Maqedonia e Veriut ka të vendosur një sistem për përgjigje për përballje me valën e mundshme të emigrantëve, të gjitha institucionet përkatëse i aktivizojnë planet e tyre operative, është konstatuar në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim të sistemit për menaxhim me kriza.
Me takimin e Komitetet drejtues, me të cilin kryesonte Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, dhe në të cilin morën pjesë Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike dhe koordinim me resore ekonomike, Milla Carovska, Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, Ministri i Shëndetësisë Dr. Venko Filipçe, Zëvendësministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijel, Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku, përfaqësues të Zyrës së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë Së Veriut, u theksua se Qeveria me vëmendje është duke e monitoruar situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët e vendit tonë në NATO dhe BE.
Republika e Maqedonisë së Veriut, siç thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar, ka krijuar një sistem nga kriza e mëparshme e refugjatëve dhe ai sistem është i gatshëm dhe funksional për t’ju përgjigjur sfidave me të cilat mund të përballemi si një vend transit.
“Në vitin 2019 është vazhduar situata e krizës në kufirin jugor, dhe sipas këtij vendimi, të gjitha institucionet që kanë detyrime nën kushte të presionit të shtuar në kufijtë tanë po e forcojnë praninë dhe angazhimin e tyre. Që nga sot, numri i personave të policisë dhe ushtrisë të vendosur në kufirin jugor është rritur dhe planet operative për angazhim shtesë janë konfirmuar në rast të rritjes së mëtejshme të numrit të emigrantëve”, theksohet në deklaratë.



