Angellovska: Mund të përballemi me çdo rrezik që vjen nga koronavirusi Është herët të flitet me numra për dëmet financiare për shkak të koronavirusit, situata po ndiqet me kujdes, ndërsa Buxheti shtetëror është në kondicion të mirë në dy muajt e parë dhe kemi kapacitet në çdo moment të përballemi me çfarëdo lloj goditjesh, thotë ministrja e Financave, Nina Angellovska, përcjell Gazeta Express. Reagim fillestar, tha, pati në tregun e kapitalit, ndërsa tani për tani janë të mundshme pasoja eventuale në veprimtarinë e transportit dhe atë turistike për shkak të aranzhmaneve të anuluara, si dhe industrinë e lëkurës që bashkëpunon…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonia e Veriut ka të vendosur një sistem për përgjigje për përballje me valën e mundshme të emigrantëve, të gjitha institucionet përkatëse i aktivizojnë planet e tyre operative, është konstatuar në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim të sistemit për menaxhim me kriza. Me takimin e Komitetet drejtues, me të cilin kryesonte Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, dhe në të cilin morën pjesë Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike dhe koordinim me resore ekonomike, Milla Carovska, Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska,…
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se është i kënaqur me raportin e Komisionit Evropian, i cili vlerëson se vendi ynë ka bërë përparim të konsiderueshëm në të gjitha fushat dhe i rekomandon Këshillin të marrë vendim pozitiv. “Për mua ky është një konfirmim që njerëzit tanë, Parlamenti, Qeveria i kanë përmbushur detyrimet e tyre. Ajo që varet nga ne ka mbaruar dhe vetë raporti konfirmon se kemi dërguar porosi serioze se po vazhdojmë në rrugën evropiane. Me sa duket mendohet për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe reformat tjera që u përpunuan përmes ligjeve për reforma në administratën publike, vazhduan…
E enjtë, 5 mars, POINT RETAIL PARK – Shkup Të nderuar lexuesë, me kënaqësi ju informojmë se zgjerimi i vazhdueshëm i DM në Maqedoni vazhdon! Në të enjtën, 5 mars, në orën 10 do të hapen dyert e drogerisë së re dm në qendrën e re tregtare në Butel, POINT RETAIL PARK, bul. brigada maqedono-kosovare nr. 67 Në ditën e hapjes konsumatorët do të jenë në gjendje të gëzojnë në shopingun me: * zbritje deri në 15% NË GJITHÇKA, edhe produkteve tashmë në zbrtije * zbritje deri në 50% të parfumave të caktuara (në arkë…
Çështje për mjedisin jetësor nuk ka të bëjë vetëm me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, ajo përfshin disa institucione të cilat duhet të jenë të kyçura në këtë domen. Ligjet tona të tanishme nuk janë aspak të këqinj, janë të mirë. Por, nuk mjafton vetëm të shkruhen, duhet të zbatohen akoma më mirë, konkludoi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, në debatin ” Mbrojtje juridike e natyrës dhe mjedisit jetësor dhe mbrojtje gjyqësore e së drejtës së mjedisit të shëndetshëm jetësor” në ASHAM. Ai theksoi se ligjet, të cilat kanë të bëjnë me mjedisin…
Benzina prej sonte në mesnatë do të lirohet për tre, ndërsa diseli për 2,5 denarë për litër, vendos sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 64, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të arrij 66 denarë. Një litër EURODISEL (D-E V) do të shitet për 56, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 45 denarë. Për 3,175 denarë lirohet edhe mazuti M-1 NS, dhe një kilogram do të kushtojë 30,390 denarë. Në periudhën e fundit shtatëditore çmimet e derivateve të naftës shënojnë ulje edhe te benzina mesatarisht prej rreth 10,40 për qind, te…
