Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski bashkë me sekretarin ndërkombëtar, Timço Mucunski sot realizuan takim me Johanes Rej, drejtor i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Republikën e Maqedonisë.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin e VMRO-DPMNE-së me Fondacionin, gjendjen aktuale politike në shtet, europerspektivën maqedonase dhe sfidat me të cilat përballemi, si dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm me fondacionin i cili është në nivel të shkëlqyer dhe është me rëndësi të veçantë në periudhën para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në periudhën e ardhshme është kyçe.
Sa i përket situatës aktuale politike Mickoski i theksoi hulumtimet e mjerueshme të “Transparensi Interneshënëll” për perceptimin e korrupsionit sipas së cilës Maqedonia është në krye sipas korrupsionit në Ballkan si dhe ai e gazetës britanike me renome “Ekonomist” e cila e klasifikon shtetin tonë si “regjim hibrid”.
Ai potencoi se përcaktim kyç strategjik i VMRO-DPMNE-së është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por për shkak të korrupsionit të lartë dhe përfshirjes së funksionarëve të lartë shtetërorë dhe partiakë të LSDM-së në afera korruptuese rrezikohet perspektiva jonë evropiane. Kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi se pas fitores më 12 prill, Qeveria e re ka plan se si të menaxhojë me këtë problem të hidhur dhe ka plan se si ta vendosë Maqedoninë në rrugën e shpejtë për anëtarësim në Union.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se kushti i parë dhe kyç për të ardhmen evropiane të shtetit janë zgjedhje korrekte dhe demokratike më 12 prill, vullneti i qytetarëve duhet të respektohet.
Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së



