Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron rikthimin e protestave me nisjen e fushatës zgjedhore, duke bllokuar autostradën Tetovë- Shkup. Xhemal Abdiut nga kjo lëvizje thotë se kjo masë merret pasi qeveria e kaluar nuk pati vullnet për zgjidhjen e këtij problemi. Sipas tij, pushtetarët e mbështesin vetëm në mënyrë deklarative sjelljen e ligjit për lojërat e fatit, po kur duhet ta votojnë, të njëjtin e heqin nga rendi i ditës. Në debatin” Studentët pro Arsimit, kundër bixhozit” , Abdiu theksoi edhe njëherë kërkesën e kësaj lëvizje për mbyllje të objekteve të lojërave të fatit. Ne kërkojmë mbylljen e menjëhershme të objekteve të lojërave…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot në Shkup realizoi takim me Suzana Shutc, përgjegjëse për zyrën federale të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA-së. Në takimin u bisedua për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, bashkëpunimin rajonal në Ballkan, si dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend. Kryetari Zaev në takimin me Shutcin u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha nivelet për integrim euroatlantik të vendit dhe theksoi se anëtarësimi në NATO, përveç stabilitetit dhe sigurisë në vend, solli edhe investime…
Sot kryetari Afrim Gashi e mirëpriti në zyrat e Alternativa-s Dr.Liman Avdiun, i cili prej sot do jetë këshilltar i tij personal për politikë të jashtme. Dr. Avdiu është nga komuna e Likovës. Ai punon si këshilltar shtetëror për bashkëpunim ndërkombëtar në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka një karrierë mbi 20-vjeçare. Liman Avdiu ka magjistruar në fushën e globalizimit neo-liberal anglosakson dhe ka doktoruar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare politike në Institutin për Hulumtime Socilologjike, Juridike dhe Politike pranë universitetit Shën “Kirili dhe Metodi” në Shkup. Gjatë karrierës së tij si këshilltar shtetëror ai ka kryer…
Punëdhënësit në Maqedoninë e Veriut theksojnë se lehtësimi i procedurave në Gjermani për punëtorët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, do të rris mungesën e krahut të punës në shumë profile me atë që shumë biznese do të jenë të goditura madje disa duke i çuar në falimentim. Ambasadori gjerman në Shkup, Tomas Gerberih, përmes një video-paraqitje gjatë kësaj jave, ka sqaruar se në bazë të lehtësimeve që ka aplikuar shteti gjerman personat e kualifikuar që do të arrijnë të sigurojnë një vend pune në Gjermani atyre me automatizëm u vazhdohet leja e qëndrimit.
Në Dibër dhe Qendër Zhupë tani për tani nuk ka raste të tjera të dyshimta me koronavirus, por për shkak të kontaktit me çiftin bashkëshortor te të cilët është konfirmuar Kovid-19 në izolim shtëpiak janë tetë punonjës shëndetësorë,. konfirmoi Baki Halili drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Dibër. Bëhet fjalë për punonjës shëndetësorë të cilët kanë pasur kontakt me çiftin bashkëshortor nga fshati Balanci, Komunën Qendër Zhupë, te të cilët koronavirusi ishte konfirmuar të premten. “Nga spitali në Dibër në izolim shtëpiak janë dy mjekë, një laborant dhe një teknik radiografik, derisa nga pika shëndetësore në Qendër Zhupë, dy mjekë…
Në bankën e të akuzuarve për ngjarjet 27 prillit që ndodhi në Kuvend fjalën hyëse e dhanë ish- kryepatlamentari Trajko Veljanovski, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski. Avokati mbrojtës Elenko Milanov tha se ka dhëshmi që të akuzuarit nuk kanë qenë organizator për hyrjen e protestuesve në Kuvend. Trajko Veljanovski nuk deshi të deklarohet por në fjalën hyrëse tha se Prokuroria është e politizuar ndërsa ai ka bërë punën në Kuvend sipas Kushtetutës. “Të drejtat e mia janë cenuar pasi dëshmitë e kerkuara nga PP nuk janë siguruar. Kjo prokurori është e politizuar”, deklaroi Trajko Veljanovski. Edhe pse ishte e paralajmëruar…
