Një këmbësor sot është shkelur në rrugën “Kirili dhe Metodi” në Qendrën tregtare “Ramstor Moll”. Në të ka goditur një veturë e tipit “audi” me tabela të Shkupit.
I lënduari është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”.
Aksidenti është paraqitur në SPB- Shkup në ora 11:20.
Nga MPB informojnë se mbikëqyrja në vendin e ngjarjes është në vijim e sipër.



