Me afrimin e zgjedhjeve ka filluar edhe ashpërsimi i “fushatës” në teren.
Sot rreth orës 12:30 minuta në fshatin Novaci të Manastirit, në afërsi të shtabit të VMRO-DPMNE-së është vërejtur e shkruar një parullë me mbishkrimin:
“ Rada dhe Zaev shkatërrues të Maqedonisë, asnjëherë më në Novaci”.
Policia dhe organet tjera kompetente kanë dalë në teren dhe po marrin masa për zbardhjen e plotë të rastit./Alsat



