Author: Hamdi Kumanova

Ambasadorja e Kroacisë në Maqedoni Nives Tiganj shpreson që Maqedonia e Veriut të arrijë konsensus me BE-në për fillim të bisedimeve qasëse deri në fund të këtij muaji. Ajo mendon se samiti i majit në Zagreb, është perceptuar gabimisht, sepse aty nuk mund të ketë ndonjë vendim për Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo deklaron se me qenë se Komisioni Evropian në raportin e progresit, përsëri propozoi hapje të bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në fund të muajit mars presin që të ketë vendim pozitiv për këto dy vende. Nives Tiganj, ambasadore…

Lexo më Shumë

Ka humbur personi Agron Asani, ai është larguar nga shtëpia më datë, 05.03.2020 rreth orës 11 e 30 minuta dhe nuk është kthyer më. Herën e fundit është parë, në afërsi të pikës pagesore në Saraj, duke ecur në këmbë. Familjarët janë të shqetësuar për gjendjen e tij, përshkak se i njejti ka problem mendore. Rasti është i paraqitur në polici, por luten dhe të gjithë njerëzit që nëse e shohin Agronin ta paraqesin rastin në stacionin e policor dhe ti dalin në ndihmë familjes. Për informata shtesë, paraqituni në numrin e telefonit: 071 757 252

Lexo më Shumë

Mbrëmë në rrugën Gjevgjeli-Shkup gjatë kontrollit të kamionit të drejtuar nga I.D.(46) nga Shkupi janë gjetur 56 emigrant, thonë nga MPB Nga emigrantët e gjetur 54 janë nga Pakistani dhe dy nga Afganistani, transmeton A1on. I.D. është privuar nga liria dhe është duke u mbajtur në stacionin policor, pas dokumentimit të rastit, kundër I.D. do të sjellët vendimi i duhur.

Lexo më Shumë

Institucionet shtetërore nuk i njohin emrat e rrugëve në qytetin e Tetovës që komuna i ka ndërruar me një vendim të këshillit komunal në vitin 2007, përcjell GazetaExpress nga Tv21. Emrat e rrugëve si “Iliria”, “Mehmet Pash Deralla”, “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri, shfrytëzohen vetën nga komuna e Tetovës në komunikim me qytetarët, ndërsa në dokumentacionet e qytetarëve qëndrojnë emra dhe data të rëndësishme të ish sistemit Jugosllav. Kryetari i këshillit komunal të Tetovës Bekim Memeti thotë se komuna i ka kryer të gjithë procedurat e nevojshme, për t’u shfrytëzuar emrat e ri. “Komuna e Tetovës i shfrytëzon ata ndryshime…

Lexo më Shumë

Nisi me punë shtabi qëndror i BDI-së në fshatin shqiptar Buzallakovë të Komunës së Velesit, rajon ky i njësisë zgjedhore numër 3. Shqiptarët e kësaj ane gjatë hapjes së shtabit u shprehën të zhgënjyer nga përçarja e shqiptarëve në shumë parti. Ata thonë se do t’i mbeten besnik politikave të Ali Ahmetit dhe që në vendbanimin e tyre ata nuk do të lejojnë më përçarje të shqiptarëve. Bartësi i Listës në njësinë zgjedhore numër 3, Bekim Neziri banorëve të Buzallakovës u dha një porosi të veçantë: Nëse dëshironi të përfaqësoheni nga shqiptarët, mos u përçani, mos votoni kandidatë të partive…

Lexo më Shumë

Vendosja urgjente e edukimit gjithëpërfshirës seksual, mbrojtja dhe parandalimi i dhunës familjare dhe gjinore nga institucionet, por edhe ndërprerjen e viktimizimit e cila ekziston në shumë institucione kërkuan sot aktivistet e të drejtave të grave të cilat sot pasdite marshuan në Shkup me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit. Marshi tradicionalisht organizohet nga Platforma për barazi gjinore, nën sloganin “Ti nuk je fajtore!”, siç theksoi Kalia Dimitrova nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, qëllimi i marshit të sotëm është të festojmë luftën historike feministe, por edhe të kujtojmë se rruga drejt barazisë gjinore nuk…

