VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni zyrtarisht listat me kandidatët e deputetëve për zgjedhjet e 12 prillit do t’i prezantojë në një ngjarje publike që do të mbahet të mërkurën më 11 mars. Paraprakisht kandidatët dhe bartësit e listave duhet të konfirmohen në mbledhjen e Komitetit Qendror që do të mbahet më 10 mars të martën bëri të ditur sot në konferencën për media lideri i partisë, Hristian Mickoski. Këto ditë, tha ai, po përfundojnë analizat në parti dhe marrëveshjet me partnerët e koalicionit dhe shumë shpejtë do të mund të dihen emrat e bartësve të listave. Në lidhje me riemërimin e dy…
Author: Hamdi Kumanova
Në pritjen e valës së re eventuale të emigrantëve, përgatitje po bëhen edhe në Qendrën e pranimit të azil kërkuesve në Vizbeg. Aktualisht në këtë objekt janë strehuar 75 emigrantë, të cilët janë në procedurë të miratimit të azilit në shtetin tonë. Ndonëse objekti tjetër i rinovuar është bosh, nga drejtoria thonë se kapaciteti i plotë është deri në 150 persona. Sipas Drejtorit të kësaj qendre, në dy muajt e fundit azil kanë kërkuar 97 refugjatë kryesisht nga Lindja e Mesme. Ai thotë se gjasat janë të ulëta që nga vala e re e mundshme të ketë emigrantë që do…
SPB Tetovë gjatë muajit shkurt të këtij viti në bashkëpunim me Stacionin policorë për Siguri në Komunikacion dhe Rrugë-Tetovë, në 7 aksione kontrolluese dhe aktivitete tjera të rregullta kontrolluese në Tetovë dhe rrethinë, kanë zbuluar dhe sanksionuar në mënyrë adekuate ligjore gjithsej 1752 lloje të ndryshme të shkeljeve, ose rreth 200 shkelje më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftojnë nga SPB-Tetovë, përcjell in7. Në këto aktivitete, për shkak të shkeljeve të konstatuara, nga trafiku janë larguar 54 automjete. Numri më i madhë i automjeteve të larguara edhe atë (49), kanë qenë për shkak të regjistrimit…
Maqedonia e Veriut këtë vit shënon progres në të drejtat politike dhe liritë qytetare, por edhe më tej mbetet në grupin e vendeve pjesërisht të lira, tregon raporti më i ri i organizatës joqeveritare amerikane “Freedom house” për lirinë në botë në vitin 2020. Në shkallën nga 1 (më keq) deri 100 (më mirë), vendi ndodhet në vendin e 63-të, që është për katër pozicione më mirë në krahasim me raportin për vitin 2019. “Fridom haus” thekson se “në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar janë mbajtur zgjedhje presidenciale korrekte dhe demokratike, të cilat kanë ndihmuar që të riparohet gabimi…
Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Reket” sërish u përplasen i akuzuari i parë Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe prokurorja Villma Ruskovska. Boki 13 edhe njëherë kërkoi që t’i ndërpritet paraburgimi, përcjell gazetaExpress. “Të nderuar, unë nuk do ta citoj Goce Dellçevin, por një shprehje të Ivo Andriq. “Vjen koha kur i mençuri hesht, i marri do të flas, të pandershmit do të pasurohen”, tha Boki 13. ProkurorjaVillma Ruskovska iu kundërpërgjigj: “Mos mendove në vetveten kur the të pandershmit?”. “Turp të keni”, reagoi Jovanovski. Pas përplasjeve të këtilla të cilat ishin në fund të seancës së…
Maqedonia Veriore e ka kryer detyrën e saj dhe tani e kanë radhën vendet anëtare, por mendoj se yjet po renditen dhe shpresojmë që më në fund të shohim vendim për të filluar negociatat për anëtarësim, tha Ambasadori i BE-së në vend, Samuel Zhbogar në një intervistë për TV 24, njofton Portalb.mk. “Vendi juaj e ka përmbushur detyrën e vet, duke i zbatuar të gjitha reformat, përfshirë edhe miratimin e Ligjit për Prokurori publike, kështu që tani radhën e kanë vendet anëtare. Gjithçka është në tryezë dhe ata do të duhet të flasin dhe të marrin vendim. Unë do të…
