Kreu i LSDM-së Zoran Zaev gjatë ditës së sotme konfirmoi se ai dhe Radmilla Shekerinska do të jenë bartës liste, përcjell GazetaExpress nga Alsat-m.
Ndërkohë që për emrat e tjerë theksoi se do t’i shpalosin gjatë javës që vjen, gjegjësisht të hënën pas Kongresit të partisë.“Unë dhe Radmilla do të jemi bartës liste, por jo vetëm kaq, çdo listë do të udhëhiqet nga një mashkull dhe nga një femër”, tha Zaev.Ndërkohë që gjatë konferencës së sotme Zaev theksoi se për herë të parë LSDM-ja do të vendos që në këto zgjedhje të garoj 50-50, sa meshkuj aq edhe gra.



