“Sot edhe në mënyrë solemne shpalosëm tabelën e re të shkollës fillore e cila mbanë emrin e heroit kombëtar “Imri Elezi”, në mesin e shumë miqve dhe bashkëluftëtarëve, familjarëve dhe vëllaut të dëshmorit, si dhe stafin e shkollës nxënës i të cilës ishte edhe Imriu. Bashkarisht me kryeparlamentarin, Talat Xhaferi, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, kryetarin e parë të Çairit, Izet Mexhiti, zv.kryeministrin, Bujar Osmani si dhe dy deputetët e zonës, z.Grubi dhe z.Alimi, kishim nderin të themi pak kundrejt veprës dhe sakrificës së madhe të figurës së Imri Elezit. Urime shkollës, familjes Elezi dhe të gjithë qytetarëve…
Author: Hamdi Kumanova
Fushata e dhurimit të librave: “Logos-A” dhe “Shkupi” për Shkupin!… Nuhi Dardhishta nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni në bashkëpunim me Shtëpitë botuese “Logos-A” dhe “Shkupi” me rastin e 7 Marsit – Dita e mësuesit, muajin mars e shpallin muajin e fushatës së dhurimit të librave në 30 shkolla fillore të Shkupit, nën moton: “Logos-A” dhe “Shkupi” për Shkupin!… Ai e potencoi qe pervec 3000 librave qe do te dhurohen ne 30 shkolla fillore te Shkupit, keto dy shtepi botues (“Logos A” dhe “Shkupi”) deri ne fund te vitit kjo fushate do te perfundoj me 22 Nentor para Kongresit…
Kryeministri Oliver Spasovski e priti ambasadorin jorezident të Republikës së Irlandës për vendin tonë Poll Mekgeri dhe i dëshiroi mandat të suksesshëm dhe aktivitete diplomatike në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit gjithëpërfshirës nga interesi i përbashkët për dy vendet. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Spasovski në takim theksoi se Maqedonia e Veriut lartë e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Irlandës për procesin tonë të integrimit evropian, i cili përfaqëson qëndrim për fillimin e negociatave aderuese sa më shpejtë që është e mundur. “Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski potencoi se raporti i Komisionit…
Gjykimi për rastin “Zhvatja” sot vazhdoi në Gjykatën penale me dëshminë e Aleksandar Radulloviq, bashkëshortit të autores së njohur të këngëve, Marina Tucakoviq. Radulloviq i cili dëshmoi me propozim të mbrojtjes së të akuzuarit të parë Boki 13, tha se e njeh Bokin 13 dhe familjen e tij tashmë 12 vite. Tha se në fillim raporti ka qenë në bazë profesionale, ndërsa gjatë kohës është shndërruar në miqësi. Së bashku kanë shkuar për pushime, fundjava, ndërsa Boki shpesh ka qenë mysafir tek ata në Beograd. Radulloviq konfirmoi se i ka dhënë mjete financiare Jovanovskit. Para disa viteve Boki 13 u…
Politikanët përmbushin minimalisht premtimet parazgjedhore për të përmirësuar situatën me barazinë gjinore. Gratë afariste kërkuan nga qeveria të krijojë një fond, për të mbështetur idetë e grave për biznes. Sfidat në zonat rurale janë të shumta, si përjashtimi social i grave, papunësia, diskriminimi gjinor, shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave, privimi i tokës bujqësore dhe pronës, si dhe nga e drejta për pushimin e paguar të lindjes, për prindër. “Nuk mbahet asnjë statistikë me bazë gjinore. Prandaj edhe tani, me planin e veprimit, kërkojmë me shkresë nga Qeveria, të mbahen statistika gjinore. Ne duhet të kemi informacione, përndryshe kemi politika…
