Në sallën e tejmbushur në fshatin Nakolec, banorët e fshatrave të Prespës së Poshtme kanë pasur mundësinë që të takohen dhe të bisedojnë me kryetarin e komisionit për financa në LSDM, Fatmir Bytyqi.
Në ngjarje u drejtuan me fjalim rasti edhe kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski, kryetari i LSDM-së në Resnje, Atanas Tabanovski dhe deputetja Beti Rabaxhievska-Naumovska.
Bytyqi para qytetarëve ka folur për projektet dhe investimet që qeveria e LSDM-së i ka realizuar dhe po planifikon që t`i realizoje në sferën e ekonomisë,infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë. Ai i potencoi dallimet e dukshme në raportin dhe angazhimin e qeverisë aktuale në raport me qeveritë paraprake.
Qytetarët që ishin prezent me një kujdes të vecant e dëgjuan diskutimin duke lidhur shembujt e tyre real nga përditshmëria për atë se si projektet dhe masat e zbatuara nga qeveria e LSDM-së në mënyrë efektive e kanë përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.



