Në Evropë gjithmonë ka pasur valë të emigrantëve dhe kjo do të vazhdojë, por duhet të gjendet një mënyrë për ta menaxhuar, theksuan pjesëmarrësit në ditën e dytë të Tink- tenk Forumit “Stimulim i autonomisë strategjike. Kontributi i Ballkanit Perëndimor për një të ardhme të përbashkët evropiane”, që mbahet sot në Shkup.
Ata debatuan për emigrimin si fenomen dhe për ngjarjet aktuale me emigrantët në kufirin greko-turk. Ata iu referuan emigracionit si problem që nga viti 2015, 2016 dhe theksuan se edhe sot po diskutohet për frikën nga emigracioni.
Kristofer Bender, zëvendëskryetari i Nismës evropiane për stabilitet, iu referua Marrëveshjes për emigracion BE-Turqi. Sipas tij, Turqia e ka përmbushur premtimin e saj, ndërsa BE-ja atë që e ka premtuar nuk e ka plotësuar. E vetmja gjë që ka ndodhur, sipas tij, është mbështetja financiare për refugjatët në Turqi.
Daniel Heller, koordinator programor i Institutit për Studime të Sigurisë në Pragë, iu referua emigracionit, nga aspekti i sigurisë dhe aspekti historikë, për ndikimin e tij në shoqërinë evropiane, ekonominë, tregun e punës … si dhe për emigrimin e myslimanëve, për krizën e emigrantëve.
Ai theksoi se në shumë vende sektori OJQ mbështet edhe punë me refugjatët, ndërsa, siç tha, sipas disa propagandave kriza e refugjatëve u prezantua si një eko-apokalips në Evropë.
Bernd Marin nga Byroja evropiane për konsultime politike dhe hulumtime shoqërore, ndërkohë foli për diasporën ballkanike në të gjithë Evropën. Ai theksoi se nga vendet e ish-Jugosllavisë vetëm Sllovenia është me popullsi në rritje.
“Maqedonia e Veriut është një shembull i mirë, pasi numri i popullsisë është duke u rritur nga fundit i Luftës së Dytë Botërore, por gjithashtu po bëhet një vend nga i cili po emigrojnë njerëzit”, tha Marin.
Pjesëmarrësit e Panelit diskutuan edhe për atë se çfarë do të ndodhë me Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera, nëse emigrantët do të gjenin një rrugë të re, një alternative…
Në agjendën në pjesën e pasdites të Forumit janë temat: siguria / kërcënimet hibride, sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Evropës.
Forumi është i organizuar nga “Societas Civilis”, në bashkëpunim me Këshillin Evropian për marrëdhënie të jashtme, zyra Sofje, ndërsa është pjesë e programit bashkë-kryesues të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit në vitin 2020.



