Nga fillimi i dhjetorit deri më datën 25 të të njëjtit muaj në vitin 2019 janë sjell 1.050 vendime, ndërsa në javën e fundit janë sjell dhe janë përpunuar 1.198 vendime, disa për sistemimin e vendeve më të ulëta të punës, të tjera për avancim. E tërë kjo ka ndodhur para vetë largimit të ministrit paraprak të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pa me këtë rast të respektohet Ligji për punë të brendshme dhe sistemi i konfirmuar për karrierë.
Për këtë gjendje në MPB sot në konferencë për shtyp informoi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili potencoi se me qëllim që të konfirmohet gjendja faktike është formuar komision, në të cilin ishin të anëtarësuar përfaqësues edhe të sindikatës policore përfaqësuese dhe e pavarur. Komisioni e ka shqyrtuar gjendjen në periudhën nga 1 dhjetori i vitit 2019 në konkludim me 3 janarin e vitit 2020, me ç’rast janë kontrolluar 1.750 vendime. Në raportin e përgatitur të detajuar komisioni ka konstatuar se në më shumë se 100 lëndë janë vërejtur lëshime nga zbatimi konsistent i Ligjit për punë të brendshme, marrëveshja kolektive dhe rregullorja për mënyrën e zbatimit të selektimit gjatë sistemimit, si dhe avancimi dhe mënyra e realizimit të sistemit të karrierës së punonjësve në MPB. Është konfirmuar edhe se ekzistojnë numër i madh i vendimeve të përgatitura në periudhën kur punonjësit mungonin nga vendet e tyre të punës, ishin në pushim mjekësor, pushim të paguar mjekësor ose të papaguar.
Sipas tij, përgjegjësia për kaosin e tillë, është tek Oliver Spasovski dhe udhëheqësia e tij me MPB-në.
Ministri Çulev paralajmëroi se do të ndërmerren aktivitete për largimin e paligjshmërive për çdo vendim individualisht.
Mes tjerash informoi se janë përgatitur vendime për sistemim në MPB për 130 persona nga DSK-ja paraprake, të cilët nuk janë ndërmarrë nga Agjencia për siguri kombëtare, ndërsa kanë marrë pagë në vendin e punës në subjekt që nuk ka ekzistuar juridik DSK.



