Marrëdhëniet midis Italisë dhe shtetit tonë janë solide, por ekzistojnë kushte konkrete për përmirësimin e tyre, konstatuan në takimin e sotëm ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi dhe ambasadori i Republikës së Italisë, Karlo Romeo.
Në takim, siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, edhe njëherë ishin konfirmuar lidhjet të cilat i bashkojnë të dy vendet dhe ishte thekuar mbështetja e Italisë në procesin tonë eurointegrues. Republika e Italisë, siç citohet, gjithnjë ka qenë një nga mbështetësit tonë kryesor në rrugën e integrimit drejt institucioneve dhe atë përmes procesit reformues të brendshëm të domosdoshëm.
Ministrja Mizrahi ka potencuar se të dy shtetet janë të lidhura edhe me zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes për siguri sociale të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2014, i cili mes tjerash përfshin sigurim pensional dhe invalidor të obligueshëm. Marrëveshja zbatohet me qytetarët e të dy shteteve dhe është nga vlera e jashtëzakonshme sepse u jep siguri qytetarëve të cilët qëndrojnë në shtetin tjetër.
Ambasadori Romeo ka thënë se shtetet kanë traditë të rëndësishme të bashkëpunimit në fushën politike, ekonomike, kulturore dhe lidhjet e fuqishme bilaterale me mjete të shumta dhe vizita institucionale në nivel më të lartë. Romeo, siç citohet në kumtesë e konfirmoi edhe mbështetjen e proceseve në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të cilat janë në drejtim të përparimit të sistemit për mbrojtje fëmijërore dhe sociale. .



