Metodologjia e re ende e pa miratuar për zgjerimin e BE-së nuk duhet të përdoret për anulim të ri të vendimit për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ka deklaruar sot ministrja për Punë të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Shefja e diplomacisë bullgare e cila pasdite ka marrë pjesë në fillimin e projektit “E ardhmja pa plastikë” në SHF “Dimitar Milladinov” në Shkup ka shpjeguar se ekziston procedurë në Komisionin Evropian lidhur me metodologjinë e re e cila shqyrtohet edhe në grupet e punës me çka shkon në miratim në Këshillin e BE-së. “Që në vitin…
Author: Hamdi Kumanova
Alsat – M, Kanal 5, Sitel dhe Telma kanë dorëzuar padi për kontest administrativ kundër Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ) përpara Gjykatës Administrative për shkak të vendimit për konstatimin e çmimit të arritur mesatar dhe çmimit më të ulët për reklamim të paguar politik në pesë ciklet e fundit zgjedhore, njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk. Televizionet nacionale të Maqedonisë së Veriut janë të pakënaqura nga çmimi sipas të cilës duhet të transmetohen reklamat parazgjedhore të partive për zgjedhjet parlamentare të 12 prillit. Sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, çmimi më i lartë që mediat mund ta arkëtojnë për reklamim të paguar…
“Familjarët e këtyre të rinjve vazhdimisht dëshirojnë ato nuk kërkojnë drejtësi por me siguri iu janë harxhuar paratë”. Kështu ka deklaruar, Bedri Ajdari, familjari i disa prej të akuzuarve në rastin “Monstra”, pas seancës së sotme gjyqësore, shkruan gazeta LAJM. Ai foli edhe për kërkesën që ka të bëjë me ekstradimin e dy të akuzuarve nga Kosova. “Vazhdimisht përmendet ekstadimi i dy të akuzuarve që ndodhen në Kosovë. Nuk ka shtet në botë që të ekstadon kur je i dënuar pa fakte. E dimë deklaratën që sot e përmendi edhe ish ministri i Drejtësisë, deklaratën e Gordana Jankullovskës e cila…
Drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë – Shkup, e cila është e infektuar me koronavirus, tani për tani mund të marrë vetëm paralajmërim publik, si dënim më rigoroz, pa u shqiptuar vendim gjyqësor, tha kryetarja e Odës Mjekësore, dr. Kalina Grivçeva-Stardellova. Për paralajmërimin do të vendos Komisioni Etik i Odës, njofton Portalb.mk. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje njoftoi se drejtoresha e Dermatologjisë është kthyer nga Italia dhe ka shkuar në punë për 5 ditë me radhë. Pas publikimit të rastit të tij, 193 persona janë në izolim shtëpiak, ndërkaq Klinika është mbyllur. Filipçe disa herë ka theksuar se është shumë…
Mbyllje të çerdheve, shkollave dhe fakulteteve në 14 ditët në vazhdim, propozoi Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk. Ai këtë propozim do ta dorëzojë deri te Qeveria, e cila duhet që të vendos në seancën e sotme dhe ta publikojë vendimin gjatë ditës së sotme. Komisioni propozon që të anulohen të gjitha tubimet masive në vende të hapura ose të mbyllura, të gjitha aktivitetet kulturore në nivel të shtetit dhe lojërat sportive, ndërkaq personat ta mënjanojnë transportin publik. Komisioni rekomandon që të gjithë të punësuarit në shëndetësinë publike të lirohen…
Pas dëshmisë së sotme për rastin Monstra, ish zv/kryeministri për i angazhuar për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi tha se prokurori Bubevski sot ka parashtruar pyetje kryesisht që dalin nga përgjimet, siç tha ai të paligjshme dhe se në të njëjtat dëgjohen vetëm biseda politike mes anëtarëve të qeverisë dhe partisë. Xhaferi theksoi se ai mendon që dëshmia e tij as nuk e ndihmon por as nuk e rëndon procesin. “Po mundohen të rikthejnë bisedat normale që kanë qenë për shkak të shqetësimeve të një ngjarje shumë tronditëse, kjo është vendim i Prokurorisë. Edhe pse është një thirrje…
