Pas raportit të Komisionit Evropian në të cilin pozitivisht u vlerësuan reformat në gjyqësor, RMV ka marrë raport pozitiv edhe nga Delegacioni i Komitetit të Përhershëm për çështje Evropiane të Dhomës Përfaqësuese të Mbretërisë së Holandës që e vizitoi Maqedoninë e Veriut në shkurt të këtij viti, njofton Portalb.mk.
Nga vizita e fundit, në maj të vitit 2019-të, raportuesi ka konstatuar se Maqedonia e Veriut ka arritur zhvillim plotësues për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE.
Në raport është theksuar se Maqedonia e Veriut ka arritur zhvillim të madh në përshtatjen e politikës së brendshme dhe ligjvënësit në pajtueshmëri me të drejtën e BE-së. Raporti thekson se rreth 34% nga rregullat evropiane nga rregullativat dhe direktivat në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme tanimë janë zbatuar në ligjvënësin e brendshëm. Por, gjithashtu, në raport është konstatuar se në Maqedoninë e Veriut është vërejtur motivim thelbësor dhe përkushtim i bindshëm për reformat nga ana e pushtetit.
Sipas raportuesit, miratimi i Ligjit për Prokurori Publik është rezultat mbresëlënës, i cili mundëson vazhdimin e hetimeve, por dhe se ligji nuk përmban amnisti të fshehur, që do t’u mundësonte disa ish politikanëve të ikin nga hetimi.