Lexo më Shumë

Autoritetet e qytetit informojnë se vazhdon aksioni për ndarjen e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve dhe uljen e ndotjes së ajrit ambiental. Edhe këtë vit u shpall thirrja publike për subvencionim të familjeve dhe subjekteve të tjera në zonën e Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2020. Janë paraparë subvencione në shumë neto deri në 1.200 denarë, transmeton MIA. Deri më tani, siç informojnë nga Qyteti, janë pranuar 34 kërkesa për subvencione, ndërkaq me thirrjen publike do të përfshihen oxhaqet e pastruara që nga 1 janari i vitit 2020. Thirrja zgjat deri më 30 nëntor 2020. Qytetarët…

Lexo më Shumë

Ministria e shëndetësisë kumtoi se gjendja shëndetësore e dy bashkëshortëve nga koronavirusi të cilët janë hospitalizuar në Klinikën infektive dhe gjendje febrile, është stabile. Nga Ministria theksojnë se edhe pacientja e parë e sëmurë është në gjendje stabile shëndetësore, testi i fundit i të cilës ishte negativ, por gjatë ditës së nesërme do të bëhet edhe një test që të konstatohet rezultati, përkatësisht të konfirmohet nëse ajo tashmë nuk është e infektuar. Më 10 mars, siç ceket, skadon periudha e izolimit e të gjithë bashkëudhëtarëve të cilët më 16 shkurt arritën me pacienten e parë të sëmurë. Kjo praktikisht është…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjendja shëndetësore e dy pacientëve të infektuar me coronavirus është stabile. “Stabile është gjendja shëndetësore e pacientes së parë, e cila në testin e fundit rezultati i doli negativ, por gjatë ditës së nesërme i është bërë edhe një test që të vërtetohet rezultati, përkatësisht të vërtetohet se nuk është e infektuar”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo më Shumë

Po përfundojnë hetimet e Prokurorisë Speciale (PSP) të cilat i mori nën kompetencë Prokuroria Publike (PTHP). Përveç rastit “I pushtetshmi”, Alsat mëson se kah fundi është edhe hetimi për rastin “Banka postare”. Prokuroria është në pritje ekspertizës së fundit, kështu që në mënyrë shtesë do t’i ftojë në pyetje disa nga nëntë të dyshuarit, mes tyre edhe biznesmenë që kanë dëshmuar në rastin “Reket”, që akuzohen për zhvatjen e pesë milion eurove. Sipas informacioneve të Alsat, Prokuroria për disa ditë do të ngrejë padi për rastin “I pushtetshmi” dhe për të gjithë 13 të dyshuarit do të kërkojë gjykim. I…

Lexo më Shumë

Në pikë të ditës, një grup prej 10 personash, ecin nëpër autostradën Kumanovë-Tabanocë. Bëhet fjalë për emigrantë. Pasi i ndaluam, na rrëfyen se vinë nga Pakistani dhe në territorin tonë janë prej 7 ditësh. Ata thonë se gjatë gjithë kohës kanë ecur në këmbë dhe se kanë fjetur nëpër male. Kanë ikur nga lufta e Kashmirit në zonën e konfliktit ndërmjet Pakistanit dhe Indisë. Për kamerën tonë, ata tregojnë lëndimet që kanë marrë në Greqi. “Nga Pakistani në Iran, pastaj nga Turqi në Greqi dhe tani nga Maqedoni. Kishim problem në Greqi, kështu që unë do vazhdoj tutje për Itali,…

Lexo më Shumë

“Wizz Air” i anulon fluturimet nga Shkupi dhe Ohri për Trevizzo dhe Milano deri më 3 prill “Wizz Air” i anulon fluturimet nga Shkupi dhe Ohri për Trevizzo dhe Milano deri më 3 prill, përcjell GazetaExpress nga Tv21. Fluturimet e sotshme për Trevizo të Italisë nga Kompania “Wizz Air”, është anuluar për shkak të dekretit nga Qeveria e Italisë me të cilën e gjithë Lombardia dhe 14 provincat e tjera veriore janë karantinuar për shkak të koronavirus. Në atë zonë hyjnë edhe Milani edhe Venezia, qytete të cilat kanë linja të rregullta për Shkup. Kompania e fluturimit lajmëroi se janë…

Lexo më Shumë