Vandalizmi ndaj tabelave tre gjuhësore nuk ka të ndalur. Këtë radhë viktimë të keqtrajtimit ishin tabelat e vendosura në shqip të Agjencisë për Rini dhe Sport, por edhe tabela e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, përcjell GazetaExpress nga TV21. Përpos gjuhës shqipe, autorët kësaj rradhe kanë vandalizuar edhe emrin kushtetues të vendit, (Republika e Maqedonisë së Veriut). Në një prononcim për TVM2, kohë më parë, zv/drejtori i ARS-së, Izmi Nura ka kërkuar që të gjinden autorët që e kanë bërë këtë veprim. Por kjo nuk është tabela e vetme, ndër tjerash javë më parë u thye dhe u vandalizua…
Author: Hamdi Kumanova
Qytetarët shumë pak i kushtojnë rëndësi grupit të tyre të gjakut. Në një anketë të realizuar, disa thonë se për grupin e gjakut kanë mësuar kur kanë kryer shërbimin ushtarak e disa kur u pajisën me lejen e vozitjes, ndërsa të tjerët as që ia kanë idenë. “B+, si ishte, a ka të këtillë?! (Po, B pozitiv. Prej kur e dini grupin?) Prej përpara se të shkoja ushtar. (A keni pasur rast deri tani të merrni ose të jepni gjak?) Jo, jo. Kam qenë në spital, por gjak nuk më është nevojitur”. “Nuk e di, beso! Sinqerisht. Nuk e ke…
Dy shtetas të Maqedonisë janë lënduar në një aksident trafiku që sot paradite ka ndodhur në afërsi të qytetit Librazhd të Shqipërisë. Në aksident janë lënduar edhe tre persona të tjerë, shtetas të Shqipërisë. Në aksidentin që ka ndodhur në aksin rrugor Librazhdë – Elbasan, janë lënduar shtetas të Maqedonisë XH.H dhe L.H nga Shkupi, Z.K dhe A.K nga Librazhdi dhe S.D nga Tirana ndërkaq N.B ka kaluar pa lëndime, Për fat të mirë të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, qëndron në kumtesën e policisë. Sipas mediave, supozohet se arsye për aksidentin është rruga e lagësht dhe…
Të gjitha materialet nga bisedat e përgjuara ia dorëzuam Prokurorisë Speciale Publike në fund të vitit 2016 dhe me këtë e përfunduam obligimin tonë, u përgjigj lideri i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën e sotme në një pyetje të gazetarëve nëse ka informacion prej nga janë “bombat” e reja të vendosura në Jutjub për deputetin Antonio Milloshoski, sipas të cilave Milloshoski interesohet për vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me babain e tij. Siç tha Zaevi në konferencën për media në selinë e partisë, nëse do i kishin poseduar këto bomba, do t’i publikonte në kuadër të projektit “E vërteta për…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti nëpërmjet një video- mesazhi ka uruar të gjitha gratë me rastin e Ditës së 8 marsit. “Të dashura motra, nëna sot është dita e 8 Marsit, ditë e shënuar për ju gratë në vend dhe gjithandej prandaj shfrytëzojë rastin t’ju urojë mbarësi, t’ju urojë jetë edhe më të mirë nga kjo që keni bërë deri më tani, uroj që në punën tuaj të keni suksese. Ani më kohërat kanë ndryshuar, gruaja është më e përgatitur, është më e emancipuar dhe tani më të gjitha gratë në vend duhet të jenë dalzotës…
Dita Ndërkombëtare e Gruas – 8 Marsi, përveçse një kremte për të shprehur mirënjohje dhe falënderim ndaj grave, është edhe një rikujtim dhe freski e kujtesës për detyrimin e lartë që kemi ndaj grave, qofshin ato nëna, bashkëshorte, motra, kolege ose shoqe. Gratë nuk janë gjysma e shoqërisë. Ato janë krejt shoqëria. Sepse edhe pjesa tjetër e shoqërisë janë fryt i grave. Kur flasim në këtë temë, për neve – si parti me përcaktim ideologjik të djathtë – gruaja është strumbullar i shoqërisë, sepse ne konsiderojmë se shoqëria zë fill pikërisht në familje, aty ky gruaja është një nga shtyllat…