Për komunën e Gostivarit së bashku me 78 komuna të tjera janë ndarë 1.1 milion euro për përgaditjen e Projekt dokumentacionit teknik për rekonstruimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale në territorrin e komunës, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi. Sipas saj, komunës së Gostivarit dje janë dorëzuar dokumentet projektuese të përgaditura nga Ministria e financave për rekonstruimin e rrugëve për Ilindenska, Bajnicë e Poshtme dhe e Epërme dhe për rrugën nga fshati Zdunjë deri në fshatin Debreshë, të njejtat dokumentacione do të shfrytëzohen për aplikim në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve për të vazhduar më tej procedurat paraprake. “Për…
Vizita e ministrave të vendeve anëtare të BE-së nga grupi “Miqtë e zgjerimit”, sipas kryeministrit Oliver Spasovski, është shprehje e mbështetjes së madhe dhe të fuqishme të miqësisë së Maqedonisë së Veriut me vendet e prezantuara në grup, si dhe me të gjitha vendet tjera anëtar të Unionit dhe vjen në momente kur vendi ynë bëhet anëtar i NATO-s dhe kur presim vendim pozitiv për fillimin e negociatave me BE-në. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Spasovski sot e priti delegacionin nga “Miqtë e zgjerimit”, ministrat e punëve të jashtme të Polonisë – Jacek Caputoviç, të Letonisë – Edgars Rinkeviç, të Lituanisë…
Udhëtarët të cilët nga sot do të vijnë në vendin tonë me aeroplanët e “Vizer” nga Milano dhe Trevizo në aeroportet e Shkupit dhe në Ohër do të plotësojnë lokator kartë shëndetësore, njoftoi ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk. Udhëtarët do t’i plotësojnë pyetësorët në aeroplan dhe kjo është procedurë standard, ka thënë Filipçe, gjatë situatave të këtilla siç është koronavirusi, kurse avio kompania e ka pranuar masën. “Numri i personave të infektuar në Evropë është 3.365 pacientë,kurse vende të reja janë Andora, Latvia dhe Portugalia. Në pajtim me atë që ka persona të ri të sëmurë nëpër Evropë,…
Në zyrat rajonale të KSHZ-së po mblidhen nënshkrime për gjashtë lista të pavarura të kandidatëve për deputetë në Kuvend në zgjedhjet e caktuara më 12 prill. Sipas informacioneve të KSHZ-së, deri tani nuk ka njoftime për asnjë kandidat se mbledh nënshkrime në noter, që është dispozitë e re në Kodin zgjedhor me ndryshimet e fundit të miratuara para shpërndarjes së Kuvendit. Çdo votues nënshkrimin e tij mund ta jep për më shumë lista të kandidatëve për deputetë. Personat që e dorëzojnë listën duhet të kenë të drejtë votimi dhe vendbanim të përhershëm në territorin e njësisë zgjedhore, komunës ose Qytetit…
Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në pyetjen e gazetarit të in7 në lidhje me qëndrim e tyre për ndryshimin e emrave të shkollave në lagjjen e Çairit në Shkup, ka thënë se një verpim i tillë duket qesharak në prag zgjedhjesh pasi BDl-ja ka pasur të gjitha mekanizmat që ndryshimi i emrave të shkollave të bëheshin edhe më herëtm gjë që nuk e ka bërë. “Qesharake, qesharake është kjo, domethënë BDl që është në pushtet për 18 vite nuk i ndryshoi emrat e shkollave duke i pas të gjitha mundësitë, duke pasur edhe pushtetin lokal edhe pushtetin…
Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në një konferencë për shty pranë selisë së kësaj parti gjatë prezantimit të reformës së arsimit nëse kjo parti vjen në pushtet u përgjigj edhe pyetjes së gazetares së Alsatit për ndërrimin e emrave të dy shkollave në komunën e Çairit. Ai tha se për të nuk është problem ndërrimi i emrave por procedura sesi janë sjellë këto ndërrime. Unë nuk komentoj emrat, unë po komentoj procedurën. Nuk kam gjë kundër ndërrimit të emrave, por kundër procedurës. Nuk mund të jetë më e rëndësishme emrat e shkollave sesa cilësia e tyre. Për shembull…

