Kryeministri Oliver Spasovski e priti ambasadorin jorezident të Republikës së Irlandës për vendin tonë Poll Mekgeri dhe i dëshiroi mandat të suksesshëm dhe aktivitete diplomatike në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit gjithëpërfshirës nga interesi i përbashkët për dy vendet.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Spasovski në takim theksoi se Maqedonia e Veriut lartë e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Irlandës për procesin tonë të integrimit evropian, i cili përfaqëson qëndrim për fillimin e negociatave aderuese sa më shpejtë që është e mundur.
“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski potencoi se raporti i Komisionit Evropian është sinjal inkurajues se të gjitha vendet anëtare të BE-së do të arrijnë harmonizim për vendim pozitiv për hapjen e negociatave me vendin tonë si mirënjohje për reformat dhe për përgjegjësi politike të vendit që të mbetet besnik i vlerave evropiane dhe të zbatimit të marrëveshjes së Prespës dhe të marrëveshjes me Bullgarinë”, theksohet në kumtesë.
Ambasadori Mekgeri në takim theksoi se vendi i tij mbetet fuqishëm në qëndrimin se Maqedonia e Veriut i ka realizuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe se është i bindur se deri tek ajo do të vijë shumë shpejtë me çka do të hapen edhe mundësitë për bashkëpunim më intensiv dhe gjithëpërfshirës mes dy vendeve në shumë sfera.