Arben Labënishta, anëtar i Alternativës në Click Plus ka deklaruar në ClickPlus në TV21 se me daljen e partive të reja në skenë, është përgjysmuar numri i deputetëve të BDI-së. Ai ka shtuar se në të njëjtën rrugë ka ecur edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit, e cila do të shuhet pas 12 prillit. Labënishti ka thënë se koalicioni ASH – AAA do të shënojë fitore në zgjedhjet e 12 prillit, pasi që është koalicioni i së ardhmes për shqiptarët në Maqedoni. Ai theksoi se BDI ka dëmtuar shqiptarët gjatë qeverisjes së saj disavjecare, ndërsa edhe PDSH i ka shërbyer pushtetit…
Është i madh interesimi i bujqve nga rajoni i Kumanovës për marrjen e mbështetjes financiare përmes programit IPARD 2 me të cilin mund t’i modernizojnë fermat, thonë nga Zyra Rajonale e Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë. Vijon thirrja “Investime në mjete materiale të kooperativave bujqësore” për të cilin të interesuarit mund t’i marrin informacionet e nevojshme në Zyrën e Agjencisë, ndërsa afati i fundit për aplikim është 14 prilli. “Me thirrjen janë përfshirë prodhimtaria blegtorale, përpunimi dhe marketingu i produkteve bujqësore, furnizim të fidanëve të pemëve, fidanëve të rrushit, mekanizëm i përfshirë. Vetëm traktorët nuk janë mjet i…
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjendja e shtatë pacientëve të cilët janë të infektuar me coronavirus dhe ndodhen në Klinikën për Sëmundje Infektive është stabile. “Paradite, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të mbajë takim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse dhe Komisionin për Ndjekje dhe Informim për gjendjet e coronavirusit. Mbledhja do të mbahet në përbërje më të gjerë, ndërsa në aty do të marrin pjesë edhe ekspertë me përvojë nga fusha të ndryshme”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në takim, sipas njoftimit, do të bisedohet për masat e reja eventuale për mbrojtje të popullatës dhe parandalim të shpërndarjes…
Nga SPB Tetovë njoftojnë se mbrëmë (10 mars) në ora 03 e 36 minuta, 21-vjeçari D.P. nga Tetova, ka denoncuar se rreth orës 01.00, në objektin e tij hotelerik në rrugën ,,133” në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga tre persona, përcjell in7. Sipas denconcuesit, dy nga sulmuesit i ka njohur prej më herët, të njëjtit kanë qenë në gjendje të alkoolizuar dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt, duke thyer gota, shishe dhe një pjesë të inventarit të brendshëm. Për rastin në fjalë SPB Tetovë ka marrë masa dhe po punon në zbardhjen e plotë të…
Këshilli ankimues pranë Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e refuzoi si të pabazë ankesën e ish kryetarit – gjykatësit Jovo Vangelovski, të parashtruar kundër vendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç njofton Gjykata supreme, në seancën e djeshme, u refuzua ankesa e Vangelovskit nga 23 shtatori i vitit 2019 për largimin e tij të përkohshëm nga kryerja e funksionit gjykatës dhe funksionit kryetar i Gjykatës. Vangelovski u shkarkua për shkak të kryerjes së pandërgjegjshme të funksionit. Për u.d. kryetar i Gjykatës supreme është zgjedhur gjykatësi Faik Arslani, pasi Këshilli gjyqësor e shkarkoi Jovo…
Ish ministri i Drejtësisë dhe kryetar aktual i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, është paraparë që sot të dëshmojë në seancën për lëndën “Monstra”. Si dëshmitarë në gjykim duhet të paraqitet edhe Musa Xhaferi ish zëvendëskryeministër i angazhuar për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Gjatë prezantimit të “bombave”nga ana e prokurores Fatime Fetai, opinioni kishte mundësi të dëgjojë si Bexheti dhe Xhaferi kanë komunikuar me persona të tjerë në lidhje me këtë lëndë. Njëherit në këtë seancë duhet të paraqitet edhe dëshmitari Zoran Trajkovski (nëpunës policorë) i cili në “bombat” dëgjohet si komunikon me një person tjetër dhe sqaron si…

