Author: Hamdi Kumanova

Ka ndërruar jetë ish-anëtari dhe deputeti i Partisë Demokratik Shqiptare (PDSH), Agim Ramadani nga Zhelina e Tetovës. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur djali i tij, Venhari: “Të nderuar miq dhe familjarë, babai, Agim Ramadani, nuk është më fizikisht në mesin tonë. Zoti e deshi atë afër vetes. Varrimi do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Zhelinë pas namazit të drekës”. Agim Ramadani ka qenë deputet në përbërjen e vitit 2006-2008 të Parlamentit të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Pas rastit të dite më parë kur për tentim përdhunimi të një të miture, në pranga u vu S.M, të cilit iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, mbrëmë, në SPB Tetovë është denoncuar edhe një rast tjetër i tentimit për përdhunim të një të miture. E ëma e të miturës, mbrëmë në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, ka denoncuar se ditë më parë, personi me iniciale N.N., nga rrethina e Tetovës, ka tentuar të përdhunojë vajzën e saj 13 vjeçare. Pas denoncimit, në policinë e Tetovës është thirrur personi i lartpërmendur i cili është mbajtur për…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i verifikimit publik në Listën Zgjedhore më 26 shkurt e deri më 1 mars, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) 2.613 qytetarë i kanë verifikuar të dhënat e tyre. Më shumë votues i kanë verifikuar të dhënat e tyre në zyrat e KSHZ-së në Demir Hisar – 217, në zyrat rajonale në Strumicë – 181, në zyrat në Krushevë – 175, në Prilep – 164, në Manastir 159 dhe në Kërçovë – 131. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në këtë…

Lexo më Shumë

Mediumet dje informuan se një person ka shtënë ndaj policisë dhe pastaj është arrestuar, mirëpo policia sot ka dalur me njoftim zyrtar për këtë rast, ku thuhet se policia ka shtënë dy herë në ajër e jo personi në fjalë. “Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:30 minuta në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin E.SH. 31 vjeç nga fshati Shishovë i Komunës së Sarajit, ndaj të cilit ka pasur urdhër-arrest të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup”, ka njoftuar MOB. Personi në fjalë është vërejtur nga zyrtarët policorë, të cilit i kanë dhënë urdhër që të…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp duke komentuar raportin pozitiv të KE-së për Maqedoninë e Veriut theksoi se është radha që Evropa të përmirësojë gabimin dhe të jep datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. “Jemi të përgatitur për fillimin e bisedimeve. Duhet të mundësojmë vazhdimi të vendimeve të zgjuara dhe të guximshme. Duhet së bashku të vazhdojmë, në mënyrë që deri më 2024 të hapim 80% të kapitujve me BE-në. Ne për 6 vite do të përfundojmë bisedimet me BE-në”-tha mes tjerash Zaev.

Lexo më Shumë

Vendimi për të ndryshuar emrat e dy shkollave në Çair është zbatuar në mënyrë të paligjshme dhe duhet të korrigjohet, tha kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, duke u bërë thirrje institucioneve që të respektojnë Ligjin. “Një procedurë e paligjshme që Regjistri Qendror duhet të korrigjojë menjëherë, pasi nuk ka asnjë vendim nga Këshilli i Komunës së Çairit. Me procesverbalin e disa bordeve në shkolla, vendimi dhe materiali është dorëzuar jashtë rregulloreve ligjore. Unë u bëj thirrje institucioneve të ndjekin ligjin. Është e shkruar sesi mund të ndryshohet emri i shkollës. Nëse është vepruar sipas ligjit ajo është dëshira e shumicës…

Lexo më Shumë

Deri në këtë moment nuk ka kurrfarë rritje të numrit të emigrantëve në kufirin jugor përveç asaj që është e zakonshme për këtë periudhë të vitit, as nuk ka kurrfarë shenjash për ndonjë valë e cila këtyre ditëve do të shkojë drejt territorit tonë, theksoi presidenti dhe komandant suprem Stevo Pendarovski gjatë vizitës së sotme në Gjevgjeli të pjesëtarëve të armatës të cilët e sigurojnë kufirin jugor. Ai paralajmëroi se më 5 mars kjo çështje në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme, do të shqyrtohet nga BE-ja, pasi, siç tha, është me proporcione prej vitit 2015 dhe vitit 2016…

