Author: Hamdi Kumanova

Hapësirë për panik nga virusi korona në vend nuk ekziston, por do të ndërmerren masa parandaluese dhe që nesër do të skanohen me kamerë terminale pasagjerët e fluturimeve nga Stambolli dhe Dubai, të cilët kanë lidhje me rajonin në Kinë ku është vatra e këtij virusi. Ky është konstatimi i Komisionit për sëmundje infektuese, që sot e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Komisioni për sëmundje infektuese, me rastin e rekomandimeve të reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e virusit korona, i cili tashmë epiqendrën e ka në Vuhan konstatoi se nuk ka hapësirë për panik. Ne nuk…

Lexo më Shumë

Aktivistët për mbrojtjen e ambientit jetësor, thonë se institucionet përkatëse në Maqedoninë e Veriut nuk disponojnë me kapacitetin e duhur që të inspektojnë përbërjen e mbeturinave që importohen në vend nga vendet e tjera, dhe për këtë arsye kanë kërkuar që me ligj të ndalohet importi i tërësishëm i mbeturinave që shfrytëzohen si lëndë djegëse, duke ngritur dyshimin se në mesin e mbeturinave ka dhe lëndë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Bllazhe Josifovski nga organizata joqeveritare “Ajde Maqedoni”, thotë se të dhënat që ka publikuar Radio Evropa e Lirë për importin e miliona ton mbeturinave nga Bullgaria dhe vendet…

Lexo më Shumë

Thuajse nëntë muaj pas aksionit që MPB e zbatoi në bashkëpunim me PTHP-në për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe në të cilin, sipas informatave të atëhershëm janë të përfshirë avokatë, drejtorë, bankierë, menaxherë dhe të punësuar në administratën publike, në opinion nuk ka kurrfarë të dhëna për atë se cilët janë këto persona, cila është lidhja e tyre konkrete me tregtinë me kokainë, a kanë kërkuar masa për sigurimin e pranisë së tyre në hetim, njofton portali MKD. MPB dhe Prokuroria Publike luajnë “ping-pong” për rastin dhe në fund kanë treguar se për të njëjtët kryhet parahetim i fshehtë…

Lexo më Shumë

Me afrimin e zgjedhjeve ka filluar edhe ashpërsimi i “fushatës” në teren. Sot rreth orës 12:30 minuta në fshatin Novaci të Manastirit, në afërsi të shtabit të VMRO-DPMNE-së është vërejtur e shkruar një parullë me mbishkrimin: “ Rada dhe Zaev shkatërrues të Maqedonisë, asnjëherë më në Novaci”. Policia dhe organet tjera kompetente kanë dalë në teren dhe po marrin masa për zbardhjen e plotë të rastit./Alsat

Lexo më Shumë

Ligji për Prokurorinë Publike do të dorëzohet në Kuvend shumë shpejtë, deklaroi në konferencën për shtyp kryeministri Oliver Spasovski duke i inkurajuar të gjitha partitë politike, grupet parlamentare dhe deputetët e pavarur të vazhdojë dialogu me Qeverinë. “Mendoj se pikërisht tani është momenti që të gjitha partitë politike, të gjithë përfaqësuesit e popullit në Kuvend të mbajnë përgjegjësinë e tyre, për shkak të asaj që nga njëra anë të gjithë bashkë kemi përgjegjësinë se çka do të bëjmë për të ardhmen e shtetit në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e dyta, se çka do të bëjmë…

Lexo më Shumë

BDI përgatitet për zgjedhje nga organizata amerikane NDI Në suaza të përgatitjeve për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, Bashkimi Demokratik për Integrim në bashkëpunim me Institutin Amerikan NDI, në Strugë po realizon këto ditë trajnim për 170 anëtarë të strukturave në kuadër të Degës së saj në Çair. Qëllimi i trajnimit është të stimulohet shërbimi organizativ i strukturave të subjektit politik në dobi të qytetarëve, si dhe të përvetësohen mekanizma të reja demokratike për perceptimin objektiv të kërkesave dhe nevojave të vazhdueshme të qytetarëve. Ditën e nesërme pjesëmarrësve do t’ju bashkangjitet edhe lideri i Bashkimit Demokratik për…

Lexo më Shumë

Institucionet Ndëshkuese Përmirësuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë vend për edhe 500 të dënuar. Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviq në lidhje me raportin e fundit të EUROSTAT, në të cilin theksohet se në 100 mijë qytetarë në vendin tonë ka 146 të burgosur, në një deklaratë për MIA-n thotë se momentalisht në INP dënimin e vuajnë 1883 persona, gjegjësisht 13 persona nën kujdes, nga kapaciteti i përgjithshëm prej 2384 shtretërve. Nga ana tjetër drejtori Stojanoviq, theksoi se momentalisht masën e paraburgimit e kryejnë 291 persona, gjegjësisht kapaciteti total i burgjeve për këtë masë është…

Lexo më Shumë

Sot diku rreth orës 09:45 minuta një këmbësor i rastit ka denoncuar se në Lumin Vardar në afërsi të Qendrës Sportive “Jane Sandanski” ka vërejtur një trup të pajetë. Pjestarë të policisë dhe ekipet tjera kompetente menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe klane nxjerr nga uji trupin e pajetë, ndërsa nga ekipi i ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekje pa shenja dhune. Gruaja është e moshës rreth 50 vjeçe.

Lexo më Shumë

Është pranuar kërkesa e VMRO-DPMNE-së, që Ljubomir Joveski të jetë pjesë e debatit në miratimin e Ligjit të Prokurorisë Publike. Kryeprokurori Joveski do të jetë pjesë e debatit të martën, përcjell TV21. Në debatin në të cilin përpos grupeve të punës nga partitë politike do të jetë tashmë edhe kryeprokurori do të prezantohen pikëpamjet e ekspertëve për ligjin, për të cilin qeveria dhe opozita nuk mund të pajtohen assesi. Takimi i fundit mes opozitës dhe pozitës dështoi për arsye se opozitarja VMRO-DPMNE kërkonte që në takim të jetë edhe Joveski. Lideri i opozitës, Hristian Mickoski dje pohoi se nuk kanë…

Lexo më Shumë

Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha të diellit, pasdite me erë të lehtë deri të përforcuar mesatare nga drejtimi jugor. Kah fundi i ditës në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës së të dielës kah dita e hëne në pjesën më të madhe të vendit, do të ketë reshje të shiut, ndërsa në malet më të larta të borës. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 5 deri në 1, ndërsa ajo e ditës prej 6 deri në 13 gradë. Në Shkup do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira.…

Lexo më Shumë