Author: Hamdi Kumanova

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, informojnë nga Kabineti i shtetit. Në këtë rast presidenti Pendarovski, iu falënderua ministrit Radman për vizitën dhe për angazhimet e vazhdueshme dhe të qarta të Kroacisë dhe të kryesimit aktual kroat për hapjen e negociatave aderuese për anëtarësim para Samitit të Unionit në Zagreb në muajin maj. Pendarovski njëherit ka shprehur pritje për metodologjinë e re të negociatave aderuese për anëtarësim. Në takim, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit, u këmbyen mendime për marrëdhëniet gjithëpërfshirëse bilaterale mes dy shteteve, me ç’rast u vlerësua…

Lexo më Shumë

Raporti më i ri i Komisionit Evropian përsëri është me vlerësim pozitiv për reformat në gjyqësor, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë raport sipas Ministrisë së Drejtësisë, është theksuar se shteti ka ofruar rezultate të dukshme me fokus të veçantë në reformat gjyqësore dhe hetimet proaktive, ndjekjen penale dhe gjykime përfundimtare për raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë raste të nivelit të lartë. Në raportin e KE-së, gjithashtu, siç potencojnë nga ministria është shënuar se ekziston “progres i dukshëm i realizuar gjatë përforcimit të pavarësisë së gjyqësorit”. Për konstatimin e tij raporti i referohet Komisionit…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga katër partitë politike, LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja dhe Lëvizja Besa për propozimin e anëtarëve nga radhët e tyre në këshillat zgjedhor. Kërkesën e kanë bazuar në dispozitat e Kodit zgjedhor të cilat përcaktojnë se cilat parti mund të zgjedhin përfaqësues në trupat që zbatojnë procesin në vendvotime. Ky institucion konfirmon se nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Aleancës për Shqiptarët për të pasur anëtarë në këshillat zgjedhor, pasi ajo nuk i ka plotësuar kriteret formale-juridike, konkretisht, nuk ka pasur nënshkrim. Vendimi i KSHZ-së vjen disa ditë pasi Aleanca për Shqiptarët, me arsyetimin e koalicionit…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se një viti nga seanca e parë gjyqësore për gjykimin për lëndën “Talir”, e cila ka të bëjë me financimin joligjor të partisë VMRO-DPMNE, sot në Gjykatën penale në Shkup palët mbajtën fjalime hyrëse. Rast, për shkak të ndryshimit të përbërjes së këshillit gjyqësor filloi nga fillimi dhe e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja, Lençe Ristevska. Në fjalën hyrëse, prokurorja Ristevska tha se do të dëshmohen se si të akuzuarit kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për financimin e partisë politike VMRO-DPMNE, që është në kundërshtim me dispozitat ligjore për financimin e partive…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon kërcënimet dhe fyerjet mbi gazetaren e gazetës Slloboden Peçat, Mirosllava Burns nga Laste Ivanovski, i punësuar në Drejtorinë Doganore. Gjatë ditës së djeshme Ivanovski nëpërmjet të rrjetit social Facebook ka fyer rëndë dhe iu është kërcënuar gazetares Burns. Kjo mënyrë e papërshtatshme e komunikimit dhe ngacmimit është e papranueshme dhe paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për lirinë e fjalës. Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme t’i merr të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti. Njëkohësisht, duke marrë parasysh se kërcënimet janë bërë nga ana e një punonjësit shtetëror kërkojmë nga zyrtarët në…

