Mbrëmë (03.03.2020) diku rreth orës 23 e 30 minuta, 26-vjeçari I.B. nga Tetova, në Sektorin e punëve të brendshem Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 22 e 30 minuta, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, dy persona prej të cilëve njërin e ka njohur, me forcë e kanë futur në veturën ,,Volfswagen Golf” dhe e kanë dërguar në drejtim të fshatit Falishtë, ku edhe e kanë nxjerur nga vetura duke e lënë në rrugë, njoftojnë nga SPB Tetovë, përcjell in7. “Gjatë kësaj, njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht, i’a ka marrur telefonin celularë dhe teshat që ka pasur veshur,…
Author: Hamdi Kumanova
Para disa ditëve në opinion u bë i ditur vendimi i ministrisë së arsimit në krye me ministrin, Arbër Ademi, për ndryshimin e emrave të dy shkollave fillore në Çair të Shkupit. Bëhet fjalë për shkollat “Nikolla Vapcarov” dhe “Rajko Zhinzifov”, të cilat u emëruan në “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”, shkruan Almakos. Në lidhje me këtë veprim ka reaguar edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili këtë veprim e ka cilësuar si tepër të dëmshëm dhe antiligjor. Por më vonë, Zoran Zaev ka ndryshuar mendim. BDI-ja 11 vite sa ishte në pushtet me VMRO-DPMNE-në asesi nuk ka…
Në sallën e tejmbushur në fshatin Nakolec, banorët e fshatrave të Prespës së Poshtme kanë pasur mundësinë që të takohen dhe të bisedojnë me kryetarin e komisionit për financa në LSDM, Fatmir Bytyqi. Në ngjarje u drejtuan me fjalim rasti edhe kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski, kryetari i LSDM-së në Resnje, Atanas Tabanovski dhe deputetja Beti Rabaxhievska-Naumovska. Bytyqi para qytetarëve ka folur për projektet dhe investimet që qeveria e LSDM-së i ka realizuar dhe po planifikon që t`i realizoje në sferën e ekonomisë,infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë. Ai i potencoi dallimet e dukshme në raportin dhe angazhimin e…
Pas raportit të Komisionit Evropian në të cilin pozitivisht u vlerësuan reformat në gjyqësor, RMV ka marrë raport pozitiv edhe nga Delegacioni i Komitetit të Përhershëm për çështje Evropiane të Dhomës Përfaqësuese të Mbretërisë së Holandës që e vizitoi Maqedoninë e Veriut në shkurt të këtij viti, njofton Portalb.mk. Nga vizita e fundit, në maj të vitit 2019-të, raportuesi ka konstatuar se Maqedonia e Veriut ka arritur zhvillim plotësues për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE. Në raport është theksuar se Maqedonia e Veriut ka arritur zhvillim të madh në përshtatjen e politikës së brendshme dhe ligjvënësit në pajtueshmëri…
Te të gjithë liderët politik të Ballkanit, pa përjashtim ekziston bindja se pas vendimeve të vështira që i kemi sjell gjatë tre viteve të kaluara, Maqedonia e Veriut ndërton politika të reja ndaj fqinjëve dhe shpejtë po integrohet në strukturat euroatlantike, ka thënë në intervistën për “Slloboden Peçat”, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Treguam, shton presidenti, se si në rajon të akoma Ballkanit problematik, politika mund të zhvillohet në mënyrë ndryshe, me sjellje të shtetit evropian e cila sot gjeneron stabilitet. Në pyetjen nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë kohë e humbur e pakthyeshme reformuese, Pendarovski…
Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup dhe Ministria e Shëndetësisë do të marrin nga një kamerë termale si pajisje mbrojtëse në parandalimin kundër koronavirusit, vendosi Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme, njofton Portalb.mk. “Me kamerën termale mund të matet temperatura e trupit te personat nga largësia. Gjithashtu, në seancën e djeshme, Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të përgatisë plan për shpërndarjen e dezinfektuesit alkoolik me spektër të gjerë të veprimit mikrobiocidik deri te shkollat fillore dhe të mesme”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Kamera termale janë vendosur në aeroportet e Shkupit dhe…
