SPB Tetovë me padi penale për 19 vjeçarin, tentoi abuzimin e një të miture
SPB-Tetovë njofton se deri tek Prokuroria themelore në Tetovë ka dorëzuar padi penale ndaj N.N (19), nga qyteti i Tetovës, i cili më 1 mars 2020 diku rreth ores 14:00 në hyrjen e një pallati banues që gjendet në rrugën “Video Smilevski Bato” në Tetovë ka tentuar që abuzojë seksualisht me një të mitur, përcjell Gazeta Express.
“Sektori i punëve të brendshme Tetovë, deri në Prokurorinë themelore publike-Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër 19-vjeçarit N.N. nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale ’Abuzim seksual ndaj fëmijës që nuk i ka mbushur 14-vjet’. I njëjti dyshohet se më datë 1-mars 2020, rreth orës 14.00 në hyrjen e objektit banesorë në rrugën ,,Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, e ka prekur nëpër trup të miturën nga Tetova dhe ka tentuar që të kryej marrëdhënie seksuale. I denoncuari N.N. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, kurse dje (3-mars) i njëjti është dërguar përpara gjykatësit me procedurë paraprake në Gjykatën themelore Tetovë, ku ndaj tij është caktuar masa paraburgimi në afat prej 30 ditë”, thuhet në njoftimin shtesë të SPB-Tetovë.