Lexo më Shumë

Gjendja në kufirin jugor është stabil, do të reagojmë në mënyrë preventive dhe sipas gjitha skenarëve të mundshëm, ka thënë sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në kazermën “Ilinden” ku ka informuar se gjatë fundjavës kanë filluar përgatitjet e rritjes së prezencës së policisë dhe armatës në linjën kufitare për shkak të kufirit turko- grek me emigrantët. “Për momentin presioni i kufirit tonë nuk është i shprehur si më parë, presioni kryesor është në kufirin greko-turk. Është fakt se shkakton tërheqje të caktuar të forcave greke të fokusohen në kufirin turk dhe kjo shkakton lëvizje të emigrantëve të cilët veçmë…

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë qendrore të partisë Alternativa, Driton Sulejmani i ka reaguar promovimit që po i bëhet ndërrimit të dy emrave të shkollave në Cair, transmeton Almakos. “ Lëvdratat për ndërrimin e dy emrave të shkollave për hiç më pak se 6 vite në fakt paraqet pranimin e dështimit me gojën e tyre. Procedura për ndryshimin e emrit të shkollës: thirrja e mbledhjes së këshillit të shkollës, marrja e vendimit nga ana e këshillit të shkollës, dërgesa e kërkesës deri te komuna përkatëse për ndryshimin e statutit të shkollës dhe marrja e vendimit nga këshilli i komunës, dërgimi i kërkesës…

Lexo më Shumë

Franca me optimizëm e sheh raportin e Komisionit Evropian, por edhe metodologjinë për zgjerim si bazë inkurajuese për miratimin e vendimit për fillimin e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut, ka theksuar ambasadori, Kristijan Timonie në takimin e sotëm me kryeministrin Oliver Spasovski, njofton Portalb.mk. Ashtu siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri në takim me Spasovskin tha se raporti mbaron me edhe një rekomandim për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe se ajo është rezultat i punës së përkushtuar dhe në periudhën e qeverisë aktuale, në të cilën janë mbyllur disa çështje të rëndësishme reformuese, në…

Lexo më Shumë

Me lidhje telefonike prej gjykatores në Gjermani, dëshmitari kyç, Remzie Bislimova, e cila jeton dhe punon në këtë shtet, në gjykimin “Titanik 3” ka dëshmuar se të akuzuarit, Ejup Alimi dhe Ismet Guri në zgjedhjet lokale në Çair i kanë vjedhur proces verbalet e votimit, njofton SDK, transmeton Portalb.mk. Bislimova nën betimit dhe me përkthyes gjyqësor në Gjykatën Themelore të Shkupit i është përgjigjur pyetjeve të prokurores Fatime Fetai. Ajo ka qenë anëtar i Komisionit Zgjedhor në Çair ku sipas akuzës, janë falsifikuar rezultatet nga votimi në dobi të BDI-së. Ejup Alimi është funksionar i lartë i partisë, njëri prej…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Penale sot vazhdon gjykimi për shkatërrimin e materialit zgjedhor “Titanik 3” kundër koordinatorit të grupit të deputetëve të BDI-së, Ejup Alimit dhe Ismet Gurit, anëtar i Komisionit Komunat Zgjedhor për Komunën e Çairit, në të cilën duhet me lidhje video-konferencë me Gjykatën në Gjermani të dëshmojë dëshmitarja Resmije Azemi. Avokati Mefail Arsllani, përfaqësues juridik i të akuzuarit Ejup Alimit, pas seancës paraprake gjyqësore tha se për dëgjimin e dëshmitares Azemi përveç seancës së sotme më 3 mars janë caktuar seanca gjyqësore edhe për 16 edhe 18 mars. Lënda gjyqësore për “Titanik 3”, një kohë të gjatë udhëhiqet…

Lexo më Shumë