Author: Hamdi Kumanova

Drejtori i shtëpisë botuese, “Logos A”, Adnan Ismaili, në një deklaratë ekskluzive për Tv21, ka pohuar se e ka paditur kreun e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçin, raporton TV21. Ismaili ka thënë se padia ndaj Thaçit vjen pas akuzave që ky i fundit i lëshoi në adresë të shëpisë botuese, “Logos A”. https://youtu.be/hcueeMu1Vkk

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe tha para mediave se gjendja shëndetësore e pacientes me koronavirus është stabile. Sipas tij, duhet të pritet 24 deri në 48 orë që të konfirmohet nëse ajo është shëruar. “Gjendja e pacientes është stabile, testi kontrollues është negativ por që kjo të konfirmohet duhet të kalojnë 24 deri 48 orë. Dhe këtë do ta bëjmë në bazë të rekomandimeve të klinikës, sot apo gjatë ditës së nesërme dhe për këtë do ta njoftojmë opinionin. Kjo nënkupton se në rast se edhe testi kontrollues është negativ, kjo nënkupton se ajo është e…

Lexo më Shumë

Dëshmitarët e fundit të propozuar nga Bojan Jovanovski – Boki 13, i akuzuar i parë në rastin “Zhvatja”, duhet të dëgjohen në seancën e sotme për këtë lëndë gjyqësore. Në seancën e fundit dëshmuan stilisti, Sergej Varoshlija, pronarja e optikës, Maria Jankovska dhe pronari i galerisë, Aleks Kërtov. Duhej të dëgjoheshin edhe Vlladimir Todoroviq, Dejan Pandeleski dhe Jovçe Remenski, por u tërhoqën nga mbrojtja, ndërsa dëshmitarja Lidia Janevska parashtroi dokumentacion mjekësor se është nën stres dhe nuk mund të dëshmojë. Këtë rast, ku e akuzuar është edhe ish-prokurorja speciale Katica Janeva, e udhëheqë gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska, përderisa aktakuzën…

Lexo më Shumë

11 shkolla të mesme të Shkupit kanë filluar realizimin e projektit “Flas në gjuhën e shokut tim”, si një prej aktiviteteve kryesore të Strategjisë të Qytetit të Shkupit për integrimin ndëretnik dhe përfshirjen e qytetarëve, përcjell Gazeta Express. Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, në kuadër të këtij projektit do të realizohen kurse tremujore falas për mësimin e gjuhës maqedonase, shqipe dhe turke, të dedikuar për nxënësit dhe mësimdhënësit gjuha amtare e së cilëve është e ndryshme prej asaj të kursit të zgjedhur.“Duke i vizituar kurset, nxënësit do të kenë mundësi të fitojnë aftësi të flasin në gjuhën në të cilën…

Lexo më Shumë

Kumanova do të ketë Retail park, Cushman and Wakefield/FORTONMKA agjent ekskluziv për të dhënie me qira Fillon me ndërtim Riteili Parku i parë (shitje me pakicë) në Kumanovë. Me sipërfaqe prej 35.000 m2 blerësit do të kenë në dispozicion brende të njohura mode nga vendi dhe jashtë, zinxhir restorantesh, mallra teknike, pajisje shtëpiake dhe mobilje. Sipas shembullit të qyteteve evropiane, Retail Parku i dytë në vendin tonë deri në fund të vitit do të hapet në Kumanovë. Përfaqësuesi ekskluziv për dhënie me qira është kompania vendase Cushman and Wakefield/Fortonmka. Parku gjendet afër autostradës E-75,në hyrje-dalje të Kumanovës, tek ish-kantina e…

Lexo më Shumë

Të hënën pas Kongresit të LSDM-së do të dihen listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të ardhshme, të caktuara për më 12 prill. Në konkurs janë paraqitur rreth dy mijë kandidatë, pas përzgjedhjes fillestare në nivel lokal kanë mbetur rreth një mijë dhe ata më tej do të përzgjidhen në nivel qendror të partisë, në pajtim me analizat dhe anketat, por edhe në pajtim me rekomandimet e komisionit përzgjedhës, përcjell Gazeta Express. VMRO-DPMNE dhe koalicioni, megjithatë, zyrtarisht listat me kandidatë të deputetëve për zgjedhjet e 12 prillit do t’i prezantojë në ngjarje publike që do të mbahet të mërkurën…