Organizata Freedom House thotë se demokracitë e konsoliduara janë në rënie, ndërsa bota për të 14-in vit radhaz përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile. Raporti thotë se jemi në një botë pa udhëheqje demokratike. Freedom House e arrin këtë përfundim në raportin e përvitshëm për lirinë në vit që analizon zhvillimet në 195 vende. 83 vende apo 43 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 63 apo 32 për qind janë me liri të pjesshme dhe 49 apo 25 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira. 25 nga 41 demokracitë e konsoliduara…
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, e ka ndryshuar qëndrimin për procedurën e riemërtimit të shkollave fillore në Çair. Ndryshe nga një ditë më parë kur kontestoi mënyrën e ndryshimit të emrave të shkollave, ai sot ka thënë se, pas analizave të thella, ekspertët juridik e kanë informuar procedurat e riemërtimit të shkollave janë kryer në mënyrë ligjore. “Mbrëmë dhe sot i analizuam të gjitha aspektet nga procedura për emërtimin e shkollave fillore në Çair. Pas analizave të thelluara, ekspertët e drejtësisë kanë konstatuar dhe më kanë informuar se ndryshimi i emrave është në pajtim me nenin 26 të Ligjit për…
Italia konsideron se nuk ekzistojnë më pretekste për anulimin e mëtejmë të datës për negociata. Shpresojmë dhe presim se kjo do të ndodhë deri në Samitin në Zagreb, vlerësoi ambasadori italian, Karlo Romeo në intervistë për MIA-n. Raporti pozitiv i KE-së dhe rekomandimi i ripërtërirë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sipas ambasadorit Romeo, është lajm i shkëlqyer dhe konfirmim se të dyja vendet kanë arritur progres të konsiderueshëm në rrugën drejt eurointegrimeve. “Ne si Itali e presim këtë. Vlerësojmë se përfundimisht ekzistojnë të gjitha kushtet për Maqedoninë e Veriut për ta marrë datën e negociatave.…
SPB Tetovë me padi penale për 19 vjeçarin, tentoi abuzimin e një të miture SPB-Tetovë njofton se deri tek Prokuroria themelore në Tetovë ka dorëzuar padi penale ndaj N.N (19), nga qyteti i Tetovës, i cili më 1 mars 2020 diku rreth ores 14:00 në hyrjen e një pallati banues që gjendet në rrugën “Video Smilevski Bato” në Tetovë ka tentuar që abuzojë seksualisht me një të mitur, përcjell Gazeta Express. “Sektori i punëve të brendshme Tetovë, deri në Prokurorinë themelore publike-Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër 19-vjeçarit N.N. nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer…
Suksesi apo dështimi i mundshëm i partneritetit privato-publik varet nga qartësimi i obligimeve dhe përfitimeve të shteti dhe partnerit privat. Me fjalë të tjera, ekonomistët thonë se kjo lloj marrëveshje afatgjate paraqet një mundësi të mirë për zhvillimin e infrastrukturës aty ku shteti nuk ka mundësi materiale , mirëpo shtojnë më tej nevojitet të gjendet një drejtpeshim midis rreziqeve për keqpërdorimet eventuale, harxhimeve dhe fitimeve të investitorit privat dhe shërbimeve më të mira dhe më cilësore për qytetarët. Apo ekonomistët kërkojnë që të ketë analiza më serioze se sa në fund sa do të jetë e shpagueshme pas një periudhë…
Ministri për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski sot u drejtua në një punëtori rajonale me temë “Gazetaria për sfidat e sigurisë në kohën e re” që u mbajt në Hotelin “Meriot”, transmeton MO. Popovski vuri në dukje se në një kohë kur ka shpërthime të shpeshta të ekstremizmit, dhunës ekstreme dhe terrorizmit, pasojat i ndjejnë qytetarët dhe shoqëria më e gjerë. “Raportimi i mediave dhe storje gazetareske investigative për fenomenet e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit rezultojnë në sulme ndaj gazetarëve nga ekstremistët dhe mbështetësit e tyre. Është sulm mbi jetën e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë mediatikë dhe…

