Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot në Shkup realizoi takim me Suzana Shutc, përgjegjëse për zyrën federale të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA-së.
Në takimin u bisedua për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, bashkëpunimin rajonal në Ballkan, si dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.
Kryetari Zaev në takimin me Shutcin u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha nivelet për integrim euroatlantik të vendit dhe theksoi se anëtarësimi në NATO, përveç stabilitetit dhe sigurisë në vend, solli edhe investime dhe zhvillim ekonomik.
“Besojmë në vlerat evropiane, edhe përkundër zhgënjimit, që e përjetuam në tetor, vazhdojmë të luftojmë për ato, theksoi Zaev, duke shtuar se vendi ynë është një shembull i mirë se si për një periudhë të shkurtër zgjidhen probleme me dekada dhe se pret sinjal pozitiv, inkurajim nga Bashkimi Evropian në mars.
Vendi ynë është në BE, theksoi Zaev, duke shtuar se i kemi plotësuar të gjitha gjërat që janë kërkuar nga ne dhe më shumë- i kemi kryer reformat në sistemin gjyqësor, sistemin e sigurisë, administratën publike, treguam sukses në luftën kundër korrupsionit, e forcuam bashkëpunimin rajonal, po ndërtojmë një shoqëri multietnike dhe të barabartë me të drejta dhe detyrime të barabarta për të gjithë qytetarët.
Se nuk ka alternativë për Ballkanin Perëndimor dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian u dakordua edhe Suzana Shutc, përgjegjëse për zyrën federale për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA-së, në ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, duke theksuar se nuk do të jetë lehtë, por shfaqi shpresë se BE-ja do të arrijë konsensus dhe se sinjalet pozitive nuk do të ndalojnë.
Shutc e uroi Zaevin, i cili së bashku me ish-kryeministrin grek është fitues i çmimit Ndërkombëtar të Paqes në Vestfalija, me të cilën të dy përfaqësuesve shtetërore u jepet mirënjohje për Marrëveshjen e Prespës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin.
Qendra për komunikim nga LSDM



