Ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të NP “Drislla” sot zyrtarisht e ndërmori funksionin, bëri të ditur në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
“Gjatë ditës së sotme në zyrën time kisha takim me ish drejtorin dhe tani ushtrues i ri i detyrës drejtor i deponisë, zyrtarisht ishin ndarë vendimet. Për momentin po realizohet regjistrim për pranim-dorëzim të aktiviteteve dhe unë pres se për një ose dy ditë do të përfundojë ai cikël me qëllim që Qyteti të vendosë edhe udhëheqje faktike ndaj ‘Drisllës’, theksoi Shilegovi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve rreth informacionit që ishte publikuar në medie se në vend në periudhë prej dy viteve janë importuar rreth shtatë milionë tonë mbeturina, ai theksoi se nga ajo që e kishte mësuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor, nuk bëhet fjalë për mbeturina të cilat deponohen, por mbeturina të cilat përdoren për qëllime industriale.
“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e ka evidentimin e saktë edhe të sasive dhe të subjekteve dhe të numrit të lejeve të cilat janë dhënë, megjithatë pas asaj që prej atje më është thënë nuk bëhet fjalë për mbeturina të cilat deponohen, por për mbeturina të cilat përdoren për qëllime industriale, e dhënë që është kuriozitet dhe se është importuesi më i madhe paraqitet “Makstill”, ndërsa lëndë e importit të mbeturinave është hekuri i vjetër.
Kosta Naçevski është ushtrues i detyrës së Ndërmarrjes Publike “Drislla”, pasi paraprakisht nga pozita e drejtorit ishte shkarkuar Goran Angellovi. Regjistri Qendror dje edhe zyrtarisht e shënoi si ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike “Drislla”, Kosta Naçevski.



