zgjidhjes ligjore, buxheti i RTVM-së duhej të rritet në mënyrë graduale, domethënë që këtë vit duhej të arrinte 0.9% dhe vitin e ardhshëm 1% nga buxheti i…

Lexo më Shumë

Ndryshimet klimatike në Maqedoni si temperaturat e larta, mungesa e të reshurave të borës dhe shiut etj kanë dhe do të kenë ndikim negativ edhe ndaj prodhimtarisë së mjaltit në vend. Pasojat mjedisore të ndryshimeve klimatike, siç janë valët ekstreme të nxehtësisë, ngritja e nivelit të detit, ndryshimet në reshjet që rezultojnë në përmbytje dhe thatësira, uragane intensive dhe cilësia e degraduar e ajrit, ndikojnë drejtpërdrejtë dhe indirekt në bletën sidomos në prurjet e saj apo sigurimin e mjaltit. Kështu mendon Driton Dikena, kryetar i shoqatës “Qyteti i Bletëve” nga Tetova, sipas të cilit, ndryshimet klimatike kanë aktivizuar alarmin e…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski nëpërmes një pres-konference potencoi se maskat e gjykatës “Lui Viton”, kanë rënë edhe atë nga një prokurore vepron në lëndë aktive. “Sipas dëshmitares, Lile Stefanova, prokurore në lëndën “Perandoria”, gjykatësja, Dobrilla Kacarska, në mënyrë të drejtpërdrejtë i është paraqitur tashmë të akuzuarës Katica Janeva për të ndikuar në hetime. Prokurorja Stefanova nën përgjegjësi të plotë morale dhe ligjore sot dëshmoi se Kacarska gjithnjë ka qenë prezente derisa është vendosur rreth kërkesës për paraburgim të një të dyshuari në rastin “Perandoria” dhe është interesuar për rrjedhën e procesit”, tha Arsovski. Arsovski shtoi se kjo është një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka qëndruar në Prizren me rastin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit, ku ka folur për mbarëvajtjen e bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Edhe pse kanë kaluar tre muaj negociata, Kurti nuk mendon që është vonë për arritjen e marrëveshjes dhe krijimin e qeverisë. Ai para gazetarëve në Prizren, ka thënë se e kupton që ka frustrim të madh, por tashmë janë afatet kushtetuese dhe qytetarët nuk do të presin më gjatë se në fillim të javës së ardhshme. “Mund të thuhet që ne jemi duke u zgjatur për vetëm një muaj me…

Lexo më Shumë