Në ditën e 117-të të protestës, një prej protestuesve ka ironizuar qeverinë për politikat ekonomike dhe mënyrën e trajtimit të qytetarëve.
Ai kritikoi edhe sistemin e taksimit, duke bërë një krahasim mes produkteve të konsumit të qytetarëve dhe “taksimit| të aferave nga zyrtarë dhe biznesmenë.
“Shteti ka vendosur 20% TVSH për qumështin dhe 0% TVSH për shishet e verës së Gys Agasit. 20% TVSH për vezët, 0% TVSH për Gjergj Lucën, 20% TVSH për qumështin, 0% TVSH për karburantet, 20% TVSH për bukën, 0% TVSH për 10 kompanitë e Ermal Beqirit”, deklaroi ai.
Po ashtu, ai u ndal edhe te apartamentet që thuhet se ka në pronësi ish-zv.kryeministrja Balluku, ndërsa deklaroi se “kur fadromat e shtetit shembnin shtëpitë e 5 Majit dhe Astirit, Belindës vetëm i rritej koleksioni i çelësave të apartamenteve”.
Ndër të tjera ai sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar: “Edi Rama është frikacak, është i paburrë. 117 ditë, kjo protestë vetëm sa i ka përforcuar të gjitha këto që kam thënë.”
Protestuesi: Rastet kur shqiptarët janë bërë bashkë numërohen me gishtat e dorës. Por në ato pak raste që kanë ndodhur, historia ka treguar se nuk ka pasur pushtet, as pushtues, për t’i ndalur. Një ndër këto raste është sot, ku falë kësaj proteste, shqiptarët janë bërë bashkë pa dallime fetare, krahinore apo partiake.
Arsyet janë shumë madhore, sepse Shqipëria po shitet te krimi, Shqipëria po shpopullohet, Shqipëria po varfërohet për dije, Shqipëria po vdes për mjekësi. Jemi bërë së bashku sepse shteti ka vendosur 20% TVSH për qumështin dhe 0% TVSH për shishet e verës së Gys Agasit. 20% TVSH për vezët, 0% TVSH për Gjergj Lucën, 20% TVSH për qumështin, 0% TVSH për karburantet, 20% TVSH për bukën, 0% TVSH për 10 kompanitë e Ermal Beqirit.
Vazhdojmë të palëkundur sepse, kur 17-vjeçari Ardit Gjoklaj vdiq te landfilli i Sharrës, Erjon Fiku, në vend që të hetohej nga prokuroria, ishte shumë i qetë dhe firmoste tenderat për inceneratorin. Kur njerëzit kishin mbetur në qiell të hapur nga tërmeti dhe prishnin mbështetje e shtetit, Ben Tigri vidhte fondet.
Kur fadromat e shtetit shembnin shtëpitë e 5 Majit dhe Astrit, Belindës vetëm i rritej koleksioni i çelësave të apartamenteve. Kur SPAK shpall në kërkim Ergys Agasin, Ilir Proda i vendosi në dispozicion krejt policinë e shtetit. Kur Skënder Hita ndez radarët për popullin, Vlora Hyseni fik radarët për Gys Agasin.
Sikur e kam thënë dhe më parë, Edi Rama është frikacak, është i paburrë dhe luftërat e tij më të mëdha i ka pasur vetëm me ish-gratë e tij. 117 ditë, kjo protestë vetëm sa i ka përforcuar të gjitha këto që kam thënë.
The post “Rama është frikacak!”, Protestuesi: Kur fadromat shembnin shtëpitë e 5 Majit dhe Astirit, Belindës i rritej koleksioni i apartamenteve! Shteti ka vendosur 20% TVSH për qumështin dhe 0% për shishet e verës së Agasit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


