Hamdi Nuhiju Sot në mediet e Maqedonisë së Veriut lajm i ditës që tronditi opinionin e këtushëm ishte ai i drejtoreshës së Klinikës së Dermatologjisë, Nina Caca Biljanovska, e cila gjatë qëndrimit të saj në Itali është infektuar me Korona Virus. Pas kthimit të saj nga Italia, Nina Caca Biljanovska është kthyer në vendin e punës si drejtoresh dhe si mjeke në misionin e saj për të shëruar njerëz. Ajo është paraqitur si një rrezik potencial i tyre. Mediet raportuan paraprakisht për këtë skandal, ndërsa sot zyrtarisht reagoi edhe ministri i shëndetësisë,Venko Filipce i cili deklaroi se Biljanovska do të…
Author: Hamdi Kumanova
Konfederata e sindikatave të lira (KSL) sot në konferencë për shtyp e ka përsëritur qëndrimin se është kundër transferim të punonjësve nga sektori publik në atë privat për shkak se sipas tyre kjo reformë do të shfrytëzohet për shantazhim edhe frikësim të punonjësve, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk. “Pyesim përse është i nevojshëm ky transfer i punonjësve tash më të trajnuar, pasi jemi dëshmitarë që në tre vitet e fundit janë realizuar mbi 40.000 punësime të reja në sektorin publik, numër ky që është shumë më i madh nga ajo që paraqitet tepricë në sektorin publik. Në periudhën e fundit, veçanërisht muajin e…
Të enjten, më 12 mars, sekretari gjerman i shtetit për Çështje Evropiane, Mihael Rot do të marrë pjesë në debatin e Komitetit për Çështje Evropiane në Parlamentin holandez. Komiteti paralajmëroi se në këtë debat do të flitet, midis tjerash për temat aktuale evropiane, për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, njofton korrespondentja e MEDIAL-s. Komiteti për Çështje Evropiane i Holandës në fund të shkurtit e shqyrtoi metodologjinë e re të Komisionit Evropian për zgjerimin ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky trup do t’i shqyrtojë mini raportet e Komisionit Evropian për vendin tonë dhe Shqipërinë më 17 mars. Burime të MEDIAL-s thonë…
Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë raportoi se 64 punonjës shëndetësorë do të jenë në ‘karantinë’ për 14 ditë, transmeton Portalb.mk. “Nga spitali në Dibër në izolim shtëpiak janë dy mjekë, një laborant dhe një teknik radiografik, derisa nga pika shëndetësore në Qendër Zhupë, dy mjekë dhe dy teknikë mjekësorë. Të gjithë ata kanë pasur kontakt me tashmë të prekurit”, tha Baki Halili, drejtor I Spitalit të përgjithshëm në Dibër. Personat tashmë në izolim shtëpiak janë nga rajoni i Dibrës, ndërsa në hapësirat shëndetësorë të Dibrës dhe Qendrës Zhupë, nga vijnë edhe të infektuarit, janë dezinfektuar. Sot gjithashtu në karantinë shtëpiake…
Dy procedura parahetuese ka udhëhequr tashmë ish-PSP-ja për “bombat”, ku dëgjohet zëri i deputetit Antonio Milloshoski dhe i ish kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski. Nga Prokuroria për Krimin e Organizuar konfirmuan se me shpërbërjen e Speciales, tani parahetimet për deputetin e VMRO – DPMNE-së janë në duart e tyre. Prokuroria për kriminalitet të organizuar: “Pas analizës së veprimit të deritanishëm të të njëjtave, do të merret vendim meritor i Prokurorisë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës”. Por, nga Prokuroria nuk zbuluan se çfarë hapa janë ndërmarrë pasi procesi i parahetimit është sekret. Hollësi çfarë ka ngjarë në PSP shpalosi…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se janë tetë raste të reja të cilët po hetohen për prezencë të koronavirusit. Ai e përsëriti edhe njëherë faktin se janë të dëshpëruar nga sjellja e drejtoreshës. “Po hetohen tetë pacientë, është një pacient i cili më datë 26 shkurt ka qëndruar në Bullgari dhe bashkëshortja e tij. Një udhëtar nga Singapori, katër njerëz që kanë qenë në kontakt me pacientët të hospitalizaur nga Dibra, dhe një pacient nga Gjevgjelia”, th Filipçe, raporton SHENJA.
