Author: Hamdi Kumanova

Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën për furnizim të dy kamerave termale, pajisje për IPSH Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Feribile dhe pajisje personale mbrojtëse për Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera të përfshira në aktivitetet në lidhje me koronavirusin Kovid-19 dhe e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë që ta bëjë furnizimin. Me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Qeveria e angazhoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të përgatisë plan për shpërndarje të dezinfektuesve alkoolikë me spektër të gjerë të veprimit mikrobiocid deri te shkollat fillore dhe të mesme. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Qeveria…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut ose Kreu i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën për shtyp tha se tabela dygjuhëshe e vendosur në zyrën e Prokurorit Publik në Strumicë është vendosur gabimisht dhe do të hiqet. Duke ironizuar ai tha se në Strumicë nuk ka më shumë se 20 përqind të popullsisë etnike shqiptare. Zaev shtoi se tabelat dygjuhëshe ekzistojnë vetëm në mjedise ku qytetarët e përkatësisë etnike shqiptare janë më shumë se 20 përqind dhe shprehu besimin se bordet në gjuhën turke mund të instalohen edhe në Gostivar ose serbisht në Kumanovë. Të kthehemi më 11 janar të vitit 2018…

Lexo më Shumë

Oliver Spasovski: Si po shkojnë procedurat? Polici: Mirë, gjithçka po shkon sipas planit. Kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, vizituan vendkalimin kufitar në Tabanoc, për të parë se si po zhvillohen rekomandimet e Qeverisë, për kontrolle dhe marrje në pyetje tË udhëtarëve në përgjithësi, por sidomos ato që vijnë nga zonat e rrezikshme nga Koronavirusi. “Në vendkalimin kufitar Tabanoc që është një ndër pikat kufitare më të frekuentuara … vetëm për fundjavë kanë kaluar kaluar 250 udhëtarë të cilët kanë ardhur me transport të organizuar, me autobus dhe 70 të tjerë kanë ardhur në mënyrë individuale,…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski konsideron se nuk ka kurrfarë shenjash për ndonjë valë emigrantësh e cila këtyre ditëve do të vijë drejt territorit tone. Gjatë prononcimit të tij për media gjatë vizitës në Gjevgjeli të pjesëtarëve të armatës të cilët e sigurojnë kufirin jugor, Pendarovski paralajmëroi se më 5 mars kjo çështje do të shqyrtohet nga BE-ja, në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme, pasi, siç tha, është me proporcione prej vitit 2015 dhe vitit 2016 që një shtet veçanërisht i vogël i cili nuk është anëtar i BE-së, nuk mund ta zgjidhë vetë. Stevo Pendarovski, president “Sa…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Hajko Mas, ka reaguar pas publikimit të raportit të KE-së, duke thënë se shpreson që shumë shpejt të hapen negociatat me BE-në. Nëpërmjet një deklarate të shkruar, Mas ka thënë se, pas vlerësimeve pozitive të KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Gjermania angazhohet për fillim të shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE. Ai vlerëson se dy vendet kanë bërë progres dhe duhet të inkurajohen në rrugën e tyre, përmes vendimit pozitiv për hapjen e negociatave. Hajko Mas “Dy vendet kanë bërë progres të qartë në reformat kyçe, veçmas në forcimin e sistemit gjyqësor…

