Këshilltari i “Aleancës për Shqiptarët” në Komunën e Kumanovës, Osama Muadini, ka kërkuar që gjimnazi “Sami Frashëri”, të dislokohet në ndërtesën e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”. Prej vitesh, nxënësit shqiptarë të këtij gjimnazi në Kumanovë, në mungesë të objektit shkollor, mësimet i zhvillojnë në hapësirat e ish Kombinatit bujqësor.
Muadini, propozimin e tij e ka arsyetuar me faktin se në shkollën fillore me mësim në gjuhën maqedonase “Vuk Karaxhiq”, mësojnë vetëm 114 fëmijë, kurse këtë vit janë regjistruar vetëm 9 nxënës në klasë të parë, ndërsa gjimnazi “Sami Frashëri” ka 1200 nxënës shqiptarë.
“Propozoj që kjo shkollë t’i lihet në shfrytëzim gjimnazit “Sami Frashëri”, kurse nxënësit e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq” të dislokohen në shkollën më të afërt për të ndjekur mësimet dhe njëherë e përgjithmonë t’i jepet fund problemit. Kërkojë që statute i shkollës “Vuk Karaxhiq” të dërgohet në Ministrinë e Arsimit dhe të shihet nëse kjo shkollë mund të funksionojë me numër aq të vogël të nxënësve. Ftoj ministrin që është nga qyteti ynë të merret me statutin e kësaj shkolle”, tha Moadini në Këshillin e Kumanovës.
Pas debateve të ashpra që ka shkaktuar ky propopozim mes Moadinit dhe këshilltarëve maqedonas, mbledhja e Këshillit është ndërprerë ndërsa propozimi nuk është hedhur në votim.
Data 26.09.2026
Aktuale
- Ambasadori i SHBA, Erinc Wendt nis sot zyrtarisht detyrën në Tiranë
- Mot me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu
- Truproja misterioze e Putinit: Një ‘Agjent 007’ në shërbim të presidentit rus
- Pasojat e vendimit të Gjykatës Speciale për ekonominë e Kosovës
- Gatishmëria për një Kosovë të Fortë: Rrahman Rama Flet për Projektligjin e Dhomave të Specializuara
- Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH
- Revolucioni i Karikimit: Geely prezanton sistemin që ngarkon baterinë e makinës elektrike në vetëm 4 minuta e 30 sekonda
- Shfaqja e rrallë e Hënës së Korrjes dhe Saturnit në qiellin e fundjavës