Filipçe: Drejtoresha do të shkarkohet, gjithë të punësuarit e Klinikës janë në izolim Ministri i shëndetësisë, Venko FIlipçe, ka apeluar që informacionet të merren nga burimi, ngase lajmet e rrejshme krijojnë panik. Ai tha se nuk duhet të përfitohet kjo situatë për pikur politike. Ai tha se edhe dy anëtarë të familjes së drejtoreshës së infektuar nga koronavirus janë në izolim, janë të intervistuar gjithë të punësuarit dhe të gjithë do të shkojnë në 14 izolim. “ Janë intervistuar 64 të punësuar, më pas 11 pacientë, tek të cilët mjekimi mund të vazhdohet në shtëpi dhe 13 pacientë që kanë…
Zv.drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare të zhvillimit Rural, Abdulselam Selami njfton se nesër përfundon afati për aplikim për masën e mbështetjes financiare prej 20.000 euro për bujqit e rinj ⭕Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, i rikujton të gjithë personat e moshës 18 deri 40 vjeç që dëshirojnë të aplikojnë për mbështetje financiare përmes masës 113 “Mbështetje për nxitje të prodhimit bujqësor” mund ta bëjnë të njejtën jo më vonë se nesër 10 mars, deri në fund të ditës së punës ose me dërgimin e dokumenteve me postë të regjistruar. ⭕Mbështetjen e pakthyeshme financiare, të rinjtë…
Në Evropë gjithmonë ka pasur valë të emigrantëve dhe kjo do të vazhdojë, por duhet të gjendet një mënyrë për ta menaxhuar, theksuan pjesëmarrësit në ditën e dytë të Tink- tenk Forumit “Stimulim i autonomisë strategjike. Kontributi i Ballkanit Perëndimor për një të ardhme të përbashkët evropiane”, që mbahet sot në Shkup. Ata debatuan për emigrimin si fenomen dhe për ngjarjet aktuale me emigrantët në kufirin greko-turk. Ata iu referuan emigracionit si problem që nga viti 2015, 2016 dhe theksuan se edhe sot po diskutohet për frikën nga emigracioni. Kristofer Bender, zëvendëskryetari i Nismës evropiane për stabilitet, iu referua Marrëveshjes…
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp tha se “LSDM në zgjedhje shkon me kuadro të harxhuara”. “A ka kuadro më të harxhuara se Zoran Zaevi dhe Radmilla Sheqerinska që janë sinonim për disfatat më të mëdha zgjedhore që i kanë shkaktuar LSDM-së si parti politike”, shprehet Arsovski. Sipas tij, Zaev dhe Sheqerinska krahas disfatave që ia kanë shkaktuar LSDM-së ata njihen si dyshe që, sipas tij, njihen si sinonim për krim dhe korrupsion. “Zoran Zaev po ikën nga ballafaqimi me Mickoskin, dhe po i ikën përgjigjes së pyetjes nëse kur do t’i humb zgjedhjet do të japë…
Të mërkurën në mesnatë (11 mars) përfundon paraqitja e shtetasve të Maqedonisë të cilët punojnë dhe jetojnë jashtë vendit për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri më sot janë paraqitur për votim 4.299 shtetas të Maqedonisë në më shumë pjesë të botës. Tani për tani është e pasigurt nëse do të mbahen zgjedhje në diasporë nëse dihet se të paktën 6.540 shtetas të Maqedonisë duhet të paraqiten për votim që të organizohen zgjedhje jashtë vendit. Sipas ligjit të Maqedonisë së Veriut, rreth 6.540 vota…
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski sot i përgënjeshtroi shkrimet nëpër media për karantinë të funksionarëve të LSDM-së, lidhur me koronavirusin. “I përgënjeshtroj plotësisht gënjeshtrat e publikuara nëpër media të caktuara të njohura si burime të lajmeve të rreme në lidhje me karantinën e supozuar të funksionarëve të LSDM-së lidhur me virusin korona. Lajmi i rremë është se drejtoresha me simptoma të virusit ka qenë në mbledhje të partisë dhe koordinimet, madje edhe më e pavërtetë është se ajo ka qenë prezent në dasmën time”, ka shkruar Nikollovski në statusin e tij në Fejsbuk. Apelon që qytetarët dhe opinioni…