Programi ekonomik i LSDM-së për mandatin e ri mes tjerash parashikon 600 milionë euro për zhvilli të biznesit, për firmat, për vennde të reja pune, për inovacione, për startape, për të rinjtë, për punë në shtëpi, në atdheun tonë. Mbështetjen për investime vendore dhe të huaja e rrisim dhe e projektojmë në vlerë prej 300 milionë euro deri në fund të mandatit. Kësaj ia shtojmë edhe 300 milionë euro mjete evropiane për zhvillim të ekonomisë vendore. I përparojmë kushte për punë në industrinë TI e cila është gjenerator në mijëra vende ve të punës të paguara mirë. Deri në vitin…
Ministria e Kulturës informon se Komisioni i përbërë nga: Trajçe Bllazhevski, Imer Bajrami, Xhemil Bektoviç, Agron Saliu dhe Aleksandar Andovski, i shqyrtoi kërkesat e arritura të Konkursit për financimin e projekteve me interes nacional nga sfera e veprimtarisë ndërkombëtare për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ekspozitën e 17-të internacionale të arkitekturës në Venecia vendosi që përfaqësuesi i vendit tonë për këtë vit të jetë projekti i zyrës së projektimit “Bina arkitektura SHPKPV” i titulluar “SEGA” nga autori Bekir Ademi së bashku me grupin e bashkë autorëve: Ana Rafaillovska, Jordan Shishovski, Amine Ademi, Enis Abovski, Enes Sever, Dren…
Ministri i kulturës Hysni Ismaili sot në kabinetin e tij realizoi takim me kryetarin e komunës së Probishtipit Dragan Anastasov. Në takim kryetari e njoftoi ministrin me projektet në vazhdim të cilat komuna i realizon në drejtim të përmirësimit të gjendjes në fushën e kulturës, siç është projekti për rindërtimin e plotë të sallës së kinemasë ,,Rudar” dhe ndërtimin e muzeut rajonal shkencor për minerale të rralla, kështu që mbledhja mbi 250 eksponate së shpejti do të merr hapësirë të vet origjinale. Me realizimin e projekteve komuna e Probishtipit do ta pasuron ofertën e vet autentike turistike. Ministri Ismaili përsëri…
Iniciativa “Mini Shengeni” është i mirë për qytetarët dhe integrimin ekonomik në mbarë rajonin e Ballkanit perëndimor (BP), por disa vende nuk marrin pjesë për shkak të mbivlerësimit dhe konsiderojnë se kjo është ndërlidhje për Beogradin, vlerësuan në “Kopaonik biznes forum” ish-përfaqësues të lartë zyrtarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Siç lajmëroi korrespondenti i MEDIAL-s nga Beogradi, në ngjarjen speciale “Vizioni i Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2030”, vetëm ish-presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq deklaroi se iniciativa “Mini Shengeni” është term i gabuar, si dhe se integrimi rajonal mund të arrihet vetëm nëse marrin pjesë të gjitha gjashtë…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u takua me Sali Limanin, kandidat për ambasador të ardhshëm të vendit në Kazakistan, njofton Pres shërbimi qeveritar. Kryeministri Spasovski, Limanit i uroi përfundim të suksesshëm të përgatitjeve para ikjes në detyrë si ambasador, si dhe sukses në aktivitetet paraprake si ambasador i vendit ynë në Kazakistan. “Kur do ta pranojë funksionin e ambasadorit, Sali Limani do të jetë ambasadori i dytë në Kazakistan, shtet me potencial të gjerë për bashkëpunim”, theksohet në komunikatë.
Një shkupjan 26-vjeçar është dërguar në spitalin e Gostivarit pasi që ka gëlltitur tableta ekstazi të cilat policia i gjeti tek ai dhe dy persona të tjerë, ndërkaq për çka i privoi nga liria dje pasdite në rrugën Gostivar – Kërçovë. Sipas Buletinit policor, dje në orën 17:30 në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në udhëkryqin e Zdunjes, nëpunës policorë i privuan nga liria M.D.(26) nga Shkupi, A.S.(23) nga Pehçeva dhe një femër 17-vjeçare nga Shkupi sepse gjatë kontrollit të tyre dhe automjetit të tyre “hjundai” me targa të Shkupit, u gjetën tableta ekstazi. “Dy femrat janë mbajtur në stacionin policor Gostivar…

