Nga SPB Tetovë njoftojnë se mbrëmë (10 mars) në ora 03 e 36 minuta, 21-vjeçari D.P. nga Tetova, ka denoncuar se rreth orës 01.00, në objektin e tij hotelerik në rrugën ,,133” në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga tre persona, përcjell in7.
Sipas denconcuesit, dy nga sulmuesit i ka njohur prej më herët, të njëjtit kanë qenë në gjendje të alkoolizuar dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt, duke thyer gota, shishe dhe një pjesë të inventarit të brendshëm.
Për rastin në fjalë SPB Tetovë ka marrë masa dhe po punon në zbardhjen e plotë të rastit.