Ishte milioner, tani jeton në garazhë. Ky është rrëfimi në pika të shkurtra për shkupjanin Daut Tahir, dikur pronar i kompanisë së suksesshme për tregti me materiale elektrike, sot i pastrehë. Ai sot është penduar, por e pranon që tani është vonë. 58 vjeçari, tani i ndarë nga bashkëshortja dhe fëmijët, e pranon se vetë është fajtor për gabimet që ka bërë. “Çdo ditë kthehem mbrapa me mendime, por kthim mbrapa nuk ka. Unë jam fajtor për krejt situatën. Jam fajtor për divorcin me bashkëshorten, u bëja probleme. Fëmijët morën rrugën e tyre, nuk kam komunikim fare me ta. Bixhozi…
Është hera e parë që një shtet kandidat dhe një shtet anëtar i BE-së, si Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të bashkë-organizojnë samitin e Procesit të Berlinit, përcjell Gazeta Express. Aktivitetet e sivjetshme filluan në Shkup të dielën përmes paneleve të organizatave të ndryshme joqeveritare nga rajoni, ndërsa do të përfundojnë me takimin e nesërm të ministrave të jashtëm të rajonit dhe disa shteteve anëtare të BE-së, njofton Alsat-M. Në takimin e nesërm të nivelit të lartë pritet të diskutohet për dilemat rreth metodologjisë së re të zgjerimit të propozuar nga Komisioni Evropian, për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, të…
ARSIMI PARASHKOLLOR DHE KOPSHTET PËR ÇDO LAGJE Të nderuar, Emri im është Shermine Mamut. Unë jam e re në politikë e po ashtu jam e re edhe në BDI. Kështu që, më lejoni të prezantoj veten. Unë jam nënë e 2 fëmijëve, 12 dhe 2 vjeç. Unë punoj si drejtoresh në institucion privat për mbrojtje sociale të pleqve. Jam pjesë e rrjetit botëror të shkollës së nënave ku merrem me arsimin, trajnimin e nënave dhe i ndihmoj ato në sfidat e tyre. Duke punuar nga afër me to, unë i njoh shumë mirë problemet dhe sfidat e grave që punojnë…
Profesorët e Fakultetit ekonomik në Shkup, Sllave Ristevski dhe drage Janev janë dënuar me dy vjet e gjysmë burg, ndërsa kolegu i tyre Bobek Shuklev në dy vjet burg për rastin “Erazmus”, gjegjësisht për marrje të parave nga studentët për dhënien e provimeve. Demonstruesi Dragan Denkovski mori dënim me kusht prej dy viteve, ndërsa profesori Stojan Debarliev është liruar nga aktakuza. Këshilli gjyqësor sot përveç dënimeve me burg, të dënuarve u shqiptoi edhe masë ndalese për kryerjen e veprimtarisë prej 10 viteve, ndërsa Denkovskit në kohëzgjatje prej pesë viteve. Prokuroria i akuzoi të akuzuarit se në shumë raste gjatë vitit…
Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport (HRMV) SHA-Shkup, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, i janë bashkuar nismës së gjërë për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19 i njohur si virusi Korona, pasi më herët qeveria miratoi masa për të parandaluar përhapjen e virusit dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe shëndetit të qytetarëve. Për këtë qëllim, ekipi i specializuar ka bërë të hënën dezinfektimin e trenave që aktualisht janë në qarkullim, më saktësisht të katër garniturave dhe të katër vagonave që bëjnë barrtjen e udhëtarëve në destinacione të ndryshme. Aksioni i filluar sot për dezinfetkim parandalues kundër përhapjes…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sonte në orën 18:00 në hotelin “Aleksandar Pallas” do ta mbajë Kongresin e 24-të në të cilin pritet të publikohen të gjithë bartësit e listave dhe kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në pajtim me agjendën, kongresi do të ketë ditë të hapur dhe pune, ndërsa në fillim të pjesës së hapur do të drejtohet lideri i partisë Zoran Zaev. Nga LSDM-ja informojnë se transmetimi drejtpërdrejtë nga fjalimi i Zaevit mund të ndiqet edhe në faqen e tij zyrtare të Fejsbukut dhe në kanalin jutjub të LSDM-së.