Lexo më Shumë

Në adresë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri tani janë dorëzuar gjashtë lista kandidatësh nga grupime qytetarësh. Bëhet fjalë për kandidatë të pavarur për deputetë që do të konkurrojnë në zgjedhjet e 12 prillit. Siç mëson INA, gjashtë lista të pavarura me kandidatë janë dorëzuar në njësitë rajonale të KSHZ-së. Kandidatët e pavarur deri më 6 mars duhet të grumbullojnë nga 5 mijë nënshkrime në një njësi zgjedhore për të fituar të drejtën e konkurrimit. Ndërsa partitë duhet që listat me deputetë ti dorëzojnë deri më 12 mars, përcjell INA. Emilija Geleva është kandidate e pavarur për deputete e cila…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me përfaqësues të Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski” – Shkup dhe të Shoqatës së profesorëve të gjuhës franceze të Republikës së Maqedonisë me rastin e shënimit të 50 vjetorit të formimit të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, e pranoi ftesën për të qenë patronat i aktiviteteve frankofone në vendin tonë në vitin 2020. Në takim profesorët e kanë informuar presidentin për aktivitetet e shoqatës në vigjilje të shënimit të 20 marsit – Ditës ndërkombëtare të frankofonisë dhe të 50 vjetorit të formimit të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, për statusin e mësimit të gjuhës…

Lexo më Shumë

Kryetari i grupit Përtëritja e Evropës në Parlamentin Evropian, Daçian Çollosh në një tekst në gazetën ditore franceze “L’Opinion”, e theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke potencuar se me “rëndësi thelbësore” është që “kushtëzimi negativ të shkojë së bashku me atë pozitiv”, njoftoi korrespondenti i MEDIAL-s. “Në vitin 1986, për çështjen për pranim të Spanjës dhe Portugalisë, Simone Vej, kryetari i atëhershëm i Grupit liberal në Parlamentin Evropian, sqaroi se kapaciteti i Bashkimit Evropian që të jetë i hapur dhe solidar dhe të tërheq anëtarë të rinj, në aspektin kulturor dhe politikë të afërt, do ta bëjë më…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian qëndron fuqimisht në rekomandimet e tij për hapje të bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë dhe shpresoj se vendet-anëtare dhe Shqipëria do të arrijnë vendim pozitiv në javët në vijim, porositi eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji pas publikimit të raporteve për progresin e dy vendeve. “Pas miratimit të metodologjisë së rishqyrtuar në shkurt, sot i prezantojmë raportet tona të azhurnuara për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ato tregojnë se vendet e kanë përforcuar punën e tyre dhe kanë dhënë rezultatet të prekshme të qëndrueshme në sferat kyçe të vërtetuara në konkluzionet e Këshillit nga qershori…

Lexo më Shumë

Sot në mesditë ka ndodhur një incident afër Sheshit Skënderbeu në Shkup. Burime policore të Gazetës Lajm thonë se incidenti ka ndodhur rreth orës 12 e 30 minuta te parkingu përballë QT Mavrovasja, në drejtim të Çarshisë së Shkupit. Dëshmitarët okularë kanë thënë për gazetën tonë se një i ri ka shtënë me revole ndaj një pjesëtari të Policisë për Intervenim të Shpejtë (ish Alfa), i cili poashtu ka folur shqip. Për fat të mirë nuk ka të plagosur e as viktima. Sulmuesi është arrestuar menjëherë dhe është dërguar në stacion policor.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk ka pacientë të rinj me indikacione të koronavirusit. Pacientja e vetme te e cila ishte konfirmuar koronavirus është mirë, është në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe tashmë tre ditë nuk ka temperaturë, që domethënë se situata po stabilizohet dhe ajo po shërohet. Karantina, gjegjësisht izolimi po realizohet mirë dhe pa probleme. Nuk ka probleme në pjesën e mbikëqyrjes policore. Këtë në konferencën e sotme për medie e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili theksoi se epidemiologët janë në kontakt të rregullt me njerëzit në izolim shtëpiak. “Ka sasi të mjaftueshme të testeve,…

Lexo më Shumë

Një këmbësor sot është shkelur në rrugën “Kirili dhe Metodi” në Qendrën tregtare “Ramstor Moll”. Në të ka goditur një veturë e tipit “audi” me tabela të Shkupit. I lënduari është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”. Aksidenti është paraqitur në SPB- Shkup në ora 11:20. Nga MPB informojnë se mbikëqyrja në vendin e ngjarjes është në vijim e sipër.

Lexo më Shumë