Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u takua me Sali Limanin, kandidat për ambasador të ardhshëm të vendit në Kazakistan, njofton Pres shërbimi qeveritar.
Kryeministri Spasovski, Limanit i uroi përfundim të suksesshëm të përgatitjeve para ikjes në detyrë si ambasador, si dhe sukses në aktivitetet paraprake si ambasador i vendit ynë në Kazakistan.
“Kur do ta pranojë funksionin e ambasadorit, Sali Limani do të jetë ambasadori i dytë në Kazakistan, shtet me potencial të gjerë për bashkëpunim”, theksohet në komunikatë.