Lexo më Shumë

Këshilli i Komunës së Tetovës, në seancën e fundit të mbajtur para disa ditësh, miratoi propozim ndryshimin për ndryshim të orarit të punës të parkingut të qytetit, i cili shkaktoi shumë debat, e veçanërisht nga këshilltarët e opozitës, të cilët propozuan ndryshim tjetër, por nuk morën mbështetjen e shumicës. Sipas Sadat Alilit, drejtor i Ndërmarrjes publike komunale “Parkingu i qytetit Tetovë” përfituesit më të mëdhenj të këtij ndryshimi janë qytetarët. “Përfitues më të mëdhenj të ndryshimit të fundit të sjella nga ana e Ndërmarrjes publike ‘Parkingu i Qytetit Tetovë’ janë qytetarët, sepse është shkurtuar koha e pagesës gjatë orarit dimërorë…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti sot deklaroi se janë të gatshëm për valë eventuale të emigrantëve. “E ndjekim gjendjen tre ditëve të fundit dhe jemi në kontakt me organizatat tona partnere në Bullgarui, Turqi dhe Greqi. Tani për tani aktivitetet tona janë përqendruar në sigurimin e stoqeve rezervë dhe pranimin e valës së re të parë eventuale nëse do ta kemi. Ne gjatë ditës së djeshme me partnerët tanë, duke e përfshirë edhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut siguruam gatishmëri fillestare për 10 mijë emigrantë të cilët do të transitonin në shtet dhe nëpër…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhëna të reja për lindjet dhe vdekjet në tre mujorin e fundit të vitit 2019. Shifrat e rritjes natyrore në Maqedoninë e Veriut, për tremujorin e fundit të vitit 2019 janë mahnitëse. Sipas statistikave të publikuara, në tre muajt e fundit të vitit 2019 ka një dallim të madh mes komunave të pastra shqiptare dhe atyre maqedonase, shkruan gazeta KOHA. Në komunat maqedonase më së keqi qëndron Manastiri, duke pësuar ulje natyrore në 127 persona, pasuar nga Prilepi me 81, Gazi Baba me 60 dhe Ohri me 51. Ndërkaq, nëse në ato komuna…

Lexo më Shumë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) do të ngre padi penale kundër zëvendësministrit plotësues të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, nëse siç kumtoi sot, ai nuk ndalon me akuzat e pabaza për sigurinë e ushqimit dhe përhapjen e panikut te qytetarët. Nga AUV-ja i bënë thirrje Tripunovskit që të ndalojë të manipulojë publikun dhe të mbjellë gënjeshtra se ushqimi në vend nuk testohet dhe se është rrezikuar shëndeti i qytetarëve. “Konfirmim për përkushtimin në punën e AUV-së është fakti se pikërisht vitin e kaluar, nuk është evidentuar asnjë helmim me ushqim i cili ka përfunduar me mjekim…

Lexo më Shumë

Pacientja e cila ka koronavirus dhe që është në Klinikën për sëmundje infektive ndihet mirë dhe tani më katër ditë me radhë është pa temperaturë. Ngadalë hyn në fazë më stabile të sëmundjes. Nuk ka pacientë të rinj të cilët në këtë moment testohen për koronavirus, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili së bashku me kryeministrin Oliver Spasovski e vizituan vendkalimin kufitar Tabanoc me qëllim të kontrollit të sistemit për parandalim nga koronavirusi. Filipçe theksoi se gjatë ditës së djeshme kanë arritur edhe rezultatet e kontrolluara nga laboratori në Gjermani, me të cilin Ministria bashkëpunon dhe i konfirmuan…

Lexo më Shumë

Njësiti për tregti ilegale me drogë pranë SPB Shkup dje pas njohurive operative të marra paraprakisht, në afërsi të stacionit të fundit të autobusit në Hipodrom, ka kryer legjitimim dhe kontroll personal ndaj personit A.M. (27) nga fshati Bullaçanë. Gjatë kontrollit tek personi është gjetur një qese, në të cilën ka pasure dy qese polietileni e marihuanë dhe një vagë digjitale, kumtoi MPB. Pas sigurimit të urdhrit gjyqësor, siç informojnë nga MPB-ja, është kryer kontroll në shtëpinë e tij në fshatin Bullaçanë, ku është gjetur laboratori për prodhim të marihuanës, në të cilën janë gjetur 69 fidane të marihuanës me…

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE-ODIHR do ti monitorojë zgjedhjet parlamentare me 250 vëzhgues afat shkurtër. Tana de Zulueta, shefe e misionit vëzhgues tha se zgjedhjet do t’i ndjek edhe një mision i Parlamentit Evropian. Duke folur për ndryshimet e kodit zgjedhor ajo tha se janë pjesë e rekomandimeve të OSBE-ODIHR por duhet të pritet zbatimi i tyre për të dhënë vlerësim nëse janë implementuar siç duhet. Zulueta tha se lajmet e rrejshme do të jenë një sfidë serioze në këto zgjedhje. OSBE-ODIHR do ti ndjek edhe rrjetet sociale por jo në mënyrë sistematike, ndërsa shtoi se ndarja mes propagandës dhe lajmeve të…

Lexo më Shumë