Lexo më Shumë

Katër vite ka zgjatur golgota e policit Ibish Misini. Gjithçka ka filluar papritmas në qershor të vitit 2016, gjatë kohës së regjimit, kur ai është akuzuar që në Ministrinë e punëve të brendshme është punësuar me diplomë false. “Ishte një aktakuzë e fabrikuar dhe e përgatitur mirë nga persona apo grupe të caktuara e nisur që nga qershori i vitit 2016, e për të marrë dhenë e për t’iu shfaqu opinionit të gjerë më 28.10.2017. Në tekstin e publikuar aso kohe thuhej se gjoja personi me inicialet I.M. që nga viti 2003 është i punësuar me dokument të rremë në…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në fjalimin e tij mbrëmë me rastin e hapjes së shtabit zgjedhor të BDI_së, theksoi se kundërshtarët e BDI-së përgjigjen do ta marrin më 12 prill nga militantët e BDI-së. Sipas tij BDI-ja është çelësi për realizimin e projekteve në të mirë të shqiptarëve, përcjell Gazeta Express. “Bashkimi demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin nuk kërkon votë për ti mposhtur partitë e tjera politike shqiptare, BDI-ja del me fushatë pozitive, detyrimisht me raport se çka ka punuar për popullin gjatë këtij mandati dhe mandateve tjera dhe del me program se për çka e…

Lexo më Shumë

Një person tentoi të kryente vetëvrasje në qendër të Prishtinës. 23 vjeçari po qëndronte mbi çatinë e Bibliotekës Kombëtare, nga ku edhe tentoi të hidhej. Për fat të mirë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar që i riu të kryente një akt të tillë, raporton Indeksonline. Duhet përkujtuar që gjatë vitit që lamë pas numri i vetëvrasjeve të kryera në vend ishte mjaftë i lartë dhe shqetësues.

Lexo më Shumë

Edhe pse Nënë Tereza është ndër figurat mëtë njohura shqiptare, në Shtëpinë e saj përkujtimore në Shkup, der para një viti ka qenë i punësuar vetëm një shqiptar. Gjithçka ka ndryshuar me ardhjen e drejtorit të ri, Arjan Asllanaj, i cili përqindjen e shqiptarëve nga nën një për qind, e ka rritur në rreth 40 për qind. Nga 12 të punësuarit më herët vetëm 1 ka qenë shqiptar, kurse tani pas një viti, nga 17 të punësuar, 6 janë shqiptarë.

Lexo më Shumë

Ish drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski kishte dijeni për “Reketin” që në nëntor të vitit 2018, por nuk ka bërë asgjë, pohon deputetja Frosina Remenski. Ajo këtë e denoncoi në Komisionin Kundër Korrupsionit, jo për shkak të rastit për zhvatjen e parave nga Boki, por sepse Nikollovski jeton në shtëpinë e avokatit të Orce Kamçevit. Kjo lë një përshtypje serioze se mos veprimi nga ana e drejtorit të DSK-së, të cilit fillimisht në disa raste i janë paraqitur veprime nga ana e familjes Kamçev, hedh dyshime se mos veprimi i tij zyrtar është arsyeja pse ai jeton në shtëpinë e…

Lexo më Shumë

Burrë e grua nga Shkupi kanë shkuar për pushim në Mavrovë, por pushimi nuk u ka shkuar siç duhet. Ata janë rrahur mes veti, duke i shkaktuar njëri tjetrit lëndime dhe kanë shkaktuar dëme materiale në një vikend shtëpizë të huazuar në Mavrovë. Policia është njoftuar se vikend shtëpiza ku ka qëndruar çifti bashkëshortor (moshë 25 dhe 34 vjeçare) e kanë dëmtuar brendinë. Pas kontrollit policor është konstatuar që bashkëshortët paraprakisht janë rrahur mes veti duke u lënduar. Ata janë mbajtur në stacion policor për të ndriçuar rastin.

Lexo më Shumë