Venko Filipçe ka bërë thirrje që ndeshja kundër Kosovës të zhvillohet pa shikues. Ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe ka bërë thirrje që ndeshja kundër Kosovës të zhvillohet pa shikues. Filipçe u shpreh se një ndeshje e karakterit të këtillë është e preferuare të luhet pa publik, për shkak të siç u shpreh në ndeshje të këtilla vijnë edhe spektatorë nga jashtë. “Sa u përket ndeshjeve sportive, unë personalisht mendoj se të gjitha ndeshjet sportive përfshi edhe ndeshjen Maqedoni-Kosovë ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të luhet pa publikë. Sepse në ndeshje të këtilla, ka mysafirë edhe nga…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në Zagreb të mërkurën se Maqedonia Veriore do të bëhet anëtari i 30-të i Aleancës së Atlantikut të Veriut brenda disa javësh. “Ne e mirëpresim faktin se Kroacia ka qenë një mbështetëse e fortë e politikës së dyerve të hapura të NATO-s,” u tha Stoltenberg gazetarëve në Zagreb pas takimit me Presidentin kroat Zoran Milanoviç, vendi i të cilit mban Presidencën e BE-së. Stoltenberg, i cili ishte në Zagreb me rastin e një takimi joformal të ministrave të mbrojtjes të BE për sfidat dhe krizat e sigurisë, gjithashtu diskutoi problemet aktuale me…
Nga data 9 mars, (e hënë) rikthehet në qarkullim treni i udhëtarëve në relacion Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas. Kujtojmë se treni i cili bartë udhëtarët nga kryeqendra e Maqedonisë së Veriut në kryeqytetin e Kosovës, u përball me një ndërprerje të qarkullimit nga shkaku i disa problemeve të natyrës teknike, dhe tashmë me tejkalimin e të njejtave, ai sërish vihet në funksion. Orari i trenave mbetet i njejti si më parë.Nisja nga Shkupi do të jetë në ora 16:10, ndërsa treni pritet të mbërrijë në Prishtinë në ora 19:10. Për sa i përket relacionit Prishtinë –Shkup, nisja do të bëhet në…
Në këtë moment nuk ka nevojë për restriksione të ujit, edhe pse shumica e akumulimeve po përballen me mungesë të ujit. Kjo është sfidë serioze që do të ekzistojë në të ardhmen, deklaroi sot zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli. Ajo që duhet bërë në periudhën në vijim, sipas tij, është të ketë vetëm një institucion që do të kujdeset për ujërat, e jo si tani, shtatë institucione të cilat ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës. “Kjo është sfidë serioze që do të ekzistojë. Për fat të keq, këtë dimër nuk patëm borë, shumica e akumulimeve janë zbrazur. Jashtëzakonisht sfidues do të…
Driton Sulejmani është emëruar drejtor në Muzeun e shekncave natyrore para rreth një viti. Edhe pse periudha nuk është shumë e gjatë, ai ka arritur që të tetë fishojë buxhetin e këtij institucioni, nga 40 mijë denarë sa e ka gjetur, në 320 mijë denarë. Ajo që është edhe më e rëndësishme, në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë, Sulejmani ka arritur brenda këtij viti të ngrisë përfaqësimin adekuat në 25 për qind.
Shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt vitin e kaluar arrin 16.6 për qind dhe është ulur në krahasim me tremujorin e tretë e cila ka qenë 17.1 për qind. Shkalla e aktivitetit në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është 57.5 për qind, ndërsa shkalla e punësimit 47.9, njofton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Në tremujorin e katërt të këtij viti popullata aktive në shtet arrin 968.604 persona, ku të punësuar janë 807.362, ndërsa 161.242 persona janë të papunë. Nga personat e papunë, 33.508 janë me arsim të lartë, 71.914 janë me arsim të mesëm, 12.931 me arsim…
Fakulteti Pedagogjik pranë Universitetit në Tetovë sot organizoi manifestim solemn në prag të 7 Marsit – Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. U mbajt panel diskutim me temë “Arsimi në gjuhën shqipe-dje, sot dhe nesër. “Ne si Fakultet Pedagogjik e organizojmë këtë manifestim duke u munduar që të ngrihet vetëdija, profesionaliteti dhe kompetencat e vetë mësuesve sepse shënimi i kësaj dire do të thotë shumë për arsimin në përgjithësi, ndërsa veçanërisht për arsimin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne do të përpiqemi edhe më tej t’i përmirësojmë kushtet për një sjellje profesionale…