Nëpërmjet një njoftimi të të VMRO-DPMNE-së thuhet se “karriera politike e Zoran Zaevit ka përfunduar”. “Sa më shpejt të tërhiqet nga politika aq më mirë për Republikën e Maqedonisë”, shprehen nga VMRO-DPMNE, “Të gjithë e shohin panikun që sundon në LSDM. Zaevi e ka të qartë se deri tani është amnistuar tre herë, dhe është hera e fundit që dikush do ta shpëtojë nga përggjegjësia për krim. E din se pas 12 prillit më në fund do të përgjigjet për krimin e kryer”, shprehen nga kjo parti. Ata shtojnë se frikë kanë edhe bashkëpunëtorët e tij të cilët kanë ndihmuar…
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev gjatë ditës së sotme konfirmoi se ai dhe Radmilla Shekerinska do të jenë bartës liste, përcjell GazetaExpress nga Alsat-m. Ndërkohë që për emrat e tjerë theksoi se do t’i shpalosin gjatë javës që vjen, gjegjësisht të hënën pas Kongresit të partisë.“Unë dhe Radmilla do të jemi bartës liste, por jo vetëm kaq, çdo listë do të udhëhiqet nga një mashkull dhe nga një femër”, tha Zaev.Ndërkohë që gjatë konferencës së sotme Zaev theksoi se për herë të parë LSDM-ja do të vendos që në këto zgjedhje të garoj 50-50, sa meshkuj aq edhe gra.
Radmilla Sheqerinska dhe Zoran Zaev në një konferencë për shtyp kanë uruar ditën ndërkombëtare të gruas dhe njëherit thanë se me politikat e miratuara nga Qeveria kanë sjellë barazi të plotë në shoqëri, përcjell GazetaExpress, Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se Qeveria ka bërë shumë, por deklaroi se për barazinë gjinore duhet të punohet dhe flitet për çdo ditë sepse është një gjë shumë e rëndësishme, raporton TV21. Zaev tha se Qeveria ka bërë shumë ndaj dhunës dhe diskriminimit. Kurse nënkryetarja Radmilla Sheqerinska tha se Qeveria ka bërë shumë për gratë, duke kujtuar se prioritet I Qeverisë ka qenë…
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 marsit, sot në mesditë në Shkup, nën slloganin “Ti nuk je fajtore!” do të fillojë marshi i katërt për të drejtat e grave. Ngjarja është në organizim të Platformës për barazi gjinore dhe aktivisteve për të drejta të grave, ndërsa këtë vit të nxitura nga rasti “Dhoma publike”, do të marshojnë zëshëm për viktimat e dhunës së bazuar gjinore. Marshi, siç cekin organizuesit, do të zhvillohet sipas rutës së caktuar paraprakisht, duke u nisur nga sheshi “Filipi i Dytë”, përmes Urës së Gurit, sheshi “Maqedonia” deri në parkun “Gruaja luftëtare” dhe…
Ashtu si në Degët tjera të ASH-së edhe në Komunën e Zhelinës u mbajt Kuvendi Degës i kësaj partie, ku unanimisht u zgjodhën kandidatët e mundshëm për deputet nga Zhelina. Kandidatëve të zgjedhur të Zhelinës u prinë Profesoresha Ilire Dauti, njëherit edhe zëdhënëse e kësaj partie, e ndjekur nga Kasam Arifi si dhe Profesori i gjuhës angleze Shabedin Shabani. Përndryshe më datë 11 mars në mbledhjen e Kuvendit Qendror që do të zhvilloj punimet në Gostivar do të bëhet edhe zyrtarizimi i listave të Aleancës për Shqiptarët për të gjitha zonat zgjedhore nëperjashtim të zonës e katërt ku nuk…
Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka informuar se shoferi i autobusit me të cilin kanë udhëtuar dy pacientë të sapo infektuar është negativ në koronavirus. Ai sot me një raund të ri udhëtarësh nga Italia është pritur në vendkalimin kufitar Tabanoc. Autobusi është ndaluar anësh, ndërsa deri në marrjen e rezultateve të testit, ai dhe udhëtarët kanë qenë në izolim disa orësh në objektin e Drejtorisë doganore në vendkalimin kufitar, transmeton MIA. “Deri në ditën e 14-të të periudhës në inkubacion, llogaritur nga dita e fundit e kontaktit me të infektuarit (27 shkurt), shoferi me vendim të Inspektoratit shtetëror sanitar shëndetësor